Home / 2018 / October / 07

Daily Archives: October 7, 2018

Qëndresa vesh fustan të ngusht e të gjatë, kaq shumë e ka zbukuruar shtatzënia

Nusja e moderatorit të njohur Labinot Gashi, Qëndresa është tashmë ndër femrat me të të dashura për publikun.Ajo është me profesion grimere dhe në atë punë po tregohesh shumë e zonja, shkruan ORAinfo.Qëndresa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Ajo pak çaste me parë ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë dhe tepër interesant.Në këtë fustan Qëndresa duket se ka filluar t’i fruhet barku bukur mirë gjatë shtatzënisë. /ORAinfo/

Read More »

U tha se janë në lidhje! Tani publikohet biseda e Majk me bukuroshen 18 vjeçare

Majk njihet për lidhjet e shumta që ka pasur.Pothuajse shumica kanë rezultuar pa sukses, e nga njëra prej tyre ani pse nuk ishte edhe aq e gjatë erdhi në jetë djali i tij dhe Majlinda Zekës, Roan, shkruan lajmi.netPas ndarjes nga nëna e djalit të tij, reperi shqiptar u kap ‘mat’ me të dashurën e re, Melita Nushin me të cilën poashtu u bë e ditur ndarja.E tani, lajmi më i fundit për Majkin ishte se ka nisur lidhjen me një vajzë nga Tirana e cila është 18 vjeçe dhe quhet Kejda.Sipas JOQ kjo e fundit e ka mohuar lidhjen madje u ka dërguar disa mesazhe që i ka shkëmbyer me Majk.

Read More »

Valencia 1:1 Barcelona, notë e papritur për Messin

Valencia ka arritur ta ndalë Barcelonën në një barazim 1:1 në shtëpi.Vendasit e nisën shumë mirë duke befasuar kampionin në fuqi qysh në minutën e parë të takimit.Barcelona arriti që pas një dominimi të lehtë, përmes fantastikut Lionel Messi të barazonte shifrat në 1:1.Vazhdimi i takimit i takoi Barcelonës por konkretizim nuk pati.Këto janë notat e lojtarëve:

Read More »

Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë

Nesër nga ora 17:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve që Kosova luan kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokkri” në Prishtinë.Ndeshja zhvillohet të enjten me 11 tetor nga ora 20:45.Çmimet e biletave janë si vijon: 2 euro Veri/Jug, 3 euro Lindje, 5 euro Perëndim, 10 euro Perëndim (pjesa qendrore).FFK gjithashtu ka bërë të ditur se një pëson nuk mund të blejë më shumë se pesë bileta, dhe secili duhet të ulet në ulësen e vetë pasi nuk do të lejohet ulja në shkallë.

Read More »

Lajm i keq për Kosovën, ka zhvillime të papritura në Interpol

Interpol-i ka njoftuar me një komunikatë zyrtare të publikuar në profflin e tij në “Twitter” se “ka marrë kërkesën për dorëheqje të Meng Hongwei nga detyra e presidentit”.Posti i lënë bosh do të mbahet përkohësisht nga zv.presidenti i komitetit ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jing Yang. Lajmi vjen pak orë pas njoftimit nga Kina se Meng është arrestuar në vendin e tij dhe se ndodhet nën hetim si i dyshuar për “shkelje të ligjit”.Gruaja e presidentit të Interpol-it, Meng Hongwei zbuloi se pak para se burri i saj të zhdukej, i kishte dërguar një fotografi me një thikë, të cilën ajo e interpretonte si një shenjë paralajmëruese.Meng u zhduk që nga 29 shtatori i kaluar, kur ai nisi një fluturim të drejtpërdrejtë në Pekin. Sipas shtypit kinez, ai është arrestuar sapo zbriti në aeroport për t’u marrë në pyetje nga autoritetet kineze, përcjell Shqip.Dje, Interpol i kërkoi Pekinit “përgjigje zyrtare” për fatin e presidentit dhe Franca hapi një hetim. “Rasti i tij ka të bëjë me bashkësinë n..

