10 milionë doza të vaksinës antiCovid rezervohen

Rezervohen 10 miliardë doza vaksina antiCovid-19.

Vende të ndryshme të botës kanë blerë ose porositur 10 miliardë doza vaksinash antiCovid19 dhe pothuajse të gjitha do të shkojnë për kombet e pasura ose me të ardhura të mesme.

Deklarata dhe përditësimi më i fundit u bë nga ”Duke Global Health Innovation Center”, që cili monitoron kontratat e nënshkruara dhe të bëra publike, sipas të cilave shumica e vaksinave do të shkojnë në SHBA.

Pavarësisht angazhimeve publike për drejtësi, vendet individuale janë të stimuluara për të blerë sa më shumë vaksina të jetë e mundur dhe nga diapazoni më i gjerë i mundshëm i kandidatëve, për të rritur mundësinë e imunizimit të popullatës.

Edhe para se të ketë një kandidat vaksine të aprovuar për marketing, kontratat e nënshkruara tashmë mbulojnë 7,1 miliardë doza, ndërsa 2,6 miliardë të tjera aktualisht po negociohen ose rezervohen tashmë si një zgjerim i marrëveshjeve ekzistuese.

SHBA sipas monitorimit ka siguruar 2,6 miliardë doza, BE-ja 2 miliardë dhe India 1,6 miliardë, të cilat në fund të fundit mbulojnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë ndërsa për shembull kontratat e hartuara nga SHBA korrespondojnë me 442% të banorëve.

Kjo situatë, sipas komenteve në faqen publike të radios amerikane NPR, rrezikon të lërë vendet më të varfra pas, ku individë me rrezik të lartë ndoshta do të vaksinohen pas atyre me rrezik të ulët nga më të pasurit.

Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !