Daily Archives: September 12, 2018

Ronaldo merr vendim befasues në Itali

Objekti luksoz do të jetë hoteli i gjashtë i yllit të Juventusit dhe është ndërtuar në bashkëveprim me grupin portugez, Pestana,Cristiano Ronaldo ka lajmëruar se do të hap hotelin e tij të gjashtë “CR7”, zinxhirin e hoteleve në Paris më 2021.Për momentin portugezi i ka dy hotele të hapura “CR7”: një në Lisbonë dhe një në Funchal, vendlindjen e tij dhe kryeqytetin e ishullit Madeira.Të dy hotelet portugezi, të cilët i hapi më 2016, pritet që ti bashkohen edhe tri të tjera më 2020: Madrid, New York dhe Marrakech.Tani perandoria e yllit të Juventusit pritet që ti shtohet edhe hoteli me 210 dhoma në Paris, që do të këtë lokacionin “Left Bank” të anës jugore të qytetit pranë lumit Sena.Ashtu sikurse pesë hotelet e tjera, objekti 60 milionë euro do të jetë një investim 50 më 50 në mes të Ronaldos dhe grupit të hoteleve portugeze, Pestana.“Ishte e pritshme që brendi Pestana dhe CR7 do të lëviz në Paris, një ndër qytetet më të vizituara në botë”, tha Ronaldo në një deklaratë për sh..

Read More »

Barcelona me largim befasues në afatin e janarit

Barcelona ka vendosur që ta largoj Rafinhan në janar.Skuadra katalonase nuk llogaritë në shërbimet e tij, andaj dëshiron që ta shet në janar.Rafinha kishte kaluar një sezon si i huazuar te Interi për tu kthyer në këtë verë te Barcelona, por që nuk ka arritur që t’i bind ata që mos ta shesin, përcjell ORAinfo.Katalonasit do presin ofertën më të mirë në janar, andaj vlera e tij në treg është 30 milionë euro./ORAinfo/

Read More »

‘Problemi në dialog është se Thaçi s’e ka mbështetjen në Kosovë’

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se në negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës problemi kryesoi është se kryetari i Kosovës Hashim Thaçi s’e ka mbështetjen e politikanëve shqiptarë për t’i zhvilluar negociatat.“Mendoj se Hashim Thaçiq ka një problem serioz kur flasim për legjitimitetin e politik marrë para sysh se asnjë grupacion politik opozitar, madje edhe nga ata që janë pushtet siç është kryeministri Ramush Haradinaj, nuk e përkrahin zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë Lajiq për televizionin Prva, transmeton Koha.net.Ai ka shtuar se nuk e di se në ç’mënyrë Thaçi mund të paraqesë çfarëdo zgjidhjeje në negociatat me Serbinë, porse Serbinë është me shumë rëndësi të vazhdojë rolin konstruktiv e praktik në kërkim të zgjidhjes afatgjatë dhe të qëndrueshme.“Më duket se në fazën e ardhshme të dialogut ky do të jetë problemi kryesor dhe nuk dihet a do të arrihet kështu te zgjidhja e kompromisit. Shtrohet çështja e legjitimitetit që do të shtrohet në..

Read More »

Ish-prokurori thotë se Millaku po hesht në raport me Lumezin

Prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, në një intervistë ekskluzive për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku ka zgjedhur të mos konfrontohet me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.Ndiqeni se çfarë si e thotë Blakaj për heshtjen e Kryeprokurorit Millaku në raport me kritikat e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi? Çfarë thotë për kërkesën për masë të përkohshme për të ndaluar pagesat e veteranëve të rrejshëm? Si e ka arsyetuar kërkesën Kryeprokurori Millaku dhe pse kjo nuk është proceduar?Si është përgjigjur prokurori Elez Blakaj në komentet e Kryeprokurorit Millaku? Si i ka kërcënuar Kryeprokurori Lumezi prokurorët me masa disiplinore?Cilat janë provat për këto kërcënime?

Read More »

Teuta Rugova ‘tradhtoi’ qëndrimet e partisë, por e papritur çka thotë Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për bashkëpartiaken Teuta Rugova, e cila po i “tradhton” qëndrimet e partisë.Vajza e ish-presidentit Rugova që e kishte përkrahur koalicionin PAN kishte vepruar përsëri kundër qëndrimit të partisë, pasi që kishte marrë pjesë në seancën e fundit të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar ekipin negociator.Sipas Hazirit, ajo e ka qartësuar votën e saj qysh në fillim.“Teuta Rugova e ka qartësuar votën e vet prej fillimit. Vota e Teuta Rugovës është kapitalizu në resort portfolio në ministri. Vota e saj është e definume, vota e saj është ndarë pro qeverisë qysh në fillim”, tha Lutfi Haziri në intervistën për KALLXO.com.Sipas tij, LDK-ja ka treguar mirëkuptim për vendimin e Teuta Rugovës për shkak të personalitetit dhe figurës së Ibrahim Rugovës.“Çështja e Teuta Rugovës nuk ka të bëjë me lojalitet në parti, ka të bëjë me një vendim që e ka marrë në fillim të mandatit dhe natyrisht që ne kemi tregu mirëkuptim ndaj persona..

