Daily Archives: September 7, 2018

Nëse Vuçiq do të vinte pa leje në Kosovë, ja çka do e priste

Në rast të vizitës në Gazivodë pa leje, Kosova kishte përgatitur forca të shumta policore për t’u marrë me Vuçiqin.Burimet i kanë thënë KTV-së se 600 pjesëtarë të policisë, të forcave speciale janë urdhëruar të jenë ne gjendje gatishmërie prej orës 23:00 të së premtes.Por, pas lejimit të vizitës nga ana e MPJ-së, urdhri për policinë është anuluar.Vendimi ishte marrë më herët gjatë ditës gjatë një takimi të drejtorit të policisë, Reshat Qalaj me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Read More »

Keni bërë plane për vikend, fillimisht lexojeni këtë lajm

IHMK-ja përmes një komunikate për media ka konfirmuar se do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, dhe herë pas here do të ketë shi.“Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat të shtunën ,herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në komunikatë.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.Indeksi UV mbetet i lartë bashkë me shkallën e avullimeve dhe presionin atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Read More »

Me e bukur se kurrë, Adelina shfaqet krahë burrit, ju lë pa fjalë me fustanin e kuq dhe grimin

Këngëtarja Adelina Ismaili i është kthyer muzikës, e këtë e ka bërë me këngën me titull “Tiqe”, e cila morri mjaftë vëmendje.Gjatë kësaj vere Adelina ka pasur mjaftë angazhime në fushën e muzikës, ajo ka mbajtur mbrëmje të shumta muzikore gjithandej, shkruan “Kosovarja”.Adelina po i gëzohet rritës të së birit, që është dashuria e saj e madhe.E, po aq dashuri për të është edhe bashkëshorti, përkrah të të cilit në këtë selfie po duket mrekullueshëm, zonjë e vërtet.

Read More »

Shqipëria – Izraeli, lojtari dhe dështimi i ndeshjes

Shqipëria e ka mposhtur Izraelin në ‘Elbasan Arena’.Kombëtarja shqiptare e ka mposhtu atë izraelite me rezultat minimal, 1 me 0, duke i fituar kështu tri pikëta e para në Ligën e Kombeve, raporton ORAinfo.Lojtari i ndeshjes u cilësuar Thomas Strakosha që bëri disa pritje brilante, e që mori notën 8.7.Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte mesfushori i Izraelit, Kayal, që mori notën 5.9.Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve./ORAinfo/

Read More »

Italia – Polonoa, vlerësimi i lojtarëve

Italia ka arritur të marr vetëm një pikë ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve.Të dy kombëtaret arritën që të shënonin nga një gol edhe pse kishin raste për të shënuar më shumë.Lojtari i ndeshjes ishte Robert Lewandowski që asistoi te goli i Zielinskit, duke marr notën 7.3, raporton ORAinfo.Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte Mario Balotelli, që mori notën 6.0.Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve./ORAinfo/

Read More »

Panucci me deklaratë të çmendur pas ndeshjes

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci foli për mikrofonim e “RTSH” pas ndeshjes ku u shpreh:Më në fund një fitore e shumë pritur edhe pse e vuajtur…Kemi rrezikuar shumë pjesën e parë, për gabimet tona. Ishin lojtarë që na vunë në vështirësi si Dabur , Xavi, e ritheksoj na vunë në vështirësi për gabimet tona, jo për meritë të kundështarit.Ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur 2 ndeshje miqësore, sikur kemi humbur një luftë të madhe. Ju e keni bërë kaq të madhe humbjet në miqësore, sikur humbëm 2 finale të Botërorit. Italia pësoi 7 gola në miqësore dhe nuk u mor askush. Kur erdha ishim të katër në grup. Në fund kaluam të tretët.Sa e rëndësishme është transferta e Gllasgout pas kësaj fitore?Është shumë mirë që shkojmë me fitore, duhet të rregullojmë disa probleme të vogla. Duhet të jemi me këmbë në tokë.A ishte Shqipëria që doje?I përcjell komplimente lojtarëve sepse bënë një pjesë të dytë shumë të mirë. Kundërshtarë të tjerë të venë shumë në vështirësi. E ritheks..

Read More »

Vizita e Vuçiqit, kjo është situata në Kosovë sipas KFOR-it

​ Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka kurrfarë shenjash të tensioneve potenciale.Kështu i tha “Danasit” të Beogradit koloneli Vinqenco Grasov, zëdhënësi kryesor i KFOR-it. Ai ka shtuar se misioni do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të bëhet e mundur vizita e qetë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.I pyetur se si e komenton vendimin e Vuçiqit që Beogradi zyrtar të ndërpresë të gjitha komunikimet me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Kosovë, Grasov tha se KFOR-i nuk komenton çështje politike.Sidoqoftë, KFOR-i ka pasur bashkëpunim e partneritet të shkëlqyeshëm me forcat e armatosura serbe, në mënyrë që të garantojë paqe e stabilitet në këtë rajon, e sidomos përgjatë kufirit, është shprehur ai.KFOR-i mbetet i gatshëm që të ofrojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me mandatin që ka. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të mundësohet vizita e sigurt e presidenti..

Read More »

Vuçiq i reagon ashpër Kurtit, pasi tha që vajza e tij të martohet me Endritin e Thaçit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit për “martesën e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiq” për shkak të afërsisë së dy liderëve.“Për arsye të pa njohura, ndoshta për shkak të nevojave të tyre të brendshme ai ka përmendur vajzën time 16 vjeçare Milicën” ka thënë Vuçiq.Më pas ai e ka quajtur të pa edukatë Kurtin duke thënë se secili prind do ia dhezte një shuplakë ose diçka tjetër.“Por unë këtë s’mund ta bëjë sepse jam President i Serbisë. Mua kjo s’më lejohet as ta them, kjo vetëm flet se sa i pa edukatë është ai” ka thënë Vuçiq.Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditë më parë në një tryezë për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.Madje, ai në formë ironie kishte thënë se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi tamam sikur në mesjetë.

Read More »

Shqipëria i fiton tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria i ka fituar tri pikët e para në Ligën e Kombeve.Kombëtarja Shqiptare e ka mposhtur Izraelin në ‘Elbasan Arena’ me rezultat minimal, 1 me 0, raporton ORAinfo.Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Taulant Xhaka në minutën e 55’.Shqipëria gjendet në grupin C, e që është aktualisht lider i grupit me pikët e para në Ligën e Kombeve./ORAinfo/

Read More »