Home / 2018 / October / 01

Daily Archives: October 1, 2018

Albin Kurti flet për protestën, por s’e di numrin e tyre e protestuesve

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nuk e di se sa njerëz ishin në protestën e 29 shtatorit kundër idesë për lëvizjen e kufijve me Serbinë.Sidoqoftë, ai ka thënë se në sheshin e Prishtinës ishin dhjetëra mijëra qytetarë.“Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s’e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën, se nuk kishte vend për më shumë njerëz në Shesh dhe në Bulevardin ‘Nëna Terezë’”, ka shkruar ai në Facebook.Ai ka shtuar se protesta ishte madhështore dhe se gjithçka ishte kundër presidentit, të cilin ai e quan injorant.“Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qytetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur. Në anën tjetër ishte një individ – iracional, i dhunshëm, injorant, aq më shumë që rastis të jetë president. S’lanë gjë pa i bërë këtij populli. E gënjyen, e fyen, e vodhën,..

Read More »

Gjuriq flet për vizitën e Thaçit në Ujman, nervozohet me KFOR-in

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm takimin që presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të zhvillojë nesër me homologun e tij rus, Vladimir Putin.Sipas tij, një takim i tillë është i një rëndësie të madhe duke marrë parasysh edhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, transmeton lajmi net.Tutje, duke folur për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman dhe praninë e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës atje, Gjuriq tha se një gjë e tillë është bërë në koordinim me ndërkombëtarët dhe me institucionet e sigurisë.“Një gjë e tillë, përveq që është e papërgjegjshme, është edhe e rrezikshme, dhe nuk besoj se veprime të tilla janë të mundura pa miratimin e heshtur apo të qartë të atyre që janë të ngarkuar për sigurimin e paqes atje, dhe jo për nxitjen e akteve të tilla të dhunës”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq.E në lidhje me këto zhvillime, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, kishte kërkuar edhe ndihmën e ..

Read More »

Lopetegui ka një lajm të keq nga Real Madrid

Mbrojtësi i Real Madrdi, Sergio Ramos është në mesin e lojtarëve të cilët do të mungojnë në ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë ndaj CSKA Moskën.Real Madridi udhëton për në Rusi ku do të përballet të martën me CSKA-n.Kapiteni është lënë në pushim nga trajneri Julen Lopetegui, pasi është lojtari që ka luajtur më së shumti minuta këtë sezon.Këtë e tregoi edhe trajneri në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes.”Mungesa e Ramos? Ai ka luajtur më shumëse çdo lojtarë tjetër dhe unë kam vendosur t’i jap pushim për këtë ndeshje”.“Ka raste kur duhet të pushoni për t’u përballur me ndeshjet tjera”, ka thënë Lopetegiu.Ramos ka luajtur 120 minuta më shumë se çdo lojtarë tjetër i Real Madridi.

Read More »

Afrona në prag të martesës godet përmes një thënie

Bashkëshortja e këngëtarit Blero, Afrona Dika ka goditur përmes një postimi.“Nuk ka rëndësi sa i pasur je, sa i edukuar ose i sa i talentuar beson se je, mënyra se si ti i trajton njerëzit, i thotë të gjitha. Ndershmëria është gjithçka”, janë fjalët që Afrona ka vendosur sot, të ndajë me ndjekësit, shkruan Kosovarja.Këshillë apo thumbim ndaj ndonjë personi të caktuar, kjo mbetet pjesë e pazbuluar nga Afrona.Megjithëse, mund të konsiderohet edhe thjeshtë si këshillë, pasi që jo të rralla janë postimet e tilla nga ana e modeles, të fejuarës aktuale të Bleros.Kujtojmë se, dyshja në fjalë, para pak ditësh bën të ditur se 2019-ta do të jetë vit i tyre, pasi që pritet të kurorojnë dashurinë që gëzojnë prej disa vitesh.

Read More »

Donnarumma flet për fitoren e Milanit, ka edhe një premtim

Gianluigi Donnarumma ka konfirmuar “se fitorja kundër Sassuolos i ka dhënë moral skuadrës”.Rossoneri kanë pasur një paraqitje të dobët në fillim të sezonit, por kanë fituar kundër Sassuolos më rezultat të thellë 4-1 mbrëmë.“Fitorja kundër Sassuolos na ka dhënë moral, pas një periudhe e cila nuk ishte aq e mirë”, ka pranuar Donnarumma, duke folur për Milan TV.“Ne e kemi mbajtur ndeshjen shumë mirë, nuk ishte e lehtë sepse ata janë një skuadër e mirë të cilët luajnë futboll të mirë por ne e kemi shijuar fitoren”.“Ka disa momente gjatë ndeshjes kur duhet të mobilizoheni dhe të rrini në të, kur ju duhet të luftoni bashkë dhe mos të pësoni”.

Read More »

Haradinaj “selam” Thaçit: Nuk e ke përkrahjen time për shkëmbim territoresh

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë. Thotë se ai nuk do të ulet ne një tavolinë ku do të flitej për shkëmbim territoresh.“I besoj Kosovës së 17 shkurtit, kufijve të saj. Nuk pranoj askush me hapë për diskutim për çfarëdo integriteti të kufijve. Nuk do ta ketë askush përkrahjen time për ndryshim kufijsh’, tha Haradinaj në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.“Nuk ka logjikë që Kosova të hapë për diskutim kufijtë e 17 shkurtit’, shton ai.Ndërkohë po sipas të parit të ekzekutivit, interesi i Serbisë nuk është në Ujman apo Stangterg.“Interesi i Serbisë nuk është Ujmani e as Stantergu. Halli i Serbisë është një vargmal me xehe dhe minerale nga Jerinja në drejtim të Leshakut dhe Leposaviqit’, thotë Haradinaj.“Serbia aty e ka tragetin, me i marrë xehet. Ujë ka dhe nuk i duhet”, shton ai.

Read More »

Dardan Molliqaj merret me opozitën: VV-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin për ta rrëzuar qeverinë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se as Vetëvendosje dhe as LDK nuk kanë strategji dhe guxim për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.Molliqaj ka thënë se Vetëvendosjen e njeh për së afërmi, e po ashtu edhe LDK-në – dhe sipas tij – që të dyja hezitojnë që të përballen seriozisht me Qeverinë Haradinaj,“Përkundër dëshirës dhe vullnetit për ta rrëzuar Qeverinë, VV dhe LDK i kanë dy probleme. S’kanë fare strategji. S’e kanë as guximin. As Vetëvendosje, e as LDK nuk e kanë guximin me u përball me Qeverinë aktuale. Në regjimet gjysmëautoritare, ku ka kriminelë, banda etj, kjo punë pa guxim nuk bëhet. Prejse është themelua kjo Qeveri nuk ka ndonjë përballje serioze me të”, tha Molliqaj.Molliqaj ka folur edhe për protestën e Vetëvendosjes, ku nuk u ftua PSD.

Read More »

Majlinda shtron darkë për mysafirë, ky detaj merr vëmendjen

Majlinda Zeka vazhdon të jetë ndër femrat më të përfolura në show bizz.Ajo u bë e njohur fal lidhjes së saj me reperin e njohur Majk, shkruan ORAinfo.Ata janë të ndarë, por kanë një gjë që i bashkon e ai është djali i tyre, Roani.Majlinda vazhdon të tregohet një nënë shumë e përkushtuar për Roanin e që shpesh bën postime që kanë të bëjnë me të.E sonte ajo ka mysafirë ku edhe ka shtruar darkë për ta. Aty shihet mish por edhe birra, e verë… /ORAinfo/

Read More »

Cili është reagimi i prindërve të Arbënores, pasi u gjet vajza e zhdukur nga Skenderaj

Tre ditë ka që është larguar nga shtëpia. Në kërkim të saj, fotot e Arbnora Dobres, u shpërndan në çdo cep të Skenderajt por edhe qytete tjera.Nga e premtja, familja e Arbnora Dobres, nuk kishte asnjë njoftim për vajzën 22 vjeçare që ishte nisur për një intervistë pune.Mirëpo, të dielën në mbrëmje familja Dobra pranoi një telefonatë nga ajo.Me gjasë, vajza e tyre është në Maqedoni thonë ata.Për T7 nuk pranuan të prononcohen para kamerës, duke thënë se nuk duan të flasin për detaje, pasi që me rastin po merren organet kompetente.Ndërkaq, i fejuari i Arbnora Dobrës thotë se nuk është ne dijeni për arsyen pse është larguar ajo.Por i çuditshëm mbetet fakti se prindërit e Arbnores edhe sot kanë vazhduar të heshtin rreth zhdukjes së vajzës së tyre duke mos e thënë asnjë fjalë për rastin.Kujtojmë që Arbnora Dobra, 22 vjeçare të premten ishte larguar nga shtëpia, pa e njoftuar askënd.

Read More »

“Milan do të përmirësohet me Gattuson”

Mbrojtësi i djathtë i Milanit, Ignazio Abate beson se rossonerët do të përmirësohen nën udhëheqjen e shefit ekzistues Rino Gattuso.Pasi nuk arriti të fitojë një ndeshje të vetme në tri fundit në Serie A, Milani mori një fitore mbresëlënëse 4-1 ndaj Sassuolo dhe rezultatin 4:1, përcjell ORAinfo.Abate, i cili ishte pjesë e skuadrës që fitoi në Stadium Mapei, po bisedonte me Milan TV dhe ai tha se pala do të përmirësohet nën tutelën e Rino Gattuso.“Çdo vit ata më lidhin me një lëvizje larg Milanit në verë. Me menaxherin, kam një marrëdhënie të bukur dhe të sinqertë, ai ishte shoku im i skuadrës”, tha Gattuso.“Puna me trajnerin është e këndshme, në Milanello ekziston një ambient pozitiv, punoni shumë, jam i bindur se kufijtë e grupit për përmirësim janë të gjera, do të gjejmë ekuilibrin e duhur për të bërë një ligë të lartë”, tha Abate. /ORAinfo/

Read More »