Home / 2018 / May

Monthly Archives: May 2018

Pasi e rrahu një vajzë në klub nate ‘lajmërohet’ Françeska

Emri i saj u përmend se u rrah me një vajzë në klub nate. Por, sot, modelja shqiptare dhe ish banorja e Big Brother Albania doli sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo ka hedhur një video në Instastory ku shihet se është brenda në veturë duke dëgjuar muzikë. Kujtojmë se pos Françeskës, edhe këngëtarja Baby G është përfshirë në një rrahje.

Read More »

Selmanaj flet për ndërprerjen e rrugës Deçan-Plavë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka folur për rrugën Deçan-Plavë, ndërtimin e së cilës po e pengon Manastiri i Deçanit. Selmanaj ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kishte nënshkruar një marrëveshje, më 2015, kur ishte kryetar i Komunës së Deçanit, me Manastirin e Deçanit, në mënyrë që rruga të ndërtohej. Pas kësaj marrëveshjeje, janë kryer 2 kilometra e gjysmë të rrugës, para se punimet të ndërpriteshin, me kërkesë të peshkopit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Read More »

Xherdan Shaqiri transferohet te gjiganti evropian

Pas Zvicrës, Gjermanisë, Italisë dhe Anglisë, Xherdan Shaqiri mund ta provojë edhe futbollin turk. Anësori me prejardhje nga Kosova, është një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë, pas rënies nga Premierliga të Stoke City. Shaqiri do të largohet nga Stoke City, skuadër kjo që nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez. Largimi i Shaqirit ka ‘alarmuar’ shumë skuadra në Evropë, që kërkojnë transferimin e tij. Më afër për të realizuar këtë transferim, duket se është gjiganti turk, Galatasaray. Kampionët e Turqisë kanë objektivin kryesor transferimin e Shaqirit gjatë verës pasi synojnë të prezantohen sa më mirë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. 26 vjeçari ka qenë njeriu kryesor nëpër ballinat e gazetave turke të cilat po e bëjnë të kryer transferimin e tij te Galatasaray. Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e pëlqen shumë lojën e Shaqirit dhe ka kërkuar me çdo kusht transferimin e tij. The post Xherdan Shaqiri transferohet te gjiganti evropian appeared f..

Read More »

Kosova para sprovës me Holandën

Kombëtarja e Kosovës ka sprovën e radhës shumë të vështirë, me Holandën, rivale pothuajse me nivel të Hungarisë. Hendbollistet e Kosovës shpresojnë në një paraqitje të denjë në Almere (me 2 qershor, në orën 15.00) ndaj holandezeve, në ndeshjen e xhiros së fundit (6-të) të grupit 7-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Përzgjedhësi Agron Shabani mbajti edhe stërvitjen e fundit para nisjes në Holandë, por sipas tij do të kenë mungesë edhe Shkurte Mehmetin përveç Leonora Demajt, Xhevahire Bajramajt e Elma Kamerin, megjithatë, do t’ju bashkohet Sara Rexhepi. “Do të luajmë me një superfuqi botërore dhe është ndeshje shumë e vështirë. Kemi mungesë edhe një lojtare, si Shkurte Mehmeti, që nuk udhëton me ne, për shkaqe objektive. Megjithatë, ne shkojmë me një qëllim që me prezantuar veten sa më mirë. Nuk është në plan rezultati, por kryesore është ekipi me qenë sa më kompakt, me dhanë maksimumin si grup dhe me luajt sa më mirë. Sara Rexhepi na bashkohet në Holandë, e cila ka munguar s..

Read More »

Një princeshë e vërtetë si Andrra Destani, shfaqet me trupin si peshk

Ajo u komentua shumë që nga martesa me këngëtarin e njohur, Sinan Hoxha, emri i saj u bë mjaft i lakuar në mediat rozë, shkruan ORAinfo. Behet fjalë për bukuroshen Andrra Destanin e cila gjithmonë di të kujdeset për stilin dhe veshjen e saj. Edhe pse e shumë përkushtuar ndaj familjes, ajo tani së fundmi ka hapur dhe biznesin e saj me fustane të ndryshme. Në një fotografi Andrra shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë të hapur./ORAinfo/

Read More »

Ministria e Brendshme lëshon mbi 6000 leje për armë

Gjatë periudhës Janar-Maj 2018, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar mbi 1000 leje për përdorimin e armëve për qytetarët e Kosovës. Sipas kësaj ministrie lejet për përdorimin e armëve, janë lëshuar brenda kornizave dhe ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë fushë. MPB, në një përgjigje për indeksonline ka treguar se numri i përgjithshëm licencave për periudhën 5 mujore të këtij viti është 1200. Ndërsa në total gjatë vitit 2017 kjo ministri ka lëshuar plot 5414 leje për përdorimin e armëve. “Ju njoftojmë se gjatë periudhës Janar-Maj 2018 numri i lejeve të lëshuara është rreth 1200, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i lejeve të lëshuara është 5414”, thuhet në një përgjigje të shkurtër nga MPB. Në anën tjetër bazuar në shifrat Doganës së Kosovës, për importin e armëve del se për kosovarët revolverët janë arma më e pëlqyer se sa ato të gjahut. Janë mbi 5000 armë që kanë arritur të importohen në Kosovë gjatë 2017-ës duke përfshire edhe muajt e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për arm..

Read More »

Ligji për duhanin nuk u bën përshtypje as politikanëve

Kosova e ka Ligjin për Kontrollin e Duhanit që nga viti 2013 por zbatimi i tij është larg standardeve të dëshiruara. Shumë deputetë kalojnë pauzën në një hapësirë dedikuar vetëm për ta. Në këtë vend ku ndalohen kamerat, deputetët e Kyvendit të Kosovës, pijnë duhan ndonëse është e ndaluar. Këtë e pranon edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ligjin e shkelin edhe vet figurat publike. Kosova e ka Ligjin për Kontrollin e Duhanit që nga viti 2013 por zbatimi i tij është larg standardeve të dëshiruara. Ibrahim Tërshnjaku, shef i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, thotë se nuk ka mbështetje politike për zbatimin e ligjit. Ky thekson është shqetësues fakti që është rritur trendi i duhanpirjes tek femrat. Por lajmi i mirë është se konsumimit të duhanit rënie tek gjereratat e reja. Megjithatë, jo pak njerëz vdesin si pasojë e duhanpirjes pasive. E, në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit statistikat tregojnë se mbi 7 milionë njerëz në botë vdesin brenda një viti si pasojë e duhanpir..

Read More »

Mijëra euro të shpenzuara nga Kuvendi i Kosovës, për një vizitë në këtë vend

Vetëm për mëditje, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka shpenzuar 7 mijë e 500 euro. Çdo vizitë e delegacioneve kosovare jashtë vendi i kushton buxhetit të Kosovës mijëra euro. Shpenzime të mëdha u bënë edhe gjatë kësaj vizite kur një delegacion i madh i Kuvendit të Kosovës, qëndroi para një jave në kryeqytetin shqiptar, raporton T7. Ata morën pjesë në Lutjet e Mëngjesit që sivjet u mbajtën në Tiranë. 18 vetë morën pjesë në këtë ngjarje që nuk ka një rëndësi të veçante. Por rëndësia është te mëditjet që ata marrin. Për vetëm një ditë qëndrimi secili prej tyre merr 209 euro. Duke qenë se ky delegacion qëndroi dy netë i bie që atyre u është dyfishuar pagesa. Dhe në bazë të llogaritjes për këtë vizitë vetëm mëditjet kanë kushtuar 7 mijë e 500. Veseli mori me veti 4 këshilltarët e tij, numër i cili sipas kabinetit të tij arsyetohet me aktivitetet e kryekuvendarit atje. Po ashtu përkrah kryetarit ishte, sekretari i Kuvendit, dhe asistentët e tij. Të premten, bashkë me kreun e Kuve..

Read More »

Bashkimi i VV-së me LDK-në dhe PDK-në, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se është habitur nga bashkimi i ish-partisë së tij, Vetëvendosje me LDK-në e PDK-në në kryeqytet për të shkarkuar Qëndrim Sahiti si aksionar të Ndërmarrjes Publike Banesore. “Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thoshin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë”, ka thënë Ahmeti. I pari i PSD-së i është përgjigjur edhe drejtorit të Kulturës, Yll Rugova, i cili e akuzoi për inate me VV-në dhe moszbatim të programit qeverisës. “Ne vazhdojmë në betejën për të mirën e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien. Programi jonë 100 pikë..

Read More »

Këshilli Britanik po hetohet nga Policia e Kosovës, kjo është arsyeja

Organizata Ndërkombëtare Britanike për çështje kulturore dhe të edukimit po hetohet nga Policia e Kosovës me kërkesë të Ambasadës Britanike në Kosovë. Këtë e konfirmoi, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’. O’Connell tregoi se si erdhi deri te kërkesa për këto hetime. “Një kontroll i rregullt në Këshillin Britanik ka zbuluar disa keqpërdorime ose shkelje të rregullave. Ne kemi dorëzuar raportin për këtë çështje në Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar hetimin për këtë rast. Ne kemi një praktikë që nuk e tolerojmë fare korrupsionin në institucionet britanike. Një zyrtare është suspenduar”, tha ai. Përballë Jeta Xharrës, O’Connell foli lidhur me Memorandumin e Bashkëpunimit me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për punësime me meritë në poste publike

Read More »