Daily Archives: September 19, 2018

Deda godet fort Thaçin, e quan nxënës të Çosiqit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi s’duhet të lejohet ta realizojë këtë projekt.Sipas tij, është e çuditshme se si presidenti i vendit po mbështet një ide të Dobrica Çosiqit për ndarjen e Kosovës, të cilën ai e ka quajtur shoviniste e fashiste.Deda e ka cilësuar Thaçin nxënës të Çosiqit.Kujtojmë se ideja për ndarjen e Kosovës si projekt është promovuar më së shumti në Beograd nga elita e atjeshme politike.Shkrimtari dhe politikani i njohur serb, Dobrica Çosiq, e kishte elaboruar publikisht idenë e tij për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje të përhershme të konfliktit shqiptaro-serb.

Read More »

Anita po e shoqëron Ramushin në Tiranë, befason të gjithë me këtë veshje

Sonte në studion e emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri është i ftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.Por në prapakuinta të emisionit janë regjistruar disa momente pikante.Kryeministrin Haradinaj e shoqëronte në TVKlan bashkëshortja e tij Anita Haradinaj. Ata janë pritur që në hyrje të televizionit nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe kryeredaktorja Desada Metaj.Ajo që u vu re ishte Anita Haradinaj e cila ndryshe nga burri i saj me kostum zyrtar, ka ardhur e veshur sportive dhe me atlete.

Read More »

Përfundon ndeshja Real Madrid – Roma me këtë rezultat

Real Madridi e ka fituar ndeshjen ndaj Romës.Skuadra spanjolle i ka mposhtur romakët me rezultat 0 me 0 në ‘Santiago Bernabeu’, raporton ORAinfo.Golin e parë për Real Madridin e shënoi Isco në minutën e 45’, ku me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.Epërsinë, madrilenët e dyfishuan me anë të Gareth Bale në minutën e 58’.Goditjen e fundit romakëve u dha Mariano në minutën e 90’+2, duke fituar kështu tri pikët e para në Ligën e Kampionëve./ORAinfo/

Read More »

Benfika – Bayern Munich, përfundon ndeshja

Bayern Munich e ka fituar ndeshjen ndaj Benfikës.Skuadra gjermane e ka mposhtur atë portugeze me rezultat 0 me 2, raporton ORAinfo.Goilin e parë për Bayernin e shënoi Lewandowski në minutën e 10’, ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.Renato Sanches arriti ta dyfishoj epërsinë ndaj ish-skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 54’.Bavarezët, kështu i gituan tri pikët e para të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve./ORAinfo/

Read More »

Manchester United fiton me lehtësi

Manchester United e ka mposhtur bindshëm Young Boysin.‘Djajtë e Kuq’ fituan në udhëtim me rezultat 0 me 3, raporton ORAinfo.Golat e parë për Manchester Unitedin i shënoi Paul Pogba (35’, 44’ nga penalltia).Golin e tretët për skuadrën e shënoi Martial në minutën 66’, duke i ftiuar kështu tri pikët e para./ORAinfo/

Read More »

Juventusi fiton, por i lë shije të hidhur Ronaldos

Juventusi i ka fituar tri pikët e para në Ligën e Kampionëve.‘Zonja e Vjetër’ e ka mposhtur Valencian në udhëtim me rezultat 0 me 2, raporton ORAinfo.Juvebtusi mori fillimisht lajmin e hidhur, pasi Cristiano Ronaldo u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 29’.Miralem Pjanic ishte padyshim heroi i kësaj ndeshje, që shënoi dy penallti (45’, 51’).Ronaldo do të mungoj në ndeshje e dytë të Juventusit, nëse ky vendim nuk apelohet nga torinasit./ORAinfo/

Read More »

Lyoni ia bën ‘shah-mat’ Manchester Cityt në Angli

Skuadra franceze Lyon ka mposhtur me rezultat 1-2 City’n në shtëpi.Për Lyon shënuan në pjesën e parë për Lyon Cornet (26) dhe Fekir (43), kurse për City’n shënoi Bernardo Silva në minutën e 66’të.Lyon ka befasuar kampionin e Anglisë, Manchester City pasi që e ka mposhtur në shtëpi me rezultat 1-2. Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për mysafirët, të cilët në minutën e 26’të arrin tek goli i parë nga Cornet.Pas një kundërsulmi, Lyon shënon edhe golin e dytë në minutën e 43, kësaj radhe me Fekir. Me rezultat 0-2 përfundoi pjesa e parë.Në pjesën e dytë City filloi që të sulmoi me të gjitha forcat dhe arriti që ta ngushtoi rezultatin në minutën e 66’të te ndeshjes me Bernardo Silva.Pas kësaj humbje, City gjendet në vendin e fundit me zero pikë ndërkaq grupit i prin Lyon më 3 pikë kurse në vendin e dytë dhe të tretë gjendet Hoffenhaim dhe Shakhtar.

Read More »

‘Blakajt mund t’i kenë sugjeruar shërbimet sekrete të besueshme të largohet nga Kosova’

Pas dorëheqjes së Elez Blakajt, avokati Tomë Gashi ka thënë se prokuroria kishte presion të publikonte aktakuzën për mashtrimet me listat e veteranëve.Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se politika ka bërë presion të bëhet publike aktakuza për veteranët.“Politika ka bërë presion të përshpejtohet dërgimi i aktakuzës në gjykatë, tri javë pasi u bë publike dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj”.Gashi tha se nuk beson që aktakuza e dërguar në prokurori është draftuar nga Elez Blakaj.“Aktakuza e dërguar në prokurori nuk është draftuar nga prokurori Elez Blakaj. Blakaj do të ishte dashur të qëndroj këtu dhe të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregoj arsyet e dorëheqjes, por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër”, tha ai.Avokati i njohur thotë se Blakaj mund të ketë pasur sugjerime për t’u larguar nga Kosova nga shërbime sekrete të besueshme.“Kur rrezikshmëria është e madhe, dikush dikujt i sugjeron dhe ai zgjedh rrugën për Amerikë. Sigurisht që të kishte..

Read More »

Daçiq: Bota do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër Ushtrisë së Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot ka shfaqur besimin se bashkësia ndërkombëtare do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net.“Në veçanti vlerësojmë garancitë që na i ka dhënë NATO se FSK-ja nuk do të ketë qasje në veri pa pëlqimin KFOR-it”, ka thënë Daçiqi, përcjell rtv.Ai ka shtuar se Beogradi e Prishtina munden të merren vesh rreth zgjidhjes. Sipas tij, të gjithë do ta përtharin marrëveshjen edhe nëse ajo nuk përfshin ndryshimin e kufijve.“Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve, por edhe Franca, SHBA-ja, Rusia e BE-ja, Italia e Austria pajtohen që t’i jepet rasti kompromisit dhe se nuk mendoj se çështja zgjidhet nëse Serbia duhet doemos ta njohë Kosovën”, ka thënë Daçiqi.

Read More »