Home / 2018 / October / 20

Daily Archives: October 20, 2018

Lajmi i fundit: Alarm për bombë në Tiranë

Një alarm i rremë për bombë ka alarmuar sot Tiranën.Një njoftim për një pako të dyshimtë në midis zonës së Muzeut dhe Hotel Tiranës, ka bërë që të ketë një numër shumë të madh forcash policie dhe zjarrfikësesh në zonë.Mirëpo pas kontrolleve rezulton se alarmi ka qenë i rremë dhe pakoja nuk ka pasur lëndë shpërthyese.Duke ditur që është fundjavë dhe kjo është një nga zonat më të frekuentuara për qytetarët, paniku ka qenë i lartë.Mirëpo, pas kontrollit nga Policia është sqaruar çdo gjë se alarmi ka qenë jo i vërtet.

Read More »

Konfirmohet arrestimi i zëvendësministrit që vjen nga partia e kryeministrit Haradinaj

Arrestimi i zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.Zëvendësministri Cena vjen nga partie e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.Zëdhënës i Policisë se Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, Policia ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar.“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.“Të dyshuarit, duke vepruar në bashkëkryerje, dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha.Ai tha se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente të drejtësisë.

Read More »

Andrra vishet si nuse, pamja që do t’i pëlqej edhe Sinanit

Andrra Destani është gruaja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha.Andrra vazhdon të jetë atraktive në rrjetet sociale duke sjellë çdoherë imazhe të reja, duke mos harruar pamje me vello e veshje të nuseve.Me sa duket dëshira për të veshur dhe njëherë vellon e nusërisë, eksiton akoma për Andrrën, ani pse në dasmën e saj i ndërroi vellot me radhë, shkruan kosovarja.Gjithashtu edhe fytyra e saj me tipare mjaft të bukura, i jep rrezatim më tepër pamjes së saj mahnitëse në çdo postim që ajo bën publik përmes llogarisë së saj.

Read More »

Këto janë notat e lojtarëve në ndeshjen Barcelona- Sevilla

Klubi katalanas Barcelona ka arritur të pozicionohet në vendin e parë në La Liga, pas fitores së rëndësishme kundër Sevillës.Barcelona ka arritur të shënoi fitore me rezultatin 4:2.Vendasit hapën llogarinë e golave qysh në minutën e dytë të takimit, shkruan lajmi net.Golin e dytë për katalunasit e shënoi Lionel Messi, i cili edhe pësoi një lëndim gjatë kësaj ndeshje.Për 3:0 u përkujdes Suarez, kurse golin e katërt për “blaugranët” e shënoi Rakitic.Dy golat për Sevillën u realizuan nga Sarabia dhe Muriel.

Read More »

Ja kur hiqen vizat për kosovarët, sipas presidentit Thaçi

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e liberalizimit të vizave.Ai ka gjetur edhe fajtorët e vonesës për heqjen e vizave për kosovarët.Thaçi gjatë një interviste në “Oksigjen” ka fajësuar subjektet politike, rreth vonesave të liberalizimit të vizave.Ai në një emision televiziv ka deklaruar se vizat për Kosovën do të hiqen në momentin kur subjektet politike i lënë anash inatet dhe fillojnë të flasin mirë për Kosovën, në takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian.Sipas tij tregimi i sondazheve të bëra me të rinj kosovarë që synojnë shkuarjen në vendit e Bashkimit Evropian, i tmerrojnë zyrtarët e këtij institucioni.“Vizat hiqen për Kosovën kur na flasim mirë për vendin tonë në takime të mbyllura me zyrtarë të Bashkimit Evropian e jo të u themi që sipas sondazheve qytetarët 80% thonë që kur të hiqen vizat do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo i tmerron ata. Kur të lihen inatet politike e të flitet mirë për vendin edhe hiqen vizat. Kriteret janë plotësuar”, ka thënë..

Read More »

Dafina dhe Noizy flitet se janë në lidhje, ky koment sqaron do gjë

Noizy dhe Dafina është përfolur se janë në një lidhje, mirëpo një koment në një foto të Noizyt tregon pothuajse gjithçkaDy këngëtarët e njohur shqiptar Dafