Home / 2018 / October / 17

Daily Archives: October 17, 2018

NATO nuk e mbështet shndërrimin e FSK-së në ushtri përmes ligjit

Transformimi i FSK-së në ushtri po del se nuk e ka mbështetjen e NATO-s.Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.Por ky ndryshim mund ta detyrojë NATO-n të rishikojë angazhimin e vet në Kosovë.“U përket autoriteteve të Kosovës që të vendosin për ndryshimet në mandatin dhe strukturën e FSK-së. NATO përkrah FSK-në nën mandatin aktual. Nëse mandati ndryshon Këshilli i Atlantikut Verior do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë”, deklaron një zyrtar i NATO-s i pyetur nga Deutche Welle.Në pyetjen se cilat mund të jenë këto ndryshime, organizata më e fuqishme botërore shpjegoi se ato nuk mund të parashikohen tani. “Ne nuk mund të parashohim vendimet e Këshillit të Atlantikut Verior”, dekalron zyrtari.Këshilli i Atlantikut Verior është forumi më i lartë vendimmarrës i Aleancës së Atlantikut Verior e krijuar qysh në vitin 1949 dhe “vendimet e këtij këshilli janë shprehj..

Read More »

Shesheli planifikon të blej shtëpi në Preshevë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, Vojislav Sheshel ka deklaruar se planifikon të blejë shtëpi në qendër të Preshevës, transmeton Koha.net.Duke folur për Kosovën në televizionin serb Happy, Sheshel ka thënë se ajo e tërë do të mbetet në Serbi.“Kosova në tërësi mbetet në Serbi, ajo do të ketë një autonomi që mund të jetë kulmore. Katër komunat serbe nuk vihen në pyetje. Aty është prona homogjene serbe përfshirë Gazivodën. Kopaoniku është i mbrojtur, Trepça nuk është e tëra. Hyrja për ‘dritare’ është në anën e Serbisë e ne do të krijojmë qasje. Gjithsesi duhet të ketë lidhje tokësore ndërmjet fshatrave në Kosovë. Deçani do të duhej të kishte ekstra territorialitet. Kishat dhe manastiret serbe janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të ruhet me të gjitha mjetet. Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, ato nuk debatohen”, ka thënë Shesheli

Read More »

Sondazhi i fundit: LKD prinë, VV e qet PDK-në në vend të tretë

Instituti slloven “International Institute For Middle And Balkan Studies”, ka realizuar një sondazh në Kosovë me pyetjen se “kënd do ta votoni nëse zgjedhjet mbahen sot? Bazuar në rezultatet e këtij sondazhi, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 28.3%, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 23.1%, më pas Partia Demokratike e Kosovës me 22.9%.Me 10.% ka dalur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma me 5.2%, AKR 1.6%, PSD 2.2%, Aleternativa 0.6%.Instituti IFIMES e ka kryer sondazhin e opinionit publik në periudhën prej 19 deri 28 shtator 2018 në territorin e Kosovës.

Read More »

Aida plot ‘mllef’ për ata që e urrejnë, ‘shpërthen’ me postimin e fundit ndaj tyre

Aida Doçi tashmë është ndër këngëtaret më aktive të skenës sonë muzikore.Ajo është e pranishme në shumë mbrëmje dhe dasma, shkruan ORAinfo.Aida është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme.Sot ajo ka publikuar një foto dedikuar “haterave” apo atyre që e urrejnë.“Kurrë s’kam me u ndal”- ka qenë mesazhi kryesor i këtij postimi të Aidës./ORAinfo/

Read More »

Zbulohet jeta super-luksoze e vajzës 13 vjeҫare që ndërroi jetë në klasë

Medina Buleshkaj është vajza e cila humbi jetën në klasë, gjatë kohës kur po mbahej mësimi në shkollën “Bajram Curri” në Istog.Kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e saj, por edhe mbarë Kosovën, shkruan ORAinfo.Nga familja e saj u tha se vajza kishte probleme me zemër që nga mosha 2 vjeçare.Edhe pse kishte probleme të tilla, vajza gëzonte një jetë shumë të mirë, apo të pakten të tillë e shfaqte në rrjetet sociale.Dalje të shpeshta, ngrënjë jashtë, vozitje me veturë luksoze ishin vetëm disa nga elementet që mund të vëreheshin.Më poshtë mund të shihni disa nga postimet e saj të cilat i kishte bërë para se të ndërronte jetë./ORAinfo/

Read More »

Ish-pronari i Milanit është zhdukur, humbi 500 milionë euro

Vëllai i Silvio Berlusconi’t është befasuar me dështimin e Li Yonghong te Milan, duke pretenduar se kinezi ka humbur 500 milionë euro nga blerja e Milan.Eliott Management i mori Milan’in kinezit Li pasi ai nuk arriti të paguante kredinë 303 milionë euro, dhe Paolo Berlusconi’t i vjen keq për të.“U befasova, ai është sjellë shumë mirë me ne dhe pagoi gjithçka që duhet të paguante,” shprehet ai për Top Calcio.“Qeveria kineze ndryshoi filozofi. Li Yonghong është lënë i vetmuar nga shoqëruesit e tij.“Ai tani është në telashe. Unë se kam takuar asnjëherë Li Yonghong, por ai u zhduk nga faqja e dheut për shkak se humbi 500 milionë euro. Është e pabesueshme, por e vërtetë.”

