Home / 2018 / July

Monthly Archives: July 2018

Laura Pausini shpërthen keq ndaj Beyonce-s

Kohët e fundit po përflitet mjaft për Koloseun e Romës dhe Beyonce-n në Itali, pasi këngëtarja amerikane ka kërkuar të xhirojë brenda amfiteatrit të famshëm një prej klipeve të saj. Fillimisht, Beyonce hasi kundërshtimin e Ministrisë së Kulturës italiane, po më pas institucioni dha dritën jeshile. Ndërkohë, opinioni publik italian është i ndarë në dysh, ku një pjesë janë dakord që artistja të xhirojë në Kolose, kurse një pjesë jo. Grupit “kundër” i është bashkangjitur edhe këngëtarja e famshme, Laura Pausini. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pausini është shprehur: “Beyonce-s i kanë mohuar xhirimet në Kolose? Shumë mirë! Nuk na duhet! Unë jam 44 vjeç dhe duhet të luaj gurët e fundit në skenë. Dhe e dua unë Koloseun e para. Më mirë ta përdorin italianët sesa të huajt”. Por, italiania nuk e ka lënë me kaq. Gjatë koncertit të saj në “Circus Maximus”, teksa po këndonte një prej këngëve të saj, ajo ndryshoi tekstin duke thënë: “Beyonce ma merr në g*jë, ti ke ventilatorë, kurse u..

Read More »

Luana Vjollca tërbon spanjollët, ja ç’bëjnë ata për moderatoren bukuroshe

Tre ditë më parë, moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Vetëm ty”. Out now #VetemTy Shijojeni sepse muzika eshte qejf! LINK IN BIO A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Jul 20, 2018 at 8:04am PDT Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, e cila ka arritur deri më tani gati 500 mijë shikime në Youtube. Por askush nuk e priste që fama e Luanës dhe kënga e saj të arrinin deri në shtetin spanjoll. Vetem ty tkam dasht.. A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Jul 22, 2018 at 11:34am PDT Moderatorja ka hedhur një video në profilin e saj në Instagram, e cila është regjistruar nga një klub në Spanjë, ku është vendosur kënga “Vetëm ty” e Luanës dhe njerëzit kërcejnë nën ritmet e saj. “’Vetëm ty’ në një club në Spanjë. Ma zbukurove ditën”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e saj dhe ka etiketuar shokun që ia ka dërguar videon. #VetemTy ne nje club ne Spanjeee Ma zbukurove diten @ben_kasemi A post shared by LUANA (@luanavjol..

Read More »

Rezarta Shkurta transformohet rrënjësisht, nuk do ta njihni këngëtaren me pamjen e re

Prej një kohe shumë të gjatë, sa s’mbahet mend, këngëtarja e famshme shqiptare, Rezarta Shkurta, ka qenë bionde. I gjithë publiku e ka identifikuar këngëtaren me këtë ngjyrë flokësh, por mesa duket, asaj i janë mërzitur dhe ka vendosur që të ndryshojë pamje. Nëpërmjet disa fotove në Instastory, Rezarta ka zbuluar se tashmë nuk është më bionde, por një brune mjaft simpatike. “Lamtumirë bionde”, ka shkruar ajo në foton ku duket që po lyen flokët, ndërkohë që nëpërmjet një fotoje tjetër, ka treguar se i ka errësuar goxha flokët, të cilat janë si në ngjyrë lajthi e hapur. The post Rezarta Shkurta transformohet rrënjësisht, nuk do ta njihni këngëtaren me pamjen e re appeared first on Zonë E Lirë.

Read More »

Nxjerr fushë gjoksin nga ballkoni, Kejvina Kthella i lë të gjithë meshkujt pa fjalë me foton e nxehtë

Velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, është kthyer në një personazh mjaft të famshëm të showbiz-it shqiptar. A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on Jul 11, 2018 at 7:01am PDT Ajo është mjaft aktive në proflin e saj në Instagram, ku poston shpesh foto provokuese që marrin reagime të shumta nga fansat e saj. A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on Jul 8, 2018 at 9:17am PDT E pas fotove seksi me bikini nga plazhi, Kejvina ka postuar një tjetër foto të nxehtë që i ka lënë meshkujt pa fjalë. Ajo shfaqet sipër një ballkoni e veshur vetëm me të brendshme, ndërkohë që ka ulur rripat e reçipetave, duke ekspozuar kështu gjoksin e saj dhe format bombastike. A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on Jul 22, 2018 at 5:20am PDT The post Nxjerr fushë gjoksin nga ballkoni, Kejvina Kthella i lë të gjithë meshkujt pa fjalë me foton e nxehtë appeared first on Zonë E Lirë.

