Home / 2018 / April

Monthly Archives: April 2018

Ushqyerja me qumësht gjiri çfarë duhet të dini

Ushqyerja me qumësht gjiri gjithçka që duhet të dini Po publikojmë disa këshilla të dobishme për nënat e reja për sa i përket ushqyerjes me qumësht gjiri. Informohuni që në spital për një mënyrë sa më korrekte të ushqyerjes me gji. Pyesni që të informoheni që gjatë shtatzënisë mbi përfitimet dhe metodat e ushqyerjes me gji, dhe pas lindjes, kërkoni që tju tregohet se si të jepni gji (edhe në qoftë se do të ndaheni nga bebi). Filloni të jepni gji që gjysmë ore pas lindjes. Dhënia e hershme redukton humbjen e peshës së fëmijës dhe ndihmon në rimarrjen e peshës së bebit, redukton incidencën e verdhëzës neonatale dhe është një garanci për një ushqyerje të mirë me gji. Vendoseni siç duhet fëmijën në gji : vendosja e saktë gjatë dhënies së gjirit ndihmon në parandalimin e çarjeve, bllokimin e qumështit, ulçerimin e thithkave dhe kongjestionin e gjirit. Merrni një pozicion të rehatshëm për ju dhe fëmijën, në mënyrë që të favorizohet kontakti me ju, dhe që fytyra e tij të jetë përballë..

Read More »

Dieta e 17 ditëve

Dieta e 17 ditëve Çfarë është Dieta e 17 ditëve e ka marrë emrin nga titulli i librit (The 17 Day Diet), shkruar nga krijuesi i tij, mjeku i San Diegos, Mike Moreno. Dieta përbëhet nga 4 cikle; çdo cikël ndiqet për 17 ditë dhe të 4 ciklet mund të përsëriten deri sa të arrihet pesha e dëshiruar. Pasi të arrihet pesha ideale, kilogramët e tepërt nuk do të rifitohen sërish. Parimi i funksionimit Sipas Dr Morenos, janë 17 ditë për të cilat metabolizmi i njeriut ka nevojë për tu mësuar me njëfarë regjimi dhe pastaj të ngadalësojë. Cikli i parë është quajtur i përshpejtimit. Për 17 ditë ju mund të hani vetëm mish pa dhjamë pa limit, perime pa niseshte, dy kos të bardhë me pak yndyrë, dy fruta me pak sheqer, pak vaj dhe çaj jeshil. Cikli i dytë është quajtur i aktivizimit. Ndiqet një zig-zag kalorik, ku ndryshon përditë sasia e kalorive të marra, konsumohet pak më shumë karbohidrate se sa në ciklin e parë. Cikli i tretë quhet i pushtimit, dhe është shumë i ngjashëm me ciklin e dytë, por r..

Read More »

Murrizi

Murrizi Murrizi është një kaçubë që mund të rritet si një pemë e vërtetë dhe të arrijë një lartësi prej 10 m. Është shumë i degëzuar, me gjethe të lobuluara dhe lule të vogla, me ngjyrë të bardhë në të kuqe me aromë të këndshme të ngjashme me atë të bajameve të hidhura. Frytet janë të kuqe me bërthamë dhe me tul si pluhur. Familja: Rosaceae Emri Botanik: Crataegus laevigata, Crataegus oxyacanth Emri i përbashkët: Murriz Pjesa përdorura: Lulet, frutat, lëvorja Karakteristikat: Murrizi është i përhapur në të gjithë Evropën dhe në zonat me klimë të butë. Nuk rritet përgjatë bregdetit, por më shumë preferon zonat malore. Gjendet përgjatë shpateve me diell, në vendet e mbrojtura, në shkurrore dhe në vreshta apo përgjatë rrjedhës së lumenjve dhe përrenjve. Kjo është një bimë shumëvjeçare që mund të arrijë deri në 500 vjeç. Të dhëna shkencore: Studimet shkencore kanë treguar se nga përdorimi i murrizit mund të përfitojnë disa çrregullime të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, ndërsa nu..

Read More »

Sa kg duhet të shtojmë në peshë gjatë shtatzënisë?

Sa kg duhet të shtojmë në peshë gjatë shtatzënisë? Dilema më e madhe e grave shtatzëna rreth gjendjes së tyre të re fizike është shtimi në peshë. Ndryshimet fillon ti kap syri që në javët e para: ushqimi asimilohet më shumë se zakonisht dhe pesha shtohet nga pak çdo javë. Por sa kg mund të shtohen në shtatzëni në mënyrë të sigurtë?Edhe pse ekspertët rekomandojnë që të këshilloheni me gjinekologun rreth situatës personale, sepse çdo grua dhe çdo shtatzëni është e ndryshme, paraprakisht mund të thuhet se, në qoftë se fillohet një shtatzëni në shëndet të mirë dhe me një peshë normale, shtimi i saktë është 17-20% të peshës fillestare. Mesatarisht bëhet fjalë për një total prej 8-12 kg më shumë. Por duhet të kujtojmë se gjatë tremujorit të fundit pesha rritet më shpejtë, kështu që kjo rritje nuk do të ndahet në mënyrë të barabartë për çdo muaj, por si vijon më poshtë (shtimet e treguara janë për çdo muaj): TREMUJORI SHTIM KORREKT SHTIMI MAKSIMAL SHTIM ITEPËRT I PARË rreth 0,5 kg/muaj 1..

Read More »

Dieta Mayr

Dieta Mayr Çfarë është Kjo dietë është quajtur kështu sipas emrit të shpikësit të saj Dr Franz Xaver Mayr, i specializuar në gastroenterologji, i cili e konceptoi në fillim të shekullit të kaluar. Dr Mayr ishte i bindur se shumë sëmundje të tilla si reumatizma dhe dhimbja e kokës vareshin nga një mosfunksionim i tretjes, pse këtë arsye ndjekja e një diete që eliminon fryrjen dhe tensionimin e barkut mund të ndihmojë personat si për të humbur peshë në një mënyrë të qëndrueshme dhe për të zgjidhur disa sëmundje të vogla nga të cilat vuajnë. Parimi i funksionimit Dieta Mayr është e ndarë në 4 faza. Hapi 1: Zgjat dy ditë dhe përfshin një eleminim të plotë të ushqimeve të ngurta: mundet vetëm të pihen lëngje dhe lejohet të pihet ujë, çaj bimor dhe lëngjet e frutave, në mënyrë që të pastrohet plotësisht trupi pa i hequr nutrientët thelbësore. Hapi 2: Është faza e ashtuquajtur agjërimi i kontrolluar që do të thotë se për një javë kryhet një lloj gjysmë agjërimi, me një menu të njëjtë ..

Read More »

Dieta vegjetariane

Dieta vegjetariane Çfarë është Dieta vegjetariane paraqet një zgjedhje gjithnjë dhe më të zakonshme, sidomos në mesin e të rinjve. Arsyet që çojnë gjithmonë e më shumë njerëz që të përqafojnë këtë lloj të ushqyeri janë të ndryshme. Disa njerëz vendosin të mos hanë mish në respekt të botës së kafshëve dhe disa që, kur afrohen me fe të caktuara, vendosin të ndjekin rregullat e këtyre të fundit. Cilatdo qofshin arsyet për një zgjedhje të tillë, në thelb është besimi i përbashkët se kjo mënyrë ushqyerje përfaqëson një mënyrë serioze për të luftuar dëmet e shkaktuara nga konsumi i tepërt i mishit. Në fakt duhet pranuar se përdorimi i mishit, ka arritur përmasa të mëdha në vitet e fundit, duke rezultuar në rritjen e sëmundjeve që janë të lidhur me këtë lloj të ushqyeri. Parimi i funksionimit Ka vetëm një mënyrë për të ndjekur një dietë vegjetariane. Në thelb, natyrisht, është heqja dorë nga mishi, pavaresisht nga origjina dhe përpunimi i tij. Më pas refuzohet edhe peshku, salçiçet d..

Read More »