Home / 2018 / October / 19

Daily Archives: October 19, 2018

Luana në tapetin e kuq me komplete ‘pink’, po duket një zonjë e vërtetë

Luana Vjollca është ndër moderatoret dhe këngëtaret më atraktive në skenën tonë.Është cilësuar më e suksesshme në sferën e moderimit, e në atë të këndimit ka marrur kritika të shumta, megjithatë Luana vazhdon me projekte duke thënë se ky është një pasion i saj, shkruan ORAinfo.Ajo ka mbi 1 milion ndjekës dhe disa fansa të flakët, për të cilët ajo është shumë aktive.Si gjithmonë elegante dhe atraktive edhe sonte është shfaqur e tillë me një veshje pink.Bukuroshja në fjalë po duket një zonjë e vërtetë./ORAinfo/

Read More »

Guardiola jep lajmin e madh për tifozët e Manchester City

De Bryne pati pësuar një lëndim në fillimin e sezonit.E duket se e ka tejkaluar këtë gjë dhe tashmë është i gatshëm për të vazhduar.Manchester City këtë fundjavë në sfidën ndaj Burnley-it do të ketë në dispozicion edhe super yllin e skuadrës.Trajneri spanjoll shtoi gjithashtu se mesfushori belg ende nuk i ka 90 minutat në këmbë dhe mund të aktivizohet vetëm për një fraksion të caktuar loje.Kujtojmë se De Bruyne ishte jashtë fushave për një kohë të gjatë. Rikthimi i tij mendohej të bëhej edhe më vonë, mirëpo puna intensive e belgut ka bërë të mundshëm një rikthim më të shpejtë.KDB ishte lojtari kyç i Cityt në sezonin fenomenal që pati vitin e kaluar. Rikthimi i tij do të jetë shtysë e madhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Read More »

Trajneri i PSG-së thellon dyshimet për të ardhmen e Neymarit.

Ditëve të fundit është vënë në dyshim e ardhmja e Neymarit tek PSG-ja.E këto dyshime i ka thelluar edhe më tej trajneri Tuchel me deklaratën e fundit.Braziliani thuhet se do të kaloj në La Liga. Dy mundësi për të janë Barcelona dhe Real Madridi, përcjell lajmi.net.Më herët edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë.Gjithashtu, Lucas Vazquez i Real Madrid është shprehur se do të ishte i lumtur nëse Neymar kalon në “Bernabeu”.Së fundmi, trajneri i PSG, Tuchel, ka thelluar dyshimet duke u shprehur i pasigurtë për të ardhmën e yllit brazilian.Në një konferencë për shtyp, i pyetur për Neymar, gjermani është shprehur: “Është ende tetori, është herët. Nuk e di çka do të ndodhë me Neymar”.Disa raportime bëjnë të ditur se Neymar ka marrëveshje me presidentin e PSG për tu larguar nga skuadra.

Read More »

Vendim historik: Kuvendi ndryshon emrin e Maqedonisë

Kuvendi ka ndryshuar emrin e Maqedonisë.E kjo është bërë me 80 vota pro.Deputetët e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale, këtë gjë e bën në fillim të seancës.Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.Vlladanka Aviroviq ka votuar pro gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Read More »

Gruaja gënjeu se është e sëmurë nga kanceri, arsyeja do t’iu shokojë

Kanceri është ndër sëmundjet më të rënda, që po merr shumë jetë.Ndër të tjera, kostoja e shpenzimeve për trajtimin e kësaj sëmundje është shumë e lartë, e ҫdo ditë e më shumë shohim raste të cilat kanë nevojë për ndihmë financiare, të cilën jo rrallëherë edhe e marrin.E këtë gjë e ka shfrytëzuar për të keq një grua nga Australia.Ajo është arrestuar pasi ka marrë 55 mijë dollarë nga një faqe për mbledhjen e fondeve duke mashtruar se vuan nga kanceri.Lucy Ëieland përdori rrjetet sociale për të treguar disa dokumente të rreme të trajtimit të kancerit të vezoreve. Ajo hapi një llogari në “GoFundMe” për të kërkuar ndihmë financiare pasi nuk përballonte koston e lartë të trajtimeve.Mashtrimi i 27-vjeçares u zbulua nga një person që do të dhuronte para.Policia tha se ajo ka kryer shkelje të besimit publik. Imazhet e saj në rrjete sociale përfshijnë pajisje mjekësore si maska oksigjeni dhe paterica. Nuk është e qartë se kush është pranë saj në foto dhe nëse dikush e ka ndihmuar për..