Read More »

Konjufca ‘godet’ presidentin: Thaçi-Vuçiq një çift i ndërvarur

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka folur në lidhje me deklaratat e presidentit Hashim Thaçi se do të ketë kompromise të dhimbshme në dialogun me Serbinë. Konjufca tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paraqet për Thaçin një shans për të shpëtuar nga të gjithë faktorët që mendojnë se këtij të fundit i ka ardhur koha për të dalë nga skena politike. “Këta të dy sillen sikur e kanë skenarin e stabilitetit rajonal. Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur, ndërsa Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim ngase dëshiron të përfundojë dialogun Kosovë-Serbi brenda mandatit të saj”. Konjufca gjithashtu e quajti ironike thirrjen e presidentit të vendit për unitet, ngase sipas tij, pikërisht Hashim Thaqi është simbol i përçarjes.

Read More »

Çka po ndodh në detin e Ulqinit?- Pamje të frikshme

Këto pamje nga bregdeti i Ulqinit janë mjaftë të frikshme, kur dihet se kemi në mes të stinës së verës. Qiell i mbuluar me re të zeza kanë kapluar bregdetin e Ulqinit, shkruan Gazeta Express. Kjo verë e këtij viti nuk ishte ashtu siç ka qenë dekadën e fundit. Reshjet e shiut dhe breshëritë ishin mjaftë prezente në gjithë Ballkanin. Në Kosovë, tash e sa ditë shiu nuk po ka të ndalur, dhe kështu do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Të paktën kështu po parashikohet nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Read More »

E FUNDIT: Kjo është gjendja e presidentit Thaçi pas aksidentit

​Eskorta e presidentit Thaçi është përfshirë në një aksident zingjirorë në magjistralen Prishtinë-Pejë. Për këtë ka njoftuar edhe presidenca, duke njoftuar se nuk ka të lënduar si pasojë e aksidentit. “Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit. Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore, thotë njoftimi.

Read More »

Është mashkulli më i bukur turk edhe me 50 vjet, por pse nuk u martua Enderi?

Oğuz Galeli është emri i aktorit turk që ka famë edhe në Gjermani po aq sa në Turqi. Modeli i famshëm që fitoi popullaritet të madh edhe si aktor është falë serialit ‘Aci Hayat’, përcjell ORAinfo. Oguz është ndër meshkujt më të pashëm, prandaj edhe është ftuar nga shumë marka të njohura që të jetë pjesë e tyre. Mirëpo, Oguz edhe pse ka 50 vite nuk ka ndonjë martesë, por që shpesh është përfolur për afera dashurie./ORAinfo/

Read More »

Çka po ndodh me Norën, nuk po e heq nga trupi këtë veshje

Nora Istrefi është këngëtarja e cila më shumë se cilado tjetër dëshiron vëmendje përmes zhveshjes e veshjeve të shtrenjta. Mirëpo, një setër është e pëlqyera e Norës që nuk po di ta heq nga trupi, përcjell ORAinfo. Ajo thuajse në çdo postim të fundit shihet e veshur me të. Për më shumë shikoni Norën me setrën e saj që ka rënë në dashuri./ORAinfo/

Read More »

Ledri ‘shashtrisë’ femrat në pushime, ja çka ndodh kur ai nis të këndojë

Se është njëri nga reperët më të pëlqyer këtë e dëshmon Ledri Vula. Ai ka filluar sezonën e verës mbarë me këngë dhe bashkëpunime të shumta, e që përveç kësaj ai është goxha aktiv edhe në koncerte, shkruan lajmi. Në koncertin e fundit në një nga bregdetet shqiptare Vula shfaqet i rrethuar nga fansat të cilët kur ai fillon të k♪7ndojë, ato fillojnë të ‘dalldisen’, duke tundur të pasmet e tyre. Ledri vazhdon të jetë tejet i dashur për publikun e më së shumti për gjininë e bukur. “Mike”, është kënga e fundit e publikuar nga ai në duet me Elvanën dhe John Shahun.

Read More »