17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Protestohet edhe për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Publikohet raporti, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 17 raste të reja pozitive.

Brenda kësaj kohe në Kosovë janë shëruar 10 qytetarë, ndërsa aktualisht në vendin tonë janë 74 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

16 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.

Në total numri i rasteve aktive është 74.

Protestohet edhe për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti