Home / 2018 / October / 18

Daily Archives: October 18, 2018

Krijimi i ushtrisë, befason me ragimin e saj Leonora Jakupi

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret qe me së shumit i ka kënduar luftës së UÇK-së, përcjell ORAinfo.Ajo edhe sot është shfaqur e lumtur pasi Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin i cili parasheh krijimin e ushtrisë së Kosovës.Leonora Jakupi sot e ka publikuar një fotografi të Ushtrisë së Kosovës, duke treguar krenarinë qe ka për këta ushtarë.Kujtojmë që ditë me parë eshtrat e babait të Leonora Jakupit janë kthyer në atdhe ku janë rivarrosur në Velani të Prishtinës pranë varrezave të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovë. /ORAinfo/

Read More »

‘Egjeli’ i golave kërkon transferimin në Milan

Ish sulmuesi i Milanit, Alesandro Pato është shprehur i gatshëm qe të rikthehet sërish në ‘San Siro’.Madje sulmuesi brazilian thote se ka takuar disa herë drejtorin e Milanit Leonardon me të cilin ka folur rreth të ardhmes së tij, përcjell ORAinfo.“Të them të drejtën jam takuar disa herë me Leonardon”, ka thënë Pato.“Ne kemi bërë disa shaka në lidhje me rikthimin tim te Milani, por të shohim se çfarë do të na sjell e ardhmja”, ka përfunduar Pato. /ORAinfo/

Read More »

Reagime të ‘çmendura’ në Serbi për ushtrinë e Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ashpër pas votimit të sotem në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë të tri projektligjeve për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.Sipas tij, përderisa Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin, transmeton lajmi.net.Sipas tij, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që siç deklaroi ai, terroristët e papenduar që të përsërisin krimet e tyre, përcjell lajmi.net.“Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, deklaroi Vulin pas miratimit të..

Read More »

Afrona vishte si adoleshente, zbulon edhe pjesë të ndjeshme të trupit!

U bë e famshme pasi u fejua me këngëtarin e njohur Bleron. Fjala është për modelen Afrona Dikën.Kjo e fundit njihet për linjat e saj joshëse. E vetëdijshme për këtë, Afrona nuk heziton t’i shfaq ato për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përcjell ORAinfo.E ndryshe nga herta e tjera kur jemi mesuar ta shohim Afronën të veshur me fustanë elegant, sonte Afrona është shfaqur me një stil krejt ndryshe.E veshur si adoleshente, Afrona nuk ka hezituar ta ekspozojë edhe kërthizën e saj. Në këtë foto ajo po duket mjaftë provokative./ORAinfo/

Read More »

Shkurte Fejza del me ec në Gërmi, me këtë veshje tërheq vëmendjen e të gjithëve

Shkurte Fejza vazhdon të mbetet këngëtarja me e pëlqyer në trojet shqiptare. Me zërin e saj ajo vazhdon t’i bëjë për vete edhe gjeneratat e reja, përcjell ORAinfo.Krahas muzikës, Shkurta ka filluar të jetë ‘in’ edhe në rrjetet socaile, duke publikuar foto të ndryshme nga përditshmeria e saj.Ajo ka filluar t’i rivalizojë edhe vajzat e reja me veshjen e saj. Sot vajza e saj Gresa ka publikuar një foto ku shfaqet Shkurta duke shëtitur në Gërmi. E veshur me xhinëse dhe atlete, Shkurta po duket si një vajzë 20 vjeçare. /ORAinfo/

Read More »

Xherdan Shaqiri merr lajmin e madh nga Liverpool

Gjiganti anglez i futbollit Liverpool po vazhdon të vuaj nga mungesa e disa lojtarëve të cilët i janë lënduar.Kjo pasi disa nga lojtarët kryesor të ekipit i janë lënduar gjatë ndeshjeve me kombëtaret e tyre në Ligën e Kombeve.“The Reds” tashmë do të vuajnë disa mungesa si në sulm ashtu edhe në mbrojtje si: Van Dijk, Mane, Salah dhe Keita.Ndërsa në ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop ndodhet dhe lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.Lojtari që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës nuk ka luajtur shumë minuta me Liverpoolin dhe tashmë tifozët e skuadrës së kuqe janë duke i bërë presion trajnerit Klop kur shkruajnë në rrjete sociale:“Është koha për Shaqirin”.“Shaqiri është gati për të startuar”.“Djema, djema, e kemi Shaqirin, ai mund të luajë”.“Shaqiri duhet të startojë kundër Hudërsfilldit”.“Shaqiri meriton më shumë minuta dhe besoj se duhet të luajë nga fillimi kundër Hudërsfilldit”, janë disa nga komentet e tifozëve në “Twitter” për Xherdan Shaqirin.

Read More »

Ky është kushti i Presidentit për tu tërhequr nga ideja për korrigjim kufijsh

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se për cilat arsye do të tërhiqej nga ideja e tij për korrigjim kufijsh.Nga ideja për korrigjimin e kufirit me Serbinë është i gatshëm të heqë dorë presidenti i vendit, nëse pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, do ta njohin pavarësinë e saj.Homologu i tij, Aleksandër Vuçiq, paralajmëron marrëveshje të dhimbshme për të dyja palët.

Read More »

LDK “zbulon” sekretin për tejkalimin e krizës institucionale

Lidhje Demokratike e Kosovës vazjdon të insistoj se zgjedhjet janë e vetmja mundësi për tejkalimin e krizës institucionale.LDK-ja vazhdon të thotë se institucionet e tanishme kanë mbetur pa legjitimitet dhe se vendi është në një krizë të thellë institucionale, për të dalë prej të cilës duhen zgjedhje të reja.Këtë e ka ripërsëritur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një takim me struktura të kësaj partie në Ferizaj, e të cilën e kanë cilësuar si takim mobilizues. Sipas njoftimit për media të LDK-së, Veliu ka bartur në këtë takim fjalët e kryetarit të partisë, Isa Mustafa në lidhje me të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe në LDK.“Ai ka thënë që ide të ndryshme, apo edhe kritika nga këto takime që LDK-ja ka filluar nga ky muaj, do t’i shërbejnë LDK-së te vendimi përfundimtar në organet e partisë për të gjitha çështjet që tashmë kanë prekur qytetarët e Kosovës dhe kanë shtyrë në një krizë të thellë institucionale deri në një qeveri jolegjitime dhe jokredibile për vendin”, thu..

Read More »

Skandali seksual në medresenë “Alaudin”, vjen reagimi i Naim Tërnaves

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava është përgjigjur ndaj akuzave për ngacmime seksuale në medresenë “Alaudin”.Kryeimami BIK-ut është i bindur se skandali seksual në medresenë ‘Alaudin’ për të cilin së fundi foli teologu Emin Bajrami, është gënjeshtër.Në Pressing ai thotë se është i bindur në punën e ‘pastër’ të punëtorëve të medresesë.“Tash e 10 vjet kanë shkruar mediat për këtë problematikë’, tha Tërnava.“Unë inkurajojë prokurorinë dhe politiken, por kam bindjen e thellë se aty çdo gjë është e pastër’, theksoi ai.

Read More »

Nait Hasani del kundër Hashim Thaçit, thotë se ky person duhet ta udhëheq dialogun

Drejtimi i dialogut me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi, nuk po i pëlqen shumë deputetit të PDK-së, Nait Hasanit. Ky i fundit po kërkon që tani dialogun me Serbinë ta udhëheq kryeministri Ramush Haradinaj.Deputeti Hasani ka thënë se nga sot e kemi një ushtri të gatshme për të mbrojtur territorin e Kosovës.Ai në RTV Dukagjini ka thënë se ushtria e Kosovës tani nuk do të dallojë nga ushtritë e vendeve tjera.“Me këtë ligj përcaktohet një ushtri me pjesëmarrje vullnetare, dhe një ushtri që nuk është në kontradiktë me bashkësinë ndërkombëtare”.Hasani ka thënë se edhe ushtritë e rajonit nuk kanë numër shume të madh të ushtarëve aktiv, prandaj edhe për ne 6 mijë ushtarë aktiv janë të mjaftueshëm.“Vendit tonë nuk i duhen më shumë se 6 mijë ushtarë aktiv, ndërsa për rezervistët mund të varioj numri sipas nevojës”, tha ai.Deputeti i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht edhe në formimin e ushtrisë po shfaqen tendenca për “bajraktarizma”, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me shqi..

Read More »