Read More »

Vjen lajmi qe po e presin të gjithë, merrët vendimi për ndërrimin e orës

Ndryshimi i fundit i orës do të jetë në mars të vitit 2019, dhe pastaj çdo shtet anëtar i BE-së do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.Komisioni i Bashkimi Evropian propozoi që t’i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.Kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij, njoftoi rreth propozimit të rregullores së ndryshimit të aplikimit të orës verore dhe dimërore që është duke u zbatuar aktualisht.Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2019 nuk do të zbatojë orën verore dhe do të kalojë në një llogari të vetme. Vendet anëtare në prill të vitit 2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.Ata që do të zgjedhin llogaritjen verore ndryshimin e fundit të detyruar do ta bëjnë më 31 mars 2019, ndërsa ata që do të zgjedhin llogaritjen dimërore ndryshimin e fundit do ta bëjnë më 27 tetor 2019.Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-..

Read More »

Djali i Isa Mustafës frikësohet nga gruaja, ja çka thotë kur e ka afër!

Besnik Mustafa aktualisht ndodhet për pushime në bregdetin turk së bashku me famlijen e tij.Djali i kreut të LDK-së, Isa Mustafa ka pozuar krahë dy femrave, për të cilat ka vënë një mbishkrim jo shumë të zakonshëm, transmeton Indeksonline.“Me KFOR-in”, ka shkruar ai krahas fotografisë, derisa në anën e djathtë ndodhet bashkëshortja e tij, Edita.

Read More »

Lajm katastrofal për Milanin në ndeshjen naj Cagliarit

Milani ka marr një lajm aspak të mirë para ndeshjes me Cagliarin.Gennaro Gattuso do të jetë me një mungesë të madhe në ndeshjen ndaj rivalit të tyre në Serie A.Patrick Cutrone nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit, pasi ka pësuar një lëndim në kraharorin e majtë, përcjell ORAinfo.Gattuso i ka bërë me dije sulmuesit të talentuar se ai ka nevojë për pushim, deri sa ta marr veten nga lëndimi jo serioz./ORAinfo/

Read More »

Cuadrado: vetëm kjo gjë na intereson

Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado ka deklaruar se “vetëm një gjë është e rëndësishme në Torini dhe ajo është fitorja” derisa beson se në këtë objektiv hynë edhe Liga e KampionëveBianconeri kanë fituar Skudeton për shtatë vite rresht dhe kanë fituar dy tituj në katër sezone në Itali.Këtë verë ata transferuan Cristiano Ronaldon, derisa janë duke kërkuar që për herë të parë të fitojnë në Europë, që prej 1996.“Ne e dimë se cila gjë ka rëndësi këtu dhe kjo është fitorja. Për këtë ne bëjmë më të mirën dhe punojmë për të sjell sa më shumë trofe të mundshëm”, tha Cuadrado për Fox Sports.“Ne duam që ta fitojmë Skudeton dhe Kopa Italia, pastaj nëse ne arrimë në finale të Ligës se Kampionëve kjo gjë do të ishte edhe më mirë. Ne shpresojmë t’i arrimë këto gjëra”.“Është shumë vështirë në këtë garë, sepse, natyrisht janë skuadrat më të mira në Europë, por ne jemi gati dhe dëshirojmë që ta përmbyllim edhe këtë garë”.

Read More »

‘Lëvizja e kufijve, provokim lufte’

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar idenë për formimin e një ekip uniteti për çështjen e dialogut, pasi sipas tij për këtë punë është e ngarkuar Qeveria e Kosovës.Gashi në Zona B të Klan Kosovës, më tej theksoi se përveç se është devijuese formimi i ekipit të unitetit, konsiderohet edhe provokim lufte çështja e lëvizjes së kufijve.”Ne kemi kërkuar reciprocitet për Luginën e Preshevës në vitin 2013. Si mund të formohet një ekip i unitetit në mënyrë të njëanshme? Pse duhet të ketë këso lloj ekipesh kur ka institucionet e vendit që mund të merren me to. Pse duhet të ketë një ekip tjetër, kur Qeveria e Kosovës është e ngarkuar të merret me këto çështje”.”Nëse kryesuesi i qeverisë është i zënë me çështje tjera e jo për çështje madhore, atëherë duhet shkarkuar”.”Duhet të shihen cilat janë edhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Tendenca e ndërtimit të shteteve nacionale kanë shkaktuar luftëra. Duhet të jemi të mençur në këto drejtime. Në këto rrethan..

Read More »