1 Maji ndryshe/ Shumë vende pa protesta, në Athinë dalin me maska

CNN: Ku gaboi Britania me koronavirusin?

CNN: Ku gaboi Britania me koronavirusin?

Miliona punëtorë në botë zakonisht e kremtojnë 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të tyre me marshime e protesta. Por këtë vit do të jetë ndryshe, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Në Kosovë, shkalla e papunësisë pas përfundimit të pandemisë mund të shkojë në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, tha në një intervistë për Radion Europa e Lirë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini. Ajdini po ashtu thotë se qeveria duhet të ndihmojë bizneset, në mënyrë që të mund të mbajnë punëtorët në punë.

Në Shtetet e Bashkuara autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i krizës së pandemisë, 30 milionë qytetarë e kanë humbur vendin e punës. Pandemia e ka çuar në rënie ekonominë globale, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

“Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se në vitin 2009, pas krizës globale financiare”, ishte komenti I saj. Tubimet dhe marshimet në të gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave të rrepta kundër sëmundjes. Sindikatat u kanë kërkuar mbështetësve të tyre të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet me flamuj ose të përdorin llogaritë në media sociale për të përcjellë përkrahjen për punëtorët.

Por në Athinë, njerëzit i sfiduan masat e izolimit. Me maska, doreza dhe duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ata dolën nëpër rrugë për të demonstruarnë mënyrë paqësore.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !