KOSOVA

Moskrijimi i Qeverisë sjellë pasoja edhe në procesin integrues të Kosovës

Kosova ka disa muaj që është pa qeveri.

Mosformimi i Qeverisë së re të Kosovës do të ndikojë edhe në çështjet integruese të saj.

Që nga 6 tetori i vitit të kaluar kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, partitë politike Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si parti e dytë, nuk po mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Përveç vakuumit institucional vendor që po krijon mosformimi i qeverisë së re, kjo mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme të Kosovës.

Kështu të paktën po vlerësojnë njohësit e çështjeve integruese.

Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për lajmi.net, se mosformimi i qeverisë ndikon edhe në proceset e jashtme politike.

Aliu po ashtu ka thënë se qeveria në largim do të duhej të vendoste kontakte dhe të lobonte tek institucionet e reja të Bashkimit Evropian.

“Zvarritja e formimit të Qeverisë ashtu siç i ndikon proceset e brendshme të vendit, sigurisht se ka n..


Adelina ‘ju hyp skijave’, me këto lëvizje ajo merr gjithë vëmendjen

Kosova ka disa muaj që është pa qeveri.

Mosformimi i Qeverisë së re të Kosovës do të ndikojë edhe në çështjet integruese të saj.

Që nga 6 tetori i vitit të kaluar kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, partitë politike Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si parti e dytë, nuk po mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Përveç vakuumit institucional vendor që po krijon mosformimi i qeverisë së re, kjo mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme të Kosovës.

Kështu të paktën po vlerësojnë njohësit e çështjeve integruese.

Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për lajmi.net, se mosformimi i qeverisë ndikon edhe në proceset e jashtme politike.

Aliu po ashtu ka thënë se qeveria në largim do të duhej të vendoste kontakte dhe të lobonte tek institucionet e reja të Bashkimit Evropian.

“Zvarritja e formimit të Qeverisë ashtu siç i ndikon proceset e brendshme të vendit, sigurisht se ka ndikim edhe në politikat e jashtme të Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Në këtë fazë Qeveria jonë do të duhej të vendoste kontakte dhe të lobonte tek institucionet e reja të BE-së, për procesin e liberalizimit të vizave. Por një gjë të tillë nuk po shohim se është duke e bërë Qeveria në dorëheqje”, ka thënë Aliu për lajmi.net.

Sipas Aliut, duke e parë që liberalizimi i vizave nuk është bërë ashtu siç është premtuar, Qeveria e re e Kosovës duhet ta marrë më me seriozitet çështjen e lëvizjes së lirë dhe të lobojë tek vendet skeptike.

“Për më tepër muaj më parë është thënë se liberalizimi i vizave do të ndodh para Vitit të Ri 2020, duke u bërë edhe një afat ky i pa përmbushur. Konsideroj se Qeveria e re do të duhej ta merrte me prioritet çështjen e lëvizjes së lirë, lobimin tek vendet skeptike dhe të marrë të gjitha masat e duhura që vendimmarrja në BE të jetë sa më e shpejtë, në mënyrë që qytetarët të gëzojnë këtë të drejtë elementare”, deklaroi Aliu.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazrreku, ka thënë për lajmi.net, se mosformimi i institucioneve të reja nuk ka ndikim në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Qiproja, Sllovakia, Greqia e Rumania, Kosova nuk do të mund të anëtarësohet asnjë herë në Bashkimin Evropian.

“Situata e fundit sa i përket procesit të moskrijimit të koalicionit qeverisës nuk ka pothuajse fare ndikim në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, përkatësisht në procesin e liberalizimit të vizave për vet faktin sepse problemi qenësor i Kosovës është mosidentifikimi i problemit konkret nga ana e faktorëve politikbërës në Kosovë. Dhe faktorët konkret që është botërisht e njohur është mosnjohjes së pesë vendeve nga ana e Bashkimit Evropian edhe përderisa ekzistojnë këto pesë njohje nga ana e Bashkimit Evropian, Kosova nuk mund të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian. Rrjedhimisht kjo është diçka përtej kësaj që quhet proces i formimit të koalicionit qeverisës të Kosovës”, ka theksuar Mazrreku.

Mazrreku ka bërë të ditur se edhe çështja e lëvizjes së lirë është vendim politik nga ana e BE-së dhe në këtë mënyrë varet shumë nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e që sipas tij, një gjë e tillë nuk është thënë hapur nga asnjë politikan kosovar.

“Ndërsa sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, mendoj se problemi kryesor apo kritik është çështja e vendimmarrjes politike në Bashkimin Evropian dhe kjo vendimmarrje politike në Bashkimin Evropian po ashtu afektohet nga mungesa e pesë njohjeve nga ana e pesë shteteve anëtare të BE-së. Mirëpo kjo në fakt asnjëherë nuk është thënë hapur edhe botërisht nga ana e strukturave qeverisëse në Kosovë”, theksoi Mazrreku.

Ai ka kërkuar nga udhëheqësit e rinj të ekzekutivit kosovar që të merren më shumë me politikën e jashtme dhe ta kenë prioritet Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe lobimin në vendet që nuk e njohin Kosovën, pasi që siç theksoi Mazrreku, vetëm nëse edhe një shtet i vetëm nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, atëherë shteti ynë nuk do të mund të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian.

“Prandaj partnerët e ardhshëm qeverisës rrjedhimisht ata që do të drejtojnë në sektorin e politikës së jashtme duhet të e atakojnë apo duhet të merren më seriozisht me këtë proces, sepse ata që e dinë se si funksionon Bashkimi Evropian e dinë që nëse ekziston vetëm një mosnjohje ai shtet nuk mund të anëtarësohet kurrë si shtet në Bashkimin Evropian. Dhe në qoftë se ndonjë formacion tjetër politik i Kosovës e ka pasur ambicien apo idenë që Kosova të integrohet si territor në Bashkimin Evropian dhe jo si shtet, atëherë ekzistojnë edhe versione të tjera siç është ideja e Unionit Ballkanit siç ka qenë më herët, tash që po e kualifikojnë si “Mini-Shenge”, mirëpo Kosova si shtet nuk mund të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian pa i pasur ato pesë njohje nga ana e pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kjo asnjëherë nuk është potencuar qartë nga ana e strukturat qeverisëse në Kosovë”, theksoi Mazrreku për lajmi.net.

Duhet theksuar se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në vazhdimësi kishte premtuar se qytetarët gjatë vitit 2019 do të lëvizin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian pasi që siç thoshte ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Mirëpo, pavarësisht se edhe nga ana e udhëheqësve të BE-së është pranuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, kanë kërkuar që të mos jepet premtim apo datë e caktuar për liberalizimin e vizave.

Si do që të jetë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor të cilët nuk lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

To Top