Read More »

E përdorni Instagramin? Nuk do ta besoni nga ҫka jeni i rrezikuar

Instagrami është ndër rrjetet sociale më të përdorura kohëve të fundit, e sidomos nga të rinjët.Shpërndarja e fotografive e videove është bërë trend i cili po vazhdon të rritet dita e ditës.Çfarë mund të shkojë keq vallë në botën e lumtur të Instagramit?E megjithatë, kur në vitin 2017 revista prestigjioze “Royal Society for Public Health” drejtoi një sondazh mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë, u zbulua që pikërisht platforma dedikuar fotografisë ishte ajo, që më shumë sesa të tjerat përkeqësonte cilësinë e jetës së përdoruesve të saj.Kundër çdo parashikimi, Instagrami është vendosur në vend të fundit, duke marrë pikë veçanërisht negative për sa i përket perceptimit për vetveten, cilësisë së gjumit, e sindromës së re “FOMO” (frikës ndaj humbjes së diçkaje me rëndësi, si arsyeja kryesore e shpërdorimit pa kufij të kohës në rrjetet sociale).Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti ..

Read More »

Adelina merr një dhuratë shumë romantike, a do të xhelozojë burri i saj?

Adelina Tahiri tashmë është bërë nënë e një djali, ndërsa profesionin e ka lënë paksa anash.Ajo vazhdon të jetë shumë aktive për fansat e saj me postime të ndryshme, ku shumica prej tyre kanë të bëjnë me djalin e saj, Jonin, shkruan ORAinfo.Këngëtarja u martua me një burrë më të moshuar se ajo, për të cilin veprim u kritikua shumë, por që Adelinës duket të mos i kenë bërë shumë përshtypje.Sonte, në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar një buqetë me lule të cilën tregon se e ka dhuratë.A thua do të xhelozojë burri i saj për këtë dhuratë!?/ORAinfo/

Read More »

Befasuese: Ja kush do të jetë trajneri i Real Madridit

U mendua se kandidati për t’u bërë trajner i Realit do të jetë Conte, por nuk ishte ashtu.Doli të ishte krejt dikush tjetër. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Evertonit, Roberto Martinez.Real Madridi momentalisht është në pozitën e katër të tabelës në La Liga, dhe nuk di për fitore në katër ndeshje e fundit, ku tri prej tyre i ka humbur, transmeton Gazeta Express.Emri i fundit është Roberto Martinez, i cili e dërgoi Belgjikën deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës gjatë verës në Rusi, dhe e zuri vendin e tretë në këtë kompeticion.

Read More »

“Bashkëpunimi me Vetëvendosjen, jo pa u sqaruar raporti i tyre me Rugoven”

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se bashkëpunimi me Vetëvendosjen varet nga raporti i saj me Ibrahim RugovëNënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për portalin Pista.News, duke folur për koalicionet e mundshme në të ardhmen, ka përjashtuar në njëfar mënyre, bashkëqeverisjen me LVV’në, përderisa këta të fundit e mbajnë qëndrimin e njëjtë ndaj liderit historik të tyre, Ibrahim Rugova. Vlen të përmendet se ditë më parë Albin Kurti ka zhvilluar një takim në shtëpinë e Isa Mutafës, ku edhe ishte raportuar për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK e VV. “Raporti i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj figurës së Rugovës si lider e themelues i kësaj Republike mund të jetë determinues për mundësinë e bashkëpunimit nesër. Tash për tash, mosbesimi mes dy partive tona është i madh dhe kjo ka ndodhur, jo vetëm nga kontestimi i figurës së Rugovës, por edhe ai agresiviteti opozitar karshi Qeverisë Mustafa, që ka qenë i paparë deri në këto kohë dhe i papërsëritsh..

Read More »

Hoxhaj ‘godet’ idenë e Thaçit: “Ne e duam këtë territor, këta kufij”

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së dhe kryetarit Veseli për kufijtë e Kosovës është i qartë. Ai në RTV Dukagjini ka thënë se PDK e do shtetin ashtu siç është dhe me më shumë njohje.“Ne e duam këtë territor, këta kufij, këtë shtet siç e kemi ta komplotojmë duke marrë njohje të ndërsjellë me Serbinë e cila neve do të na mundësonte anëtarësimin në OKB. Ky është qëndrimi i PDK-së dhe qëndrimi i kryetarit Veseli”, përcjell Telegrafi.Hoxhaj ka thënë se para dialogut me Serbinë, për PDK-në është me rëndësi konsensusi i brendshëm politik.“Problemi i Kosovës nuk është vetëm ideja e hedhur nga Thaçi, por problemi bazik është se ne nuk kemi një konsensus politike dhe nuk kemi një dokument të mirëfilltë për bisedimet me Serbinë”.Ai ka thënë se nuk do të synohet asnjë marrëveshje finale me Serbinë, pa njohje të ndërsjellë në fund të procesit.“Qëndrimi i PDK-së është se nuk bisedohet me Serbinë nëse nuk marrim një njohje nga ajo”.Zyrtari i PDK-së ka deklaruar..

Read More »