Home / 2018 / October / 16

Daily Archives: October 16, 2018

Arben Gashi nuk e mohon mundësinë që javën e ardhshme të ngritët mocioni kundër Qeverisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përpjekjes së opozitës së vendit për rrëzimin e Qeverisë, e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.Gashi është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, nëse javën e ardhshme do të mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.“Teorikisht mund të ketë (mocion, v.j.)”, është përgjigjur Gashi.Deputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij dhe partitë e tjera në opozitë po punojnë për t’i siguruar votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.

Read More »

Edhe nesër mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për nesër në Kosovë parashikon të mbajë mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Read More »

Big Mama del në rrugë me ‘papuçe’, qytetarët habiten me veshjen e saj

Big Mama ,këngëtarja e njohur, shquhet për origjinalitetin dhe natyrën e hapur që e veçon si karakter, shkruan ORAinfo.Këngëtarja ishte pjesë e një udhëtimi në Dubai, me ç’rast duket se do të realizojë një fotosesion, por nuk përjashtohet mundësia e edhe ndonjë klipi të ri.Ajo para pak çastesh ka publikuar një foto ku duket me plot stil.Ajo çfarë bie në sy janë papuçet të cilat I kombinohen me veshjen. /ORAinfo/

Read More »

Notat e lojtarëve në ndeshjën Francë- Gjermani

Kombëtarja e Gjermanisë ka vazhduar formën e dobët të saj në Ligën e Kombeve.Pas humbjes kundër Holandës, Gjermania ka humbur edhe sot kundër Francës me rezultat 2-1, edhe pse ishin më të mirë se Franca në pjesën e parë të takimit.Toni Kroos shënoi për epërsinë e parë të Gjermanisë.Franca u rikthye në lojë në pjesën e dytë, kur Grizemann realizoi dy herë në pjesën e dytë.

Read More »

Memli Krasniqi pro importit të veturave të vjetra

Pas reagimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, kundër projektligjit që mundëson importimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet, ka reaguar edhe Memli Krasniqi.Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka replikuar në shkrimin e Shefës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke thënë se në Kosovë ka ndotës më të mëdhenj të ajrit, siç është qymyri për ngrohje. Ai ka rikujtuar se në Kosovë, jo të gjithë mund të blejnë makina të reja, siç është paraparë nga deputetët.“Standardi i emetimit të Euro 4 bazohet në Direktivat 98/69/EC & 2002/80/EC, kështu që amendamenti i përmbahet akteve ligjore të BE-së. Unë ndaj shqetësimin tuaj lidhur me ndotjen e ajrit në Kosovë, por ka ndotës më të këqij, p.sh. djegia e qymyrit për ngrohje. Gjithashtu, jo të gjithë në vendin tonë mund të blejnë makina të reja”, i ka replikuar Krasniqi, Apostolovës.Kujtojmë se Zyra e BE-së përmes rrjet..

Read More »

Vazhdon gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, nesër seanca e radhës

Në Gjykatën e Prishtinës nesër pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitjen e vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza.Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Rizës.Gjatë seancës së kaluar në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa ka deklaruar se do të mbetet në heshtje në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues.“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, ka thënë Sekiraqa.Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 27 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen.

Read More »

Elita sapo shkon nuse te Gjiko, nuk do ta besoni që e bëri edhe këtë

Elita Rudi e bëri dasmën në mënyrë tradicionale duke i kushtuar vëmendje çdo detaji.Kurorëzimi i dashurisë me reperin Gjiko padyshim që mori vëmendje të publikut për shkak të popullaritetit që gëzojnë të dy, përcjell ORAinfo.Moderatorja bëri edhe diçka që pak femra po e praktikojnë tani.Ajo ndryshoi mbiemrin e saj në Rudi-Gjikolli, e ky fakt do ta gëzojë reperin. /ORAinfo/

Read More »

Gjermania nuk ia del kundër Kampionëve të Botës, humb me përmbysje

Përfaqësuesja e Francës e ka fituar derbin e javës në Ligën e Kombeve, duke e mundur Gjermaninë 2:1.Kampionët e Botës kanë arritur që të përmbysin rezultatin nga 0-1 në 2:1, për të shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin 1 në Ligën A në Ligën e Kombeve.Toni Kroos në minutën e 14’ e kaloi në epërsi Gjermaninë nga penalltia.Përmbysja e rezultatit nga Franca erdhi në pjesën e dytë, kur dy herë shënoi Grizemann.Ylli i Atleticos fillimisht shënoi në minutën e 62’ me kokë për 1:1, ndërsa në minutën e 80’, u tregua i saktë nga penalltia për 2:1.

Read More »

Ish komandanti i FSK-së: LDK dhe Vetëvendosje penguan formimin e ushtrisë

Ish-komandanti i FSK-së, tash anëtar i Kryesisë së PDK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se të gjithë e dinë që shqiptarët nuk kanë pasur konsensus për ushtrinë nga viti 2014.Kastrati, në RTV Dukagjini, ka thënë se në vitin 2014 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ishin të gatshëm për të pranuar formimin e ushtrisë së Kosovës me ndryshime kushtetuese.“Dihet botërisht në atë kohë ne kemi mundur ta kemi ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe serbët ishin të gatshëm të votonin këto ndryshime, por përfaqësuesit e dy subjekteve politike ishin kundër këtij transformimi apo siç thanë përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes kundër dhënies së një favori serbëve”, tha Kastrati.Sipas zyrtarit të PDK-së, këtyre dy partive u ka munguar largpamësia në atë kohë, dhe tani e kemi një shans të humbur.“Ato parti nuk kanë qenë vizionare dhe largpamëse, pasi që po të kishin qenë më vizionare dhe t’i kishin paraparë këto probleme që ne sot po ballafaqohemi katër vite pas, ne do të kishim pasur usht..

Read More »