Home / 2018 / October / 09

Daily Archives: October 9, 2018

Lajmi i fundit: SHpërthim i fuqishëm në këtë vend

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Bosanski Brod, vend që ndodhet në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës.Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe për shkakun e shpërthimit.Ilija Joviçiç, kryetari i bashkisë, u ka thënë mediave se të gjitha njësitë e zjarrfikësve tanimë gjenden në vendin e ngjarjes.Ndërkohë, ai ka konfirmuar se kishte një shpërthim dhe se kishte disa punëtorë të lënduar.

Read More »

Stoltenberg: Nëse Beogradi e Prishtina bëjnë ndonjë lëvizje, atëherë do të merremi me çështjen e kufijve

Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ka folur për qëndrimin e aleancës ushtarake karshi çështjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Stoltenberg ka thënë se NATO’ja do të merrej me çështjen e kufijve, vetëm nëse Beogradi e Prishtina do të bënin ndonjë lëvizje.“E keni parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO’ja është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, ka thënë ai për RTS.“NATO’ja e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Evropian. NATO’ja dhe BE’ja nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të ndihmojmë”, është shprehur Stoltenberg.“Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, ka deklaruar ai.I pyetur se a e sheh këtë si mundësi, ai është përgjigjur: “Nuk dua të spekuloj. Por besoj se ky dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të zhvillohet, dhe pastaj do të merremi me rezul..

Read More »

Filizin nuk do ta njihni sa shumë ka ndryshuar, por kaq e bukur duket në këtë moshë

Ebru Kocaga është ndër aktoret kryesore që solli shumë emocion me serialin, ‘Aci Hayat’.Aktorja turke që është edhe ndër biondet më të dëshiruara të publikut turk, ka ndryshuar shumë kaq kohë pas serialit, shkruan ORAinfo.Ajo është martuar dhe ka fëmijë por nuk po shihet të luajë role të tjera përpos atij që rrëmbue edhe zemrat e shumë prej publikut shqiptar.Për më shumë shikoni çfarë zonjë duket edhe e martuar. /ORAinfo/

Read More »

Ja arsyeja e largimit të Zidane nga Real Madrid

Ish trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane pas përfundimit të sezonit 2017/2018 vendosi të largohet nga Real Madrid.Trajneri francez kishte befasuar të gjithë kur pak ditë pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, vendosi të ndajë rrugët me Real Madridin. Sipas ‘El Pais’, deri te ky vendim trajnerin Zinedine Zidane e ço prezenca e një lojtari te ‘Los Blancos’.Në janar të vitit 2018, Zidane dhe drejtuesit e Realit ishin pajtuar që në fund të sezonit do të shisnin Gareth Balen 100 milionë euro, dhe këto para të shfrytëzoheshin për sjelljen e emrave si Neymar, Hazard, Kane apo Salah.Florentino Perez pas përfundimit të finales me Liverpoolin, nuk ishte pajtuar që të zbatohet kjo marrëveshje, duke shprehur besimin e plotë në Bale.“Ky është një djalë më i mirë se Cristiano”, raportohet të ketë thënë Perez.Kjo gjë nuk u prit mirë nga Zidane, që nuk hezitoi të ndante rrugët me Real Madridijn.

Read More »

Haradinaj tregon qëndrimin e SHBA-ve për kufijtë e Kosovës

Kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë vizitës së tij në SHBA ka marrë mesazhe se kufijtë e Kosovës janë mirë.Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë gjatë bisedës me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattisai, i ka thënë se kufijt janë mirë.“Nuk dua ta konsumoj bisedën me Matis, por sipas informacioneve që kam e di se nuk do të luhet me kufijt e Kosovës”.Sa u përket deklaratave që ai ka bërë ndaj Elez Blakajt, Haradinaj ka thënë se ai është treguar jo profesionist kur e ka publikuar një aktakuzë që ishte në përpunim e sipër.Duke folur për veteranët, Haradinaj ka thënë se në Dukagjin ka pasur një mobilizim masiv.“Nuk e di sa pjesëtar ka pasur UÇK-ja në Burojë, por e di se në Dukagjin çdo shtëpi ka pasur mobilizim dhe çdo njeri i rritur ka qenë me pushkë në dorë”.Haradinaj ka thënë se në bazë të statistikave të IOM-it në vitin 1999, UÇK-ja ka pasur 22 mijë pjesëtar.“Kur është transformuar UÇK-ja në TMK, IOM ka bërë një reg..

Read More »

Leonora sapo publikojë një foto, befason me pamjen

Është ne njohur që nga fëmijëria, atëherë kur fillojë edhe të këndonte.Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është ndër personat më të dashura për publikun tonë, shkruan ORAinfo.Leonora pos për këngët e saj, shquhet edhe për elegancën në çdo paraqitje.Ajo është aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet ku zakonisht shfaqet me pamje tejet elegante.Leonora para pak çastesh ka publikuar një foto ku duket me plotë elegancë.E thelluar në mendime Leonora duket mjaftë tërheqëse. /ORAinfo/

Read More »

Adelina nuk do ta njihni me këtë grim, Sellma e bën njeri tjetër

Adelina Ismaili nuk po e ndërron grimeren e saj të preferuar.Është Sellma ajo që pas rikthimit të këngëtares po kujdeset për pamjen e saj në çdo paraqitje televizive, shkruan ORAinfo.Edhe pse Adelina ka disa vite pas vetes, ajo është një konkurente ‘e fortë’ për shumë nga këngëtaret e reja, prandaj edhe një kujdes i madh për pamjen, nuk i mungon.Së fundi ajo ka ardhur me një grim që e ka ndryshuar plotësisht, sa nuk njihet. /ORAinfo/

Read More »

Formacioni i Italisë me plot befasi, mungojnë Balotelli dhe Belotti

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini e ka gati formacionin për duelin ndaj Ukrainës dhe Polonisë për Ligën e Kombeve.Tekniku italian ka lënmë jashtë Mario Balotellit dhe Andrea Belottin.Ai pritet të luajë me modulin e lojës 4-3-3, duke përdorur taktikën e sulmuesit të “fshehur”.“Sportmediaset” ka publikuar formacionin e mundshëm të përfaqësueses italiane:Italia (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Biraghi; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Bernardeschi, Insigne.

Read More »

Pacolli flet sërish për takimin qe e bëri horë, befason me deklaratë

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli sërish ka folur për shtërngimin e duarve me presidentin amerikan Donald Trump.Ky takim e kishte bërë horë Pacollin i cili fillimisht këtë shtërngim duarsh e kishte prezantuar para opinionit kosovar si takim me presidentin Trump, por ku u kuptua e vërteta, atëherë Pacolli e ‘korigjoi’ postimin e tij në faqën e tij zyrtare, duke e pranuar se kishte vetëm një shtërngim duarsh, përcjell ORAinfo.E sot Pacollit shpjegoi shtrëngimin e duarve që kishte me presidentin amerikan, për të cilën u publikua një video në të cilën dëgjohej një gazetar kosovar duke i thënë Pacollit “Jepja dorën Trumpit”.“Në New York e kam takuar në 1997, në 87-n e kam takuar në Moskë. Atëherë kemi biseduar gjatë, shumë gjatë por ishte një biznesmen atëherë dhe sigurisht se po ta dija që do të bëhet president atëherë do të investoja në miqësinë me të. Ai bën me dorë dhe bën me drejtim dhe në një moment një polic që ishte afër ma qet dorën në shpinë, më shtyn drejt tij edhe ja j..

Read More »

Nënkryetari i AAK-së: Thaçi s’mund ta shkarkojë Haradinajn

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë në Zona B se Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka të drejtë kushtetuese për ta shkarkuar nga posti i Kryeministrit, kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.Gjini madje konsideron se ideja e Presidentit Thaçi për kufijtë është e gabueshme sikurse dhe deklaratat e tij referuar Kryeministrit Haradinaj.”Nëse cilido politikan e ka një ide ose vizion që e ka në rregull, mënyra më e mirë e tij për ta arritur atë, është t’i bind njerëzit. E unë e shoh si problematike këtë çështje kur dikush ka një ide e dëshiron të gjithë të pajtohen pavarësisht se të gjithë janë kundër idesë së Presidentit Thaçi”.”Kryeministri Haradinaj e di rrugën, e ka të saktë mendimin. Presidenti Thaçi nuk ka marr shumë kohë për t’i bindur njerëzit prandaj e them se është e gabueshme ajo, ndërsa kryeministri ka të drejtë”.”Shumica dërmuese e njerëzve janë që Kosova t’i ruaj kufijtë e vet, e po ashtu edhe më shumë se gjysma e PDK-së janë pro mendi..

Read More »