Home / 2018 / October / 06

Daily Archives: October 6, 2018

Protestohet për rastet e humbjes së jetëve në vendin e punës

Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” organizata joqeveritare “Beyond the Ëall” do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protesta do të mbahet të mërkurën më 10 tetor 2018 me fillim nga ora 11:00.Në pesë vitet e fundit, 93 është numri i personave që kanë humbur jetën, në vendet e tyre të punës, në sektorin e ndërtimit. Kurse, në këto vite kanë mbetur të lënduar mbi 230 persona.Rasti më i fundit ishte ai i ditës së sotme, ku punëtori 45 vjeçar M. B, humbi jetën pasi ra nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e ndërtesës “Helmeta me emrin e çdo të personi që humbi jetën në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë. Secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e personit që humbi jetën në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë, për çdo të personi që humbi jetën në vend të punës shtohet një Helmet në rrethojat e qeverisë. Nëse qeveria i largon Helmetat pa u zbardhur ..

Read More »

Mourinho deklarohet pas fitorës, befason të gjithë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është deklaruar pas fitores së mundimshme ndaj Newcastles.Mourinho ka thënë se shumë presona po i gjykojnë pa të drejtë, madje duke u shtuar presion lojtarëve.“Ishte një reagim shumë burrëror, ai i futbollistëve të mi,. Edhe po të mos fitoni, do të isha njësoj i lumtur, me atë që pashë në fushë, por këtë herë mundi i djemve në fushë u shpërblye. Keni krijuar aq shumë presion këto kohë, sa disa djem e kishin të vështirë të zbrisnin në fushë, për të luajtur.”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes, përcjell lajmi net.“Natyrisht që unë jam mësuar me gjëra të tilla dhe nuk habitem me artikujt tuaj, madje para se të vija këtu, po mendoja se tashëm mund të më akuzoni pse bie shi në Londër, apo pse nuk ka një marrëveshje për Brexit”, ka shtuar më tej portugezi.

Read More »

Veteranët e Dukagjinit paralajmërojnë padi

Degët e OVL UCk-së së Dukagjinit kanë mbajtur sot një mbledhje në të cilën kanë diskutuar për publikimin e paligjshëm të listave të veteranëve me të dhëna personale.Në një komunikatë për media, OVL UcK ka njoftuar se ditëve në vijim do të ndërmarrin dy hapa. Ato kanë bërë të ditur se të hënën do t’i shkruajnë kryeprokurorit Aleksandër Lumezi për t’i kërkuar përgjigje deri ku kanë arritur hetimet për fajtorin.Më poshtë komunikata e plotë:OVL të UÇK-së, degët e Dukagjinit, në mbledhjen e mbajtur sot me 6 tetor 2018, rikonfirmuan angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës së krijuar pas ofendimit publik të veteranëve të luftës me publikimin skandaloz e të paligjshëm të listave me të dhëna personale, bazuar në aktakuzën në rastin “Veteranët”.Ne e përshëndesim edhe njëherë veprimin e Prokurorisë, e cila realizoi kërkesën e parë të protestës së Luftëtarëve FALEMINDERIT KOSOVË të mbajtur me 26 shtator 2018.Janë 2 veprime që do të ndërmarrim në ditët në vijim:– Një letër do i shkoj..

Read More »

Daut Haradinaj puthën me Lolën në publik, ja reagimi i dasmorëve

Lola Haradinaj është bashkëshortja e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.Lola është një femër tejet e bukur dhe atraktive, gjë që e dëshmon në çdo paraqitje të saj, shkruan ORAinfo. Gjëja që e karakterizon më së shumti është veshja me shumë stil.Lola është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Lola para pak çastesh ka publikuar pamje me burrin e saj, Dautin të cilët kanë shkuar në dasmën e Andinës, vajza e madhe e ambasadorit të Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiut.Lola dhe Dauti kanë publikuar pamje duke u puthur. /ORAinfo/http://orainfo.net/wp-content/uploads/2018/10/Dauti-Lolaa.mp4

Read More »

Roma u kthehet fitoreve

Klubi italian Roma ka arritur që me lehtësi dhe në mënyrë mjaft komode ta mposhtë Empolin në kuadër të javës së tetë të Serisë A të shtunën mbrëma në “Carlo Castellani”.Skuadra e Di Francescos po vinte nga një fitore bindëse ndaj Frosinones një javë më parë, e vazhdoi komoditetin aty ku e kishte lënë duke fituar lehtësisht 2-0 ndaj Empolit të zhytur në rezultate të dobëta, raporton Gazeta Express.Megjithatë, vizitorëve nga kryeqyteti italian iu desh të prisnin 36 minuta për ta thyer akullin, kur N’Zonzi shënoi golin e tij debutues dhe të epërsisë për Romën.Gjërat kanë mundur të merrnin rrugë tjetër sikur Caputo të shfrytëzonte mundësinë e artë për Empolin.Caputo e humbi penalltinë kur akrepat shënuan një orë lojë.Roma e vulosi fitoren e dytë radhazi, kur Edin Dzeko realizoi pesë minuta para fundit.Roma tani kalon në vendin e tretë në tabelë me 14 pikë, një më pak se Napoli në vendin e dytë dhe një më shumë se Fiorentina dhe Interi që ndajnë vendet katër dhe pesë. Megjithatë..