Read More »

Molliqaj: Me lejimin e importit të veturave të vjetra fitojnë Devollët

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se lejimi i importimit të veturave deri në 15 vjet të vjetra, do të sjellë përfitime vetëm kompanisë Devolli ec cila do të marrë përsipër vendosjen e standardit Euro 4 në veturat që vijnë pa të në Kosovë.“Ideja është që me ia vendosë standardin Euro 4 edhe veturave që s’e kanë. Do të thotë e blen veturën lirë, dhe me 200 euro ekstra ia vendos standardin Euro 4. Por kush është përfituesi më i madh, kompania ekzistuese e homologimit ose ajo e re që do t’i ndahen paramendojeni për çdo veturë që s’ka këtë standard nga 200 euro. Ne e dimë çfarë përfituesi i madh është kompania Devolli që ka homologimin dhe ka monopol. Krejt ky çmim i lartë që mbahet në mënyrë arbitrare, jo prej konkurrencës dhe tregut, imponohet nga institucionet e shtetit për me e marrë një kompani private, pra nuk e merr shteti”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Read More »

“Zbutet” Vuçiq, e përmend për herë të parë ‘pavarësinë e Kosovës’

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka zbutur fjalorin karshi pavarësisë së Kosovës, në prononcimin e tij të fundit për media.“Në atë pjesë të territorit po ballafaqohemi jo vetëm me faktin se dikush atje ka krijuar pavarësinë, por edhe me sfidat e sigurisë për ekzistencë të popullit dhe me pjesëmarrjen e konsiderueshme në këtë të faktorit ndërkombëtar i cili me politikën e aktit të kryer do të donte të na sillte në pozitën se nuk kemi çfarë të kërkojmë atje”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.Ai, në ditën e BIA-s (Bezbednosna informative agjencia) ka thënë se pjesëtarët e këtij shërbim sekret serb duhet t’i bëjnë të gjitha për ta siguruar paqen dhe mundësuar serbëve të mbeten në Kosovë dhe aty të jenë vetë vetja.Ka thënë se Serbia po shënjohet si fajtorja kryesore për gjithë ato që kanë ndodhur në hapësirat e ish–Jugosllavisë.

Read More »

Vasfije Krasniqi nesër dekorohet me medaljen me të lartë shtetërore

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Vasfije Krasniqi do të dekorohet me Medalje Presidenciale.Vasfije Krasniqi në një intervistë për RTK-në ka rrëfyer me lot në sy për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte 16 vjeçare.Vasfije Krasniqi ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës.Ajo mbrëmë rrëfeu rastin e përdhunimit të saj nga forcat e policisë serbe në prill të vitit 1999.Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët gjykatat e Kosovës i kanë shpallur të pafajshëm.

Read More »

Deklaratë provokuese nga Irinej: “Këtë vend nuk e japim”

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej me zyrtarë të tjerë kishtarë kanë arritur sot në Kosovë.Ai në vendin tonë do të qëndrojë dy ditë dhe do t’i vizitojë Patrikanën e Pejës e Graçanicës. Ai sonte do të jetë në Manastirin e Deçanit, transmeton Koha.net.“Nuk mundemi dhe nuk ta japim atë që me shekuj ka qenë e jona e kurrë në histori nuk i ka takuar shqiptarëve, pa marrë para sysh pse na është grabitur dhe tani është nën pushtim të huaj. Ky është qëndrim i njëzëshëm i Këshillit argjipeshkvor dhe i shumicës së madhe të besimtarëve”, ka thënë Irinej para ardhjes në Kosovë.Ai, siç përcjell “novosti” ka theksuar se Kisha nuk përpiqet për konflikt të ngrirë në Kosovë por nuk është as për njohjen e aktit të kryer të arritur, sipas tij me “padrejtësi, agresion, dhunë e krime”, ndërsa ka shtuar se rreth Kosovës “nuk duhet vepruar me shpejtësi dhe as me zgjidhje provizore”.Në Kosovë Irinej ka ardhur nga Mali i Zi ku kishte adresuar akuza të shumta nga pushteti i atjeshëm.

Read More »