Home / 2018 / October / 08

Daily Archives: October 8, 2018

Arrin në banesën e tij në Gjermani, kosovari i liruar nga burgu në Serbi

Mërgimtari Ibrahim Matoshi, i cili sot është liruar nga autoritetet serbe, ka arritur në banesën e tij në Gjermani.Këtë e kanë konfirmuar familjarët e Ibrahim Matoshit, për KALLXO com.Ibrahim Matoshi ishte arrestuar nga Policia e Serbisë para rreth 2 muajve duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi.Ai ishte arrestuar më 13 gusht nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” derisa po hynte në territorin serb nga Kosova.Lirimin e tij nga autoritetet serbe e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.“Sapo mora informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do të presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror”, ka shkruar Pacolli.Ai kishte ardhur në Kosovë për pushime nëpër të njëjtën rrugë dhe pi..

Read More »

Spitali në Serbi alarmon për lëndimet që ka pësuar kosovari i rrahur

Janë rrahur dy kosovarë brutalisht në Novi Sad të Serbisë gjatë ditës së sotme. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.Çlirim Maloku, është emri i 19 vjeçarit nga Hasi i Prizrenit i cili tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton lajmi net.Ndërkaq i lënduari tjetër G.B, raportohet se ka pësuar lëndime më të lehta trupore.E ky i fundit ka folur pas sulmit që i ka ndodhur në qytetin serb.Ai për “Blicin” serb ka rrëfyer edhe momentin e sulmit.“Kemi qenë duke shkuar në shtëpi. Kam parë një linjë të taksisë në stacion dhe i kam thënë atij në shqip që të nxitojë. Pastaj, dy persona kanë ardhur dhe kanë filluar të na sulmojnë. Më pas kanë ardhur edhe dy të tjerë”, ka thënë B.G, i cili nga mediat serbe thuhet se flet serbisht dhe jeton në Novi Sad.E për gjendjen e tyre shëndetësore kanë folur edhe nga spitali.“Të dy djemtë janë dërguar në Qendrën Klinike. Njëri ka qenë i lënduar më lehtë dhe është liruar për në shtëpi. Ndërkaq, tjetri ka marrë lënd..

Read More »

Zbulohet gjithҫka, Elvana ishte fajtorja kryesore e ngjarjes tragjike me të fejuarin e saj

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, Elvana Gjata, këngëtarja e implikuar drejtpërdrejtë në këtë ngjarje, ka lënë me shpejtësi vendin dhe është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ndërkohë, i dashuri i saj është shpallur në kërkim.Por çfarë e çoi Elvana Gjatën natën e krimit, në lokalin e njohur në ish-Bllok?Sipas dëshmive, ajo kishte qenë në lokal të merrte një çelës tek i fejuari i saj Ervin Mata, i cili ishte shoqëruar në tavolinë nga komando Melvjol Bilo, Geldi Hoti si dhe shtetasi tjetër Fabjol Alushi.Në momentin që ka marrë porosinë dhe po dilte nga lokali, GSH shkruan Fabjol Gaxha ka parë drejt këngëtares së njohur, gjeste këto që kanë rënë në sy të partnerit të saj Ervin Mata dhe miqve të këtij të fundit.I pari që ka kërkuar llogari ka qenë truproja e Elvana Gjatës, Melvjol Bilo i cili është përplasur fizikisht me Fabjol Gaxhën dhe pastaj ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Read More »

Carlo Ancelotti me fjalë emocionuese për Terryn

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti i ka kushtuar një dedikim John Terryt për pensionimin e tij duke thënë se për të “ishte nder që ai ishte kapiten i tij”.Carletto kaloi dy sezone me Chelsea, duke fituar Premier ligën dhe FA Cup gjatë sezonit 2009-10 para se të shkarkohej verën e ardhshme pasi që përfundoi sezonin pa trofe.Mbrëmë, kapiteni i tij për këto triumfe, i cili ka 700 paraqitje me Blutë, paralajmëroi pensionimin e tij dhe Ancelotti ia dedikoj atij një status në Instagramin e tij.“Një nder që ju pata kapiten”, ka shkruar trajneri i Napolit.“Ju dëshirojë sa më shumë sukses në të ardhmen e juaj”.

Read More »

Haradinaj reagon për rrahjen e dy kosovarëve në Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për rrahjen brutale të dy kosovarëve në Novi Sad të Serbisë.Thotë se lëvizja e lirë në vendin fqinjë nuk është e garantuar derisa kërkon që organet e drejtësisë të merren me rastin.Sipas Haradinajt njëri nga dy të rrahurit po lufton për jetën nga akti të cilin ai e quajti ‘të pashembullt’.Shkrimi i plotë i Haradinajt:I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.

Read More »

Lola e bën ‘horë’ Dautin, i publikon foton që s’do të donte ta shihte kurrë

Lola Haradinaj është bashkëshorja e deputetit të Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.Ajo është një femër tejet e bukur dhe atraktive, gjë që e dëshmon në çdo paraqitje të saj, shkruan ORAinfo.Gjëja që e karakterizon më së shumti është veshja me shumë stil.Lola është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Sot ajo i ka publikuar Dautit një foto shumë të vjetër, për të cilën thotë se e ka pickuar grejza.A thua cili do të jetë reagimi i Dautit kur ta shoh këtë foto!?/ORAinfo/

Read More »

IPKO deklarohet për biletat Kosovë-Maltë

IPKO ka lëshuar një komunikatë për shtyp sonte për biletat e ndeshjes së Kombëtares se Kosovës me atë të Maltës.Sipas IPKO, qytetarët që janë duke pritur për një biletë duhet ë kenë mirëkuptim dhe durim gjatë blerjes së biletave.Kështu thuhet në komunikatën e IPKO’së:IPKO e kupton rëndësinë e secilës ndeshje të përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe e kupton dëshirën e madhe të secilit qytetar që të përkrahë në mënyrë aktive përfaqësuesen tonë në fushë. Megjithatë, ju bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit, që të kenë mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të blerjes së biletave.Sot në orët e pasdites, gjatë procesit të shitjes së biletave, janë shënuar disa incidente, të cilat nuk i përkrahim dhe për më shumë, i dënojmë.Duam t’ju informojmë që IPKO, vetëm e lehtëson procesin e shitjes së biletave. IPKO-ja në këtë rast, zbaton vendimet e Federatës së Futbollit, siç janë mënyra e shitjes së biletave, pikat e shitjes, vendndodhja dhe koha e shitj..

Read More »

Juventus del me vendim zyrtar për Pogban, a do ta rikthej lojtarin

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici konfirmon se Pogba nuk do të rikthehet tek kampionët italianë.“Ne e duam shumë”, konfirmoi Paratici.“Ne jemi të lidhur me të, por nuk kemi menduar kurrë për një transferim të mundshëm dhe nuk do të mendojmë për këtë”, theksoi ai.“Sergej Milinkovic-Savic? Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por nuk i kemi folur atij ose Lazios”.Vlen të theksohet se Paratici së shpejti do të ketë më shumë përgjegjësi me Bianconerët, pasi drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta po largohet më 25 tetor.

Read More »

Kryeministri Haradinaj asnjë fjalë për akuzat e Thaçit

Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në Shqipëri me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare. Nga atje ai foli për kulturën shqiptare, por jo edhe për kërcënimet që mori sot nga presidenti Hashim Thaçi.Kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili i kërkoi të parit të Qeverisë ‘korrigjim deklaratash’ pasi ‘nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona’.Shefi i ekzekutivit është lajmëruar nga Shqipëria ku po feston ditëlindjen e Mbretit Ahmet Zogu I. Por jo për t’iu kundërpërgjigjur Thaçit.“Me Anitën dhe miq të shumtë, ishim të nderuar të bashkohemi me Familjen Mbretërore, Princin Leka dhe Princeshën Elia, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe në kremtimin e ditëlindjes së Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Ahmet Zogu I. Historia dhe kultura e pasur shqiptare janë testament dhe mishërim i vlerave tona sublime perëndimore. RH’, shkruan Haradinaj në Facebook.Thaçi i kërkoi sot Haradinajt..

Read More »

E dhimbshme, ja çfarë po i ndodh Çlirimit në Serbi

Çlirim Kamber Maloku (1999) i lindur në Planej e me vendbanim në Prizren (Lagja Arbana), ishte rrahur brutalisht nga disa serb sot në Novi Sad.Sipas informacioneve të KMDLNJ-s, Çlirimi ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën.19 vjeçari, kishte shkuar të punoj si furrtar atje (Novi Sad) dhe të hënën është sulmuar bashk me një shoqërues të tij, poashtu shqiptar nga një grup serbësh në Novi Sad.‘Ai, është në situatë kritike dhe po lufton me jetën, nga lëndimet që ka marr në kokë’, tha një familjar i viktimës në kushte anonimitetit, për KMDLNJ në Prizren.I sulmuari tjetër është G.B (poashtu shqiptar) por që është në gjendje më të mirë, dhe i cilli ka deklaruar për mediet dhe të afërmit e Malokut, se ata u sulmuan pasiqë u panë të flisnin shqip, nga 4-5 persona (serb).KMDLNJ, kërkon ndërhyrjen e autoriteve të Republikës së Kosovës, qoftë direkt, përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmoj në ofrimin e ndihmës..

Read More »