100 eurot e Qeverisë, hapet aplikimi për studentët, këtu aplikoni

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitimin e 100 eurove shtesë për studentët.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.