Home / 2018 / October / 05

Daily Archives: October 5, 2018

Elvana merr mbështetje nga një koleg pas tragjedisë në Bllok

Lajmi se i dashuri i Elvana Gjatës u përfshi mbrëmë në masakrën që ndodhi në Bllok, ka përfshirë sot mediet me shpejtësi. Deri tani është përfolur se shkak i sherrit tragjik ishte këngëtarja Elvana Gjata, shkruan albeu.comSipas raportimve, viktima kishte ngacmuar pak ditë më parë këngëtaren në fjalë dhe mbrëmjen e djeshme palët kanë kërkuar të sqarojnë çështjen por situata ka degjeneruar në përplasje me armë.Këngëtari Luiz Ejlli është i pari nga kolegët e Elvana Gjatës i cili ka reaguar as i takon këtij lajmi.“Kur te dali tani qe njera nga armet eshte e Elvanes.Pervec humorit:Po kush e beson mor aman qe shkak ishte Elvana? Personat e perfshire, jane me 1001 probleme, per nje femer do rrezikojne gjithcka? Pffff…Keto jane metodat qe ka perdorur dikur sigurimi i shtetit. Dhe duke marre parasysh se ke kemi minister…. keto dhe te tjera sonte ne opinion”, komenton Luiz Ejlli në postimin e publikuar nga ‘Lolita’.

Read More »

Zbulohet sa ushtarë do t’i ketë ushtria e Kosovës

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, thotë se pas shndërrimit në një forcë të armatosur, FSK-ja do të kalojë nëpër 3 faza në 10 vitet e ardhshme.I pyetur për numrin e ushtarëve dhe rezervistëve që Forca do të ketë, Ramadani u përgjigj se FSK-ja do të ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë, e 3 mijë pjesëtarë rezervë, raporton rtv21.Sipas zëvendësministrit ekziston një plan i rekrutimit i vazhdueshëm, që do të ndodhë gjatë 10 viteve në vazhdim.Ai tha se ekziston një plan i rritjes së buxhetit të FSK-së. Sipas tij rritje të buxhetit do të ketë për secilin vit, porse jo të gjitha të ardhurat varen nga buxheti i FSK-së.Ai përmendi edhe donacionet e shumta që vijnë nga shtetet partnere, duke pasur marrëveshje bashkëpunimi me 14 shtete të ndryshme, ku të gjitha nga to japin donacione në forma të ndryshme, qofshin trajnime, shkollime apo edhe pajisje.

Read More »

Dhuna ndaj grave në Kosovë arrin shifra alarmante

Shifra alarmante për dhunën ndaj grave në Kosovë – 628 raste për gjashtë muaj.Rrahje, maltretime dhe deri në vrasje të grave, janë ngjarjet që kanë shënuar rritje gjatë këtij viti në Kosovë.Sipas Policisë së Kosovës, 628 raste të dhunës ndaj grave janë shënuar vetëm gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti në Kosovë.Në gjashtë mujorin e parë, qershori kishte prirë për nga rastet e dhunës ndaj grave, me gjithsej 122 raste.Është ky një hetim mbi dhunën ndaj grave. Mbi dështimin e drejtësisë kosovare për të dhënë drejtësi për rastet e grave. Mbi implikimin e institucioneve në këtë krim, shkruan insajderi.

Read More »

Kadaj-Bujupi i “hap letrat” për Vetëvendosjen

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka folur për kohën kur ajo u bë pjesë e Vetëvendosjes, duke theksuar se ka besuar në parimet e këtij subjekti.“Unë kam qenë për një front të përbashkët për të mbrojtur ndarjen e vendit, dhe në ato momente kam kaluar në Vetëvendosje”, tha Kadaj-Bujupi.Ajo në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë në Vetëvendosje gjithçka ndryshoi pas ndarjes së brendshme.“Shumë gjëra ose nuk kanë qenë si i kam menduar ose kanë ndryshuar, dhe nuk ishte as hapësira as besimi im për të vazhduar më tutje”, shoti ajo.Rikthimi në AAK, Donika thotë se ishte gjëja më e natyrshme që mund të ndodhte pas largimit nga Vetëvendosje.“Aty kam kontribuar për 13 vite. Jo vetëm Haradinaj por të gjithë kolegët më kanë ofruar bashkëpunim pas rikthimit në AAK”, tha zyrtarja e AAK-së, përcjell Telegrafi.Ajo ka shfaqur shenja pendese për aderimin në Vetëvendosje, por thotë se nuk pendohet që tashmë është rikthyer në AAK.“Jemi njerëz dhe në m..

Read More »

U plagos në prezencë të Policisë, rrëfehet i riu nga Vushtrria

Liridon Osmani nga Vushtrria ka treguar se si ishte plagosur derisa ishte duke u ruajtur nga Policia e Kosovës më 9 maj të këtij viti.Ai ka rrëfyer momentin e plagosjes dhe mënyrën se si ishte vendosur të përcillej nga Policia e Kosovës prej stacionit policor të Vushtrrisë deri në shtëpinë e tij në fshatin Sllatinë.“Kur kemi mbërri te vendi i incidentit, patrulla e policisë ka qenë duke vazhduar përpara unë duke vazhdu mbrapa tyre e kam pa që janë ata. Ilmisë i kam thanë që këta janë tyre paskan dalë me na blloku rrugën dhe aty dihet çka pritet. Më ka thanë ‘ti vazhdo se je me neve’, dhe unë kam deviju rrugën dhe aty kam dëgjuar të shtëna”, tha Osmani duke shtuar se zyrtari policor që ishte në veturë me të nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.“E kam vërejtë se me ka kapë plumbi në pjesën e majtë, e kam pa që m’u ka nxehë trupi dhe kur e kam prekë e kam pa që kam gjak. Kur e kam kthy kokën nga polici e kam pa që ish hy te karriga aty poshtë dhe mendova që e kanë vra atë dhe në moment..

Read More »

Kjo nuk pritej, Mourinho i ka ditët e numëruara në Manchester

Jose Mourinho dhe Manchester United duket se kanë ndarë rrugët mes vete.Sipas raportimeve të fundit, portugezi pritet të shkarkohet në fund të kësaj jave.Nuk ka rëndësi rezultati që “djajtë e kuq” do ta arrijnë ndaj Newcastle, shkarkimi duket të jetë i pashmangshëm.Arsyeja duket të jetë humbja e besimit të Mourinhos nga bordi drejtues.“Mirror” raporton se Mourinho do të shkarkohet pa marrë parasysh rezultatin ndaj Newcastle.

Read More »

Arrestohet i dyshuari kryesor për ngjarjen në ish-Bllok

Arrestohet shoku i komandos që ekzekutoi me armë zjarri Fabjol Gaxhën mbrëmë në Bllok në Tiranë.Ai është Geldo Shpëtim Hoti, ndërsa është arrestuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Kakavijë në tentativë për t’u arratisur në Greqi.Hoti tentoi që të kalonte në vendin fqinj. Ai është pyetur se cili është qëllimi i daljes, por nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, hezitimi ngriti dyshime, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishte në kërkim për ngjarjen e djeshme në Bllok.Ai ishte personi i katërt në kërkim, ndërsa në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë. Pas arrestimit ai pritet që të transportohet nga Gjirokastra në Tiranë, meson “Report”.Geldo Hoti mbrëmjen e djeshme ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.Ata u konfiktuan me Fabjol Gaxhën, që ndodhej në tavolinën tjetër në lokalin ‘Monopol’ në shoqërinë e Ervis Martianjt dhe Eljon Hatos. Pas konfliktit, komand..

Read More »

Drejtori i Interpol-it është gjallë, zbulohet vendndodhja e tij

Drejtori i Interpol-it, Meng Hongwei, zhdukja e të cilit është raportuar më parë, besohet se është në Kinë dhe ai është marrë nën hetime nga autoritete kineze pas arritjes së tij në atë vend.Këtë lajm e ka bërë të ditur gazeta e Hong Kongut “South Tea Morning Post”, duke iu referuar burimeve të paemërtuara.Meng, 64 vjeç, raportohet se ka arritur në Kinë javën e kaluar.Në faqen e internetit të Ministrisë kineze të Sigurisë Publike, Meng është renditur si zëvendësministër, por ka humbur postin e tij në komitetin e Partisë Komuniste në prill, thuhet në letër.Ai u emërua drejtor i Interpolit në vitin 2016.

Read More »

Pas pak ditësh do të bëhen prindër, Labi dhe Qëndresa bëjnë diҫka të papritur

Nusja e moderatorit të njohur Labinot Gashi, Qëndresa është tashmë ndër femrat me të të dashura për publikun.Ajo është me profesion grimere dhe në atë punë po tregohesh shumë e zonja, shkruan ORAinfo.Qëndresa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Sot ata kanë publikuar një foto në të cilën shihen të dy me duart e kapura bashkë./ORAinfo/

Read More »

Befason Guardiola, thur lëvdata për Liverpoolin

Liverpool dhe Manchester City do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.Ndeshja pritet me padurim nga audienca sportive, pasi skuadrat janë pretendentet kryesore për titullin e kampionit.Skuadrat momentalisht pozicionohen në pozitën 1 dhe 2, me pikët e njëjta, por me “Citizens” që prijnë për shkak të gol diferencës më të mirë.Në prag të këtij takimi, trajneri i Man City, ka drejtuar disa lëvdata për kundërshtarët.“Liverpool janë nga më të mirët në Angli. Që nga ardhja e Klopp, aty ka shumë rrezik nga kundërsulmet. Ndërprerjet gjithashtu janë pikë e fort e tyre dhe duhet pasur shumë kujdes” ka thënë spanjolli në një konferencë për shtyp.Ndeshja mes liderëve të tabelës luhet pasnesër (07/10) në “Anfield” me fillim nga ora 17:30.

Read More »