Daily Archives: September 5, 2018

Aksion i policisë, arrestohen katër persona

Policia e Shqipërisë nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet.Raportohet për katër persona të arrestuar gjatë mbrëmjes derisa janë duke vijuar kontrollet e policisë në lagjet Kiras dhe Dobraç.Qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda.Më 13 janar të këtij viti, Lulzim Kulla, me një të kaluar problematike i shpëtoi një atentati me bombë, por disa kalimtarë u plagosën. Sulmi ndaj tij u komentua si luftë mes bandave.Pak më vonë u ekzekutua një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij. Boran Bercama dyshohej se kishte lidhje me një nga familjet e njohura në Shkodër.Edhe privimi nga jeta e Fatbardh Liçit në muajin gusht mbeti e pazbardhur dhe u komentua e lidhur me ngjarjet më të hershme.Ndërsa më 1 shtator u ekzekutua një biznesmen. Dyshimet janë se shënjestra ishte dikush tjetër./ Top Channel

Read More »

Zbulohet, ja pse disa duhanpirës sëmuren me kancer e disa të tjerë jo

Të gjithë duhanpirësit janë të vetëdijshëm se çdo cigare e ndezur shton rrezikun e kancerit të mushkërive, por shumë prej tyre, për fat të mirë, e përjetojnë një pleqëri të mirë. Si është e mundur?Nga ana tjetër, ka nga ata që vuajnë pas një kohe të konsiderueshme të shkurtë që ata kanë kaluar si duhanpirës, raporton National Geographic.Shkencëtarët amerikanë janë interesuar që të kuptojnë se pse është kështu, prandaj kanë kryer një studim që ka gjetur se se gjenetika luan një rol të madh.Kjo do të thotë se ata besojnë se duhanpirësit të cilët jetojnë një kohë të gjatë kanë “gjene të jetës së gjatë” të veçanta të cilat ulin gjasat e zhvillimit të kancerit më shumë 11 për qind. Gjithashtu, në sajë të tyre, qelizat lehtë dhe shpejt ripërtërihen, ndërsa plakja dhe efektet e pirjes së duhanit ngadalësohen.Shifrat e publikuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se, megjithatë, duhani ende vret rreth gjysmën e numrit të përgjithshëm të njerëzve që e përdorin at..

Read More »

Majlinda vishet me fustan të kuq e të shkurtë, ju lë pa fjalë me pamjen

Majlinda Zeka ish e dashura e Majkut edhe kësaj radhe e dëshmon se ka shije në paraqitjen e saj.Ajo shfaqet me një veshje ku mbizotëron ngjyra e kuqe ku dhe ia ka përshtatur ngjyrën e karminit të buzëve të saj, shkruan “InfoKosova”.Zeshkanja bukuroshe edhe kësaj radhe si në çdo paraqitje të saj, e dëshmon se ka shije.Vlen të cekim se edhe pse e vetme dhe pa burrë, Majlinda po kujdeset mjaftë mirë edhe për djalin e saj të cilin e ka me Majkun.

Read More »

Publikohen pamje të reja nga dhoma përrallore e djalit të Adelina Tahirit dhe biznesmenit maqedonas

Adelina Tahiri vazhdon të mbetët ndër personazhet më të përfolura të show bizzit.Pos për projektet, më shumë ka qenë e përfolur kohëve të fundit për jetën private, së fundmi konkretisht për lindjen e djalit, shkruan ORAinfo.Ajo edhe pse është bërë nënë po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.Adelina se fundmi ka postuar pamje brenda dhomës së djalit të saj.

Read More »

“Messi nuk ka nevojë për çmime për të treguar se është më i miri në botë”

Lionel Messi po futet në një vit të rrallë që nuk është më favorit për të fituar një çmim personal por sipas hierarkisë se Barcelonës nuk ka dyshim se ai është më i miri në botë dhe se për këtë s’ka nevojë që ti tregoj se është më i miri në botëZëdhënësi i bordit të klubit katalunas, Josep Vives ka mbajtur një konferencë për shtyp për të diskutuar për fillimin e sezonit të ri të klubit.“Ta bëjmë të qartë, ai është lojtari më i mirë në botë dhe histori”, tha Vives.“Ai e tregon këtë në çdo ndeshje, kështu që ne nuk jemi të interesuar për këtë temë se a fiton apo nuk fiton çmime. Ne e dimë kush është Leo dhe ai nuk ka nevojë për çmime për të na treguar këtë”.

Read More »

Tronditet Chelsea! Jorginho e do largimin

Jorginho duket se nuk po e pëlqen jetën në Londër dhe Premier Ligën.Mesfushori braziliano-italian kaloi në këtë verë te Chelsea nga Napoli, por ka thënë se një ditë shpreson të kthehet sërish atje.“Më mungon jeta në Itali, ushqimi dhe ngrohtësia e njerëzve”, ka thënë fillimisht Jorginho, përcjell ORAinfo.“transferimi im te Chelsea ishte zgjedhje mes të dyja palëve. Ishte në të mirë të Napolit dhe që një ditë do të doja të kthehem atje”.“Me ardhjen e Cristiano Ronaldos, Serie A-s i është kthyer edhe konkurrenca e madhe, andaj do ta shtoj edhe më shumë bukurinë e ligës”, ka shtuar më tej mesfushori i Chelseas./ORAinfo/

Read More »

Trezeguet: Juventusi e do vetëm këtë gjë

Legjenda e Juventusit, David Trezeguet beson se ish klubi i tij do të bëj gjithçka për ta fituar Champions Leagues dhe është i sigurt se Ronaldo do të shënoi përsëri“Juventus ka shtuar vlera të rëndësishme në klub për të arritur objektivat e tyre, një objektivë që ata nuk e kanë arritur si skuadrat tjera edhe pse e kanë pasur synim”, tha Trezeguet për Sky.“Juventus vazhdon të rritet, por ata me të vërtetë do ta synojnë këtë trofe. Klubi ka investuar shumë dhe tani e shohin si të mundur arritjen e kësaj objektive, sepse ata e dinë që kjo ëndërr tani mund të realizohet”.Ronaldo nuk ka shënuar ende, por golashënuesi më i mirë i huaj te Juve por ai nuk ka ndonjë këshillë për portugezin.“Nuk mund ti jap ndonjë këshillë një lojtari si Cristiano Ronaldo. Ai është i njohur për këtë dhe ai e di që kjo është një ligë tjetër, shumë më ndryshe se në Angli dhe në Spanjë. Ne po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm. Ai dëshiron të tregoj kualitetin e tij, ai stërvitet shumë dhe herët ose ..

Read More »

A është kjo nje nga barcoletat më qesharake që keni dëgjuar?

Barcoletat janë pjesë jo pak e rëndësishme e jetës. Këto ngjarje qesharake që na bëjnë ditën më të bukur duke qeshur tregohen gjithandej – në shtëpi, në vend të punës, në shkollë. Një nga barcoletat që qarkullon shpesh dhe është shikuar jo pak është edhe kjo me një gjerman, amerikan …

Read More »