Home / 2018 / September

Monthly Archives: September 2018

Pronari i lokalit rrëfen për sulmin e armatosur pasi shërbeu Thaçin me kafe

Shtëpia dhe lokali i Goran Drazheviqit në fshatin Banjë të Zubin Potokut u sulmua me armë zjarri një ditë pasi atij i shkoi në konak presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Sulmi ndaj Drazheviqit dhe familjes së tij ndodhi mesnatën e së shtunës rreth orës 03:00. Drazheviq, në një bisedë telefonike me Insajderin, thotë se sulmi ka ndodhur kur ai dhe familja e tij po flinin në shtëpinë ku ai ka improvizuar edhe një restorant.“Kur kam flejtur në shtëpi me gruan dhe fëmijët, më kanë gjuajtur edhe në dhomë”, thotë Drazheviq, teksa flet rrjedhshëm në gjuhën shqipe. “Më është prishur dhoma por edhe lokali, pasi është gjuajtur një rafall në drejtim të shtëpisë dhe lokalit”.Drazheviq thotë se në dhoma në të cilën po flinte, e sulmuar nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës, është dëmtuar shumë. Thotë se dëme ka pësuar edhe kulmi i shtëpisë. “Edhe dhoma, edhe një derë edhe krejt… diku rreth 50 qeremide lartë më janë dëmtuar. Prej asfalltit, prej naltit më kanë gjuajtur me armë, seps..

Read More »

Reagon Sela: Krimi dhe korrupsioni udhëhoqi kampanjën për NATO dhe BE

Drejtpërdrejt nga selia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, deklaratë për media dha lideri Ziadin Sela.“Falënderojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë demokratike u shprehën në kutitë e votimit. Poashtu edhe ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën në kutinë e votimit. Edhe kjo është e drejtë demokratike”.Sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është se shqiptarët kanë dalur në kutitë e votimit përafërsisht në numër të njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Sipas analizave toka, diku rreth 250.000 shqiptarë kanë reqlizuar të drejtën e tyre qytetare.“Në total jemi të kenaqur nga dalja. Ky numër ishte i pritur, kur dihej që jo të gjitha partitë do te marrin pjesë në votime. Apo thënë më saktë një parti nuk do të del në zgjedhje. Natyrisht, rezultati mund të ishte ndryshe, nëse do të ishin dëgjuar thirrjet e ASH-së për pastrim te listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, kjo ka ndikuar në arritjen e cenzusit.Faktori tjetër i rëndësishëm ishte edhe krimi dhe korrupsioni..

Read More »

Vjen një lajm i mirë për vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës është takuar me ministren austriake Juliane Bogner-Strauß, me të cilën kanë diskutuar për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton “Zëri.info”.Hoxha ka bërë të ditur se ka njoftuar ministren austriake për përkushtimin e Kosovës për barazi gjinore me c`rast ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë.Ky është postimi i plotë i saj:Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës, që po mbahet në Salzburg, takova Ministren Austriake për Gratë, Familjen dhe Rininë, Dr. Juliane Bogner-Strauß. Gjatë këtij takimi, diskutuam për rrugën integruese të Kosovës me fokus në promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Theksova se Kosova është e përkushtuar që të promovojë barazinë gjinore jo vetëm në Kosovë por të luaj rol proaktiv edhe në rajon lidhur me këtë temë.Po ashtu, kërk..

Read More »

Duda vishet me komplete shumë të bukura, por vëmendjen merr varësja e saj në qafë

Duda Balje është një nga deputetet më të komentuara në mediat rozë.Stili i saj dhe eleganca bën që ajo të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.Biondina flokëgjatë, përveç bukurisë që tregon përmes fotografive të postuara në rrjete sociale, ajo shpesh me ndjekësit ndanë edhe fotografi e momente me personat e zemrës.Së fundmi deputetja ka postuar një fotografi ku shfaqet me një veshje të bukur, por vëmendjen e merr varësja e saj e vendosur në qafë./ORAinfo/

Read More »

Gattuso befason pas fitorës së Milanit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso shpreson se fitorja 4-1 në Sassuolo mund t’i japë Milanit besim për ndeshjet e radhës.Kuqezinjtë kishin barazuar në tri ndeshje në Serie A, shpesh nga goditjet e zeza, por pa asnjë sulmues në dispozicion të tyre për shkak të lëndimeve për Gonzalo Higuain, Fabio Borini dhe Patrick Cutrone, rosonerët arritën të shënojnë plot 4 herë në drejtim të portës së Sassuolos.“Andre Silva nuk donte të qëndronte, kështu që kur e dëgjova, e dija që ti nuk mund ta bindesh dhe unë nuk mund të premtoj 25-30 lojëra. Nuk kisha dyshim se ai ishte një sulmues i madh, por askush nuk e dërgoi Andre Silvën. Ai donte të shkonte”, tha trajneri për Sky Sport Italia, përcjell ORAinfo.Milan nuk ka pasur rezultate të mira në 12 ndeshjet e fundit të Serie A.“Në këtë moment, lëvizjet tona mbrojtëse nuk janë aq të mira dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me mbrojtësit, por mburoja mbrojtëse dhe duke shkuar shumë thellë. Kjo është dobësia jonë”, ka thënë Gattuso.Megjithatë, Gattuso ..

Read More »

Zbulohen tre emrat që mund ta zëvendësojnë Mourinhon

Jose Mourinho dita e ditës po i afrohet momentit të shkarkimit nga Manchester United.Mediet në Angli raportojnë se drejtuesit e Manchester United janë duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin anglez.E gjitha kjo pas startit të dobët në Premierligë, ku ‘Djajtë e Kuq’ pas shtatë ndeshjeve kanë arritur vetëm tre fitore, për t’u renditur në vendin e dhjetë. Tashmë në këto media janë duke qarkulluar edhe emrat e mundshëm për të zëvendësuar Jose Mourinhon.Zinedine Zidane, Gareth Southgate dhe Michael Carrick, shihen si kandidatë potencial për të zënë karrigen e portugezit që në të kaluarën ka drejtuar Interin, Chelsea e Real Madridin.

Read More »

34-vjeçari në kërkim të 1000 motrave dhe vëllezërve të tij

Një 34-vjeçar nga Holanda shpreson se testet e ADN’së do ta ndihmojnë të gjejë 1000 vëllezërit e motrat e tij që nuk e kishte ditur kurrë se ekzistonin.Ivo van Halen nga Roterdam iu tha 5 vite më parë nga prindërit e tij se ishte konceptuar nga një dhurues sperme dhe se me anë të testit gjenetik mund të identifikonte babanë biologjik dhe pothuajse 60 gjysmë motrat dhe vëllezërit e tij në Holandë.Megjithatë Halen beson se ata përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të familjes së tij të madhe.Pas kalimit në gjendje shoku kur mësoi për sekretin e prindërve të tij, ai ishte kureshtar për të zbuluar identitetin e babait biologjik, por nuk mundi të merrte detaje nga klinika e dhuruesve për shkak të rregullave të anonimitetit.Dhe shkoi më pas për të bërë testin e ADN’së. Pasi bëri testin e pështymës, Van Halen arriti që të merrte rezultatin që dëshironte. Dy muaj më vonë një i afërm bëri gjithashtu testin.Ai tha për The Times: “Kam gjetur babanë tim biologjik dhe 42 gjysmë vëllezërit..

Read More »

Ky është qëndrimi i Greqisë pas rezultatit të referendumit në Maqedoni

Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për rezultatet e referendumit, të cilat i komentojnë si kontradiktor.Në kumtesën e MPJ-së, publikuar diçka më shumë se një orë e gjysmë pas mbarimit të votimit thonë se “Greqia nga afër, por me një distancë të adekuate, i ndjekin ndodhitë”, ndërsa gjithashtu “mbetet e obliguar ndaj marrëveshjes së Prespës.“Rezultati i referendumit në ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë, konsultativ, ndërsa nuk është pjesë e kushteve të obliguara nga marrëveshja e Prespës, është kontradiktore. Shumica ishin “për” po jo dalje adekuate. Një pjesë e madhe e shoqërisë së shtetit fqinj e përkrahën marrëveshjen. Por, një pjesë e rëndësishme e sheh me skepticizëm. Greqia e respekton vendimin e qytetarëve të ish Republikës Jugosllave të Republikës së Maqedonisë”, kumtojnë nga MPJ-ja greke. ..

Read More »

De Biasi trajner në Serie A, mësohet emri i skuadres

Gianni de Biasi është rrugës së mirë për t’u rikthyer në rolin e trajnerit në Serie A. Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, shumë shpejtë mund të marrë drejtimin e skuadrës së njohur nga elita e futbollit italian.Siç raportojnë mediet në Itali, drejtuesit e Frosinones po mendojnë seriozisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Moreno Longo, për t’ia besuar skuadrën De Biasit.De Biasi së fundi ka qenë jo pak herë pjesë e spekulimeve, ku raportohej edhe për marrjen e drejtimit të Kombëtares së Armenisë.62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës i dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar.

Read More »