Read More »

Lopetegui e tepron me këtë deklarat pas humbjes befasuese

Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui është deklaruar pas humbjes nga Alaves.Trajneri i Real Madridit ka thënë se kundërshtari i tyre ka merituar edhe më shumë për lojën që ka treguar.“Alaves mori më shumë nga sa meritonte, për atë që dha në fushë. Ne krijuam lojë, por jo shumë raste në pjesën e parë dhe kjo është zhgënjyese.”, ka thënë Lopetegui pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.“Ky ekip po punon në mënyrë kafshërore prej tre muajsh dhe do vazhdojë kështu, por është logjike që gjithë madridistët të jenë të zhgënjyer.”, ka shtuar më tej trajneri i Real Madridit.

Read More »

Paditet truproja i Kim Kardashian, ja për çfarë akuzohet

Truproja e Kim Kardashian është paditur nga kompania e sigurimit të saj, pas grabitjes në Paris dy vite më parë.Kompania e sigurimeve “AIG” pretendon se Pascal Duvier dhe kompania e tij “Protect Security” neglizhuan në ofrimin e mbrojtjes së apartamentit privat të yllit të “shoëbizz”-it dhe tash kërkohet 6.1 milionë dollarësh kompensim, kompania gjithashtu thotë se personi që ruante në ndërtesë nuk kishte asnjë trajnim të sigurisë.Kardashian u mbajt nën kërcënimin e armës dhe iu grabitën bizhuteri të ndryshme me vlerë rreth 10 milionë dollarë nga pesë burra të veshur si oficerë policie, tha Ministria franceze e Brendshme.Duvier, asokohe ishte shoqëruesi i motrave të Kim Kardashianit, Kourtney dhe Kendall Jenner, me këto të fundit që ndodheshin në një klub nate.Padia e “AIG”, e dorëzuar në Delaëare, raportohet se pretendon braktisjen e yllit nga truproja dhe firma e tij e sigurisë, duke e lënë vetëm në dhomë, kurse policia franceze arrestoi 10 persona në janar të vitit 2017 në l..

Read More »

Irina Shayk rrëfen arsyen e ndarjes nga Ronaldo: Më tradhtonte

Ata kanë qenë ndër çiftet më të famshëm për disa vite me radhë. Por, modelja ruse Irina Shayk vendosi që ta lërë Cristiano Ronaldon dhe tashmë është e lidhur prej më shumë se dy vitesh, me aktorin e famshëm Bradley Cooper.Atëhere u ngritën shumë hipoteza për ndarjen e tyre. Më e besueshmja ishte se Irina nuk pëlqehej nga mamaja e Ronaldos. Por vetë modelja ka folur për herë të parë, duke treguar edhe arsyet e ndarjes. Irina thotë se ishte ajo që e la Ronaldon, për shkak se kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar me femra të ndryshme, ndërkohë që ata ishin të lidhur bashkë.“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qёndrova pranё edhe kur shpёrthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza tё tjera.Kur e mёsova tё vёrtetёn, ishte shumё e rёndё pёr mua. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal pёr mua. Mashkulli im ideal ёshtё i ndershёm, nje xhentёllmen qё di si tё sillet me gratё. Nuk besoj tek burrat qё na bёjnё tё vuajmё vetёm sepse vetё, nuk janё pjekur akoma” tha Irina. ..

Read More »

Komuna e Shtërpcës keqpërdor paratë për serbët

Paratë e ndara për serbët e kthyer në Kosovë janë keqpërdorur nga Komuna e Shtërpcës.Shtëpi të tilla do të ndërtoheshin edhe disa për serbë të kthyer në Kosovë, në komunën e Shtërpcës.Kjo pasi që Ministria për Komunitete dhe Kthim kishte ndarë mjete për material ndërtimor, për komunitetet e kthyera ne vend.E vlera e kontratës kapte shifrën prej 4 milionë e 500 mijë euro, aq sa ishte menduar se do kushtojë materiali .E megjithatë ky proces nuk ka shkuar deri në fund, pasi që mjetet e ndara janë keqpërdorur.Sipas burimeve të T7, paratë për një ndër projektet më të kushtueshme të buxhetit të Kosovës, janë keqpërdorur nga disa zyrtarë të urbanizmit.Këtë keqpërdorim e ka konfirmuar përmes telefonit edhe kryeprokurori në Komunën e Ferizajit, Shukri Jashari, i cili ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.T7 ka kontaktuar edhe me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike.Nga zyra për informim, përmes adresës elektronike edhe nga ky institucion e kanë konfirmuar se një rast..

Read More »

Bylybl Sokoli flet pas rrahjes, ja çfarë i ndodhi

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, trajneri Bylbyl Sokoli është sulmuar në hyrje të banesës nga tre persona të panjohur.I kontaktuar nga IndeksOnline, Sokoli mjaft i tronditur nga ky ka thënë se është mirë dhe nuk ka ndonjë lëndim serioz.“Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin. Faleminderit për thirrjen” , ishin fjalët e trajnerit të KF LLapit.

Read More »