Daily Archives: September 2, 2018

“Opozita po e legjitimon çështjen e ndarjes së Kosovës”

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e ka vlerësuar absurde seancën e jashtëzakonshme parlamentare, të thirrur për të martën nga opozita, për të diskutuar për dialogun me Serbinë.Ai ka thënë për “Epoka e re” se është e pafalshme për opozitën që ta shtrojë për debat ndarjen e Kosovës në Kuvend.Sipas tij, subjektet opozitare po e legjitimojnë këtë temë, kur kjo çështje nuk është temë e dialogut Kosovë-Serbi.Stavileci ka deklaruar se është e panevojshme që Kuvendi të nxjerrë rezolutë për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, kur atë e garanton Kushtetuta e Republikës.Duke folur për idenë e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, përmes të cilit synohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, ai ka thënë se PDK’ja do të ishte e lumtur nëse në fund të këtij procesi negociator Lugina do t’i bashkohej Kosovës.

Read More »

Vuçiq me mesazh që nuk pritej

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve.Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën.Vuçiq ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se gjithçka që ka folur e bërë do të shkruhet në histori.“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si du..

Read More »

Enis Bytyqi u martua, por a e keni parë urimin e Mozzikut

Mozzik ka munguar në dasmën e mikut të tij, Enis Bytyqi.Enis Bytyqi i ka dhënë fund beqarisë në këto ditë të fundjavës, me një ceremoni të dasmës për familjen dhe një tjetër për miqtë.E pikërisht në ceremoninë e organizuar për shokët dhe shoqet e çiftit, ka munguar miku i Enisit, reperi Mozzik, shkruan Gazeta Express.Ai e ka treguar vet këtë gjë, deri sa i ka kërkuar falje Enisit dhe duke i uruar martesën dhe të gjitha të mirat.E arsyeja e mungesës së reperit në këtë dasmë ishte pikërisht ditëlindja e të dashurës së tij shtatzënë, Loredanës.

Read More »

Pas Era Istrefit edhe reperi i njohur largohet nga labeli

Është një nga hip-hop artistët më me zë dhe krejt këtë e ka arritur falë stilit të veçantë.Ndonëse jemi mësuar ta shohim qe një kohë nën shoqërinë e anëtarëve të “Nesër Music”, tash me sa duket ai ka vendosur ta nisë rrugëtimin i vetëm.Duke folur për emisionin “Top Koha Music“, këtë diele Buta është treguar i hapur sa i përket jetës profesionale.Ndonëse deri më tash ka qenë nën menaxhimin e Faton Shoshit, Buta ka treguar se është larguar nga ky label për arsye se po do të vazhdojë karrierën si i pavarur.Reperi ka shtuar se pavarësisht asaj se është ndarë nga ta, si për Shoshin po ashtu edhe për Ledrin ai vazhdon të ketë dashuri miqësore ndaj tyre.“Kam dasht me qenë siç kam qenë n’fillim. E kom nisë vet, edhe du me e përmbyllë vet. S’o që ka qenë hap i gabuar pse jam bërë me këta, s’jam pishman, por thjeshtë ka qenë një ‘step on the way’.” – ka thënë Buta për “Top Koha Music”.Për më shumë mund ta ndiqni të plotë intervistën e realizuar nga moderatori, Shpend Lipa ku Buta shp..

Read More »

Yllin që nuk e do Barcelona, po e transferon gjiganti i Serie A

Jashtë listës së të grumbulluarve: pas një vere të kaluar duke pritur ofertën e duhur, me transdferimin te Betis që është prishur në fund, Rafinha nuk ka qenë pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Valverde për ndeshjen e luajtur kundër Huesca, e fituar 8-2 nga katalanasit.Ky është një tregues e asaj që e pret lojtarin brazilian në muajt e ardhshme. Pavarësisht se trajneri i Barçës ka thënë më shumë se një herë për rëndësinë që duhet të ketë ish-interisti në prohketin e tij, Rafinha ka shumë mundësi të largohet nga “blaugranat” në merkaton e janarit, me përjashtim të ndonjë ndryshimi në muajt e ardhshëm.Një mundësi kjo edhe për skuadrat italiane, siç ka qenë janarin e kaluar për zikaltrit.Rafinha ka bërë disa paraqitje të mira me milanezët, duke treguar se është një lojtar shumë cilësor, por mesa duket nuk është kështu për Barcelona-n, të paktën deri tani.

Read More »

Kush e do mbrojtësin e gjigantit evropian, duhet të ofroj 200 mln euro

Qendërmbrojtësi senegalez i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, ka rinovuar marrëveshjen me klubin deri në 2023-in.Rroga e tij nuk do të ndryshojë, me lojtarin që do të përfitojë 3.5 milionë euro nësezon, por klauzola për prishjen e kontratës është e pabesueshme.Sipas “Tuttosport”, ajo është 200 milionë euro, më e larta në të gjithë Serinë A.

Read More »

Mourinho: Fitoren ia dedikoi vetëm këtij njeriu

Jose Mourinho është deklaruar pas fitores ndaj Burnleyt.Trajneri portugez ka vendosur që këtë fitore të ia dhuroj të parit të Manchester United, Ed Woodward.“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, pas humbjes nga Tottenhami”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes, përcjell ORAinfo.“Nuk e kam parë aeroplanin, por Ed Woodward fitoi 2-0 sot”, ka shtuar më tej portugezi./ORAinfo/

Read More »