Read More »

“Më vjen të qesh kur thonë se tre fshtra do të këmbehen me tre”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste për Reuters duket se ka vendosur të kushtëzojë BE-në.Ai tha se do të kërkojë garanci që nëse vendi i tij do të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2025, Serbia do të arrijë të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Kosovën fqinje.“Përpara se ne të nënshkruajmë një marrëveshje me Prishtinën, Serbia duhet të garantohet se do të bëhet një shtet i Bashkimit Evropian në vitin 2025”, tha Vuçiq.Aleksandër Vuçiq sqaroi se Beogradi dhe Prishtina nuk mund të arrijnë në një marrëveshje për shkak të dallimeve të shumta që kanë vendet e tyre në 10 vitet e fundit.“Ndonjëherë më vjen të qesh kur dëgjoj njerëzit që i thjeshtojnë gjërat aq shumë, saqë madje i kanë vënë edhe një datë të caktuar nënshkrimit të marrëveshjes. Madje thonë se, edhe tre fshatra do të këmbehen me tre”, theksoi presidenti i Serbisë, përcjell rtklive shkrimin e Intv.Vuçiq ka shtuar se nëse do të arrijnë ndonjëherë një marrëveshje me Prishtinën, ajo do të ishte e ..

Read More »

Genta shfaqet në krahet e një mashkulli misterioz, befason me veshjen

Këngëtarja simpatike Genta Ismajli, rikthimin e saj e pati shumë produktiv falë projektit që lansoi e që u pëlqye pamasë nga publiku.Por, aktivitetin e dikurshëm në rrjete sociale, Genta nuk është se po e mban edhe aq fort, shkruan Kosovarja.Ajo me raste publikon imazhe personale, e të tilla ka publikuar edhe sot.Në një vend turistik e me pamje mjaft të bukur, Genta e sjell përmes një imazhi e shoqeruar nga një person, por pa njoftuar për afërsinë me të.Gjithsesi, pritet që Genta në ndonjë publikim të radhës, të jap detaje në rast se bëhet fjalë për ndonjë familjar apo mbase edhe ndonjë person të vecantë, që nuk do të ishte e papritshme.

Read More »

Humbja e McGregor, reagim i papritur Anita Haradinaj

Prezantuesja e njohur dhe gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, ka një pasion të veçantë për sportin, sidomos fitnesin.Ajo prej vitesh ushtron dhe ka një trup mjaft të formësuar, ndërsa herë pas here shfaqet për vrapim në natyrë.Por, Muçaj duket se e përcjell edhe sportin, sidomos artet marciale.Kjo pasi, Anita po e përcillte me vëmendje përballjen e Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, në kuadër të garave të UFC-së.Se ajo bënte tifo për mundësin irlandez McGregor apo thjeshtë e ngushëlloi atë pas humbjes e dëshmon postimi në Instagramin e saj zyrtar.Gregori u dorëzua në raundin e katërt, duke zhgënjyer mijëra tifozë e në mesin e tyre mund të ketë qenë edhe Anita.

Read More »

Icardi me dy gola ia ‘zbardh’ fytyrën Interit ndaj SPAL

Inter ka shënuar edhe fitoren e gjashtë me radhë. Skuadra nga Milano, regjistroi fitore me rezultatin 1:2 në udhëtim ndaj SPAL. “Zi kaltrit” kaluan në epërsi qysh në minutën e 14’ me anë të sulmuesit fenomenal Mauro Icardi.Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Inter.Pjesa e dytë tregoi një Inter që udhëhiqte lojën, me një SPAL që tentonte kohë pas kohe të rrezikonte portën kundërshtare.Befasia erdhi në minutën e 72 kur Alberto Paloschi barazoi shifrat në 1:1.Por, befasinë nuk e lejoi argjentinasi Icardi, i cili u shfaq përsëri në minutën e 78’ për rezultatin 1:2.Inter kësisoj pozicionohet në pozitën e tretë me 16 pikë pas 8 ndeshjeve, me tetë pikë më pak se lideri i tabelës.SPAL në anën tjetër mbetet në kuotën e 9 pikëve për tu pozicionuar në vendin e 14 të tabelës.

Read More »

Barcelona ndalen me barazim në udhëtim të Valencia

Barcelona ka bërë një tjetër hap të gabuar. Ata u ndalën në një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Valencias.Fillimi i takimit ishte një “dush i ftohtë” për blaugranat. Ata pësuan gol qysh në minutën e parë të takimit. Gjithçka erdhi nga një goditje këndore, ku Pique nuk u tregua i vëmendshëm, situatë të cilën më së miri e shfrytëzoi Garay.Vazhdimin e takimit e dominuan katalunasit duke mbajtur posedimin dhe duke qenë më kërkues.Mundin e skuadrës e shpërbleu si gjithnjë Lionel Messi, i cili me një goditje fenomenale me të majtën, nga jashtë 16 metërshi tundi rrjetën e kundërshtarit për rezultatin 1:1.Pjesa e dytë nuk tregoi ndonjë tjetër gol. Barça diktonte tempon, ishte më kërkuese, por konkretizim nuk pati.Me këtë barazim, Barça pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me 15 pikë, një më pak se Sevilla që gjendet në pozitën e parë.

Read More »