Daily Archives: September 8, 2018

Keni bërë plan të dilni nesër, së pari shikoni ҫfarë moti do të keni

Të dielën (nesër), do të mbajë mot kryesisht me vranësira të cilat do të kalojnë në reshje shiu të intensitetit të ulët.9 shtator – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende me riga lokale shiu.10 dhe 11 shtator – Ditën e hënë mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell. Të martën mot me vranësira dhe intervale me diell.12 shtator – Mot kryesisht me diell.Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 10C deri në 13C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-6m/s.

Read More »

Vizita e Vuҫiqit, nesër protestohet në Kosovë

Dega e Shoqatës së Veteranëve në Skenderaj përmes një njoftimi zyrtarë kanë thënë se nesër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq përmes rrugëve të Drenicës do të vizitojë fshatin Banjë.Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për të bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në fshatin Banjë.Njoftimi i plotë që e ka shpërndarë kryetari i degës së veteranëve në Skenderaj, Emin Latifi.“Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetar, invalid dhe familjar të deshmorëve. Fillimisht ju kërkojm falje që po iu shqetësojm në këto orë të vona, por sa po norrem lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mos..

Read More »

Pritje të gjata në Merdarë

Pritjet në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht Merdarë vazhdojnë të jenë ende prezente.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në dalje të kësaj pike mërgimtarët po presin dy orë, transmeton Indeksonline.Përderisa kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje ato janë 500-600 metra.Më poshtë keni tabelën ku mund të shihni të gjitha pikat kufitare.

Read More »

Yllka bën një ndryshim të ri në pamje, shikoni si po duket tani

Këngëtarja gjakovare, Yllka Kuqi pos për vokalin dhe këngët e suksesshme, është e njohur edhe për elegancën e saj.Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të shpeshta dhe nga më të ndryshmet, shkruan ORAinfo.Kohëve të fundit po e shohim vazhdimisht të rregulluar.Sot ajo ka rregulluar thonjët, e këtë e ka ndarë me fansat e saj./ORAinfo/

Read More »

Lori dhe Big Mama rregullohen për dasmë, kaq bukur po duken ato

Loreta Kaçka e njohur për të gjithë si Lori është këngëtare shumë e dashur për publikun tonë.Ajo është karakterizuar gjithmonë për mënyrën e veçantë të veshjes, shkruan ORAinfo.Loreta Kaçka e gjithmonë shquhet për paraqitjet e saj tejet të bukura dhe elegante.Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me Big Mamën.Të dyja janë rregulluar dhe po duken tejet bukur./ORAinfo/

Read More »

Zbulohet problemi kryesor te Italia, ja për cilin lojtar kanë nevojë

Kombëtarja e Italisë është në probleme të mëdha.‘Azurët’ e dëshmuan se nuk janë skuadër e komponuar, pasi u ndalën nga Polonia në barazim.Sipas analistëve të futbollit, Italisë po i mungon një sulmues cilësor, pasi golat po shënohen nga lojtarë të ndryshëm, përcjell ORAinfo.Problemi kryesor te italianët është që ata nuk po mund ta gjejnë një sulmues që shënon gola dhe që mund ta dërgoj kombëtaren përpara./ORAinfo/

Read More »

Albian Ajeti deklarohet pas debutimit të ëndrrave

Albian Ajeti ka debutuar me gol me fanellën e Zvicrës në ndeshjen kundër Islandës, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 6-0.Sulmuesi i Baselit u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 71-të.21-vjeçari është shprehur i kënaqur mes suksesin e ekipit, por edhe me golin e shënuar nga ai.“E filluam ndeshjen mirë, bëmë presion dhe i shënuam disa gola”, citon rts.ch fjalët e futbollistit shqiptar.“Unë isha në gjendje ta shënoja golin tim të parë (për Zvicrën), ishte një ditë e përsosur!”.“Ka qenë shumë lehtë të integrohem në këtë skuadër, sepse është e shëndetshme dhe unë veçmë i njihja shumë nga lojtarët”, ka thënë sulmuesi.Ajeti është duke luajtur te Baseli, ku u rikthye në vitin 2017.

Read More »

Rikthehet debati mes Ramosit dhe Salahut për lëndimin në Kiev

Sergio Ramos tha para ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës në Wembley se nuk brengosej për reagimin negativ me të cilin do të mundë të përballej në Londër në lidhje me ndërhyrjen ndaj Mohamed Salahut në finale të Ligës së Kampionëve.Ramos luajti për herë të parë kundër Anglisë që prej fitores së Real Madridit 3-1 kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve në Kiev – një ndeshje që, sipas disave, u përcaktuar nga ndërhyrja e Ramosit ndaj njeriut kryesor të anglezëve, Mohamed Salahut, në pjesën e parë që rezultoi me një lëndim të rëndë në krah.Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Anglisë, Ramos e përsëriti që nuk kishte dashur ta lëndojë Salahun.“Nuk jam i brengosur për këtë”, tha Ramos i pyetur rreth reagimit të mundshëm ndaj tij nga turma në Wembley.“Kurrë nuk kam dashur ta lëndoj një koleg në fushë, natyrisht, ndërgjegjen e kam vërtet të pastër për atë që e bëra atë natë. Nuk do të ndikohem nga kjo”, shtoi ai.

Read More »

A do ta vizitojë Thaçi, Luginën e Preshevës?

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i kërkohet që të vizitoi Luginën e Preshevës.Kjo kërkesë vjen pas vizitës së sotme të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë, transmeton Indeksonline.I pari i presidencës këtë ftesë e ka marrë nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc.“Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës” ka shkruar kryetari i organizatës, Nevzad Lutfiu.

Read More »

Ky do të jetë vendi i radhës ku do të takohen Thaҫi dhe Vuҫiqi

Në Nju Jork zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku do të mblidhen liderët e botës për të për të diskutuar çështjet që i preokupojnë. Në kuadër të saj zhvillohen bisedime midis Thaçit dhe Vuçiçit.Në Nju Jork zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nga 18 shtatori deri 5 tetor.Në kuadër të saj të mblidhen të gjithë liderët e botës për të diskutuar zyrtarisht dhe jozyrtarisht çështjet që i preokupojnë.Nga Serbia do të vijë presidenti Aleksandar Vuciç. Dhe nga Kosova presidenti Hashim Thaçi, megjithëse Kosova nuk është vend anëtar në OKB.Kosova është kthyer në axhendën e OKB. Në fakt në agjendën e OKB, ajo ka qenë gjithnjë, zyrtarisht dhe jozyrtarisht. Por për të flitej kryesisht pas dyerve të mbyllura. Politika e OKB për informim për Kosovën, është politikë “e gojës së mbyllur”. Kur pyet për Kosovën në OKB në Nju Jork, zyrtarët reagojnë sikur i pickon grerëza.Pyetur sot nga Deutsche Welle “a do të ketë edhe këtë vit bisedime midis Kosovës dhe Serbisë..

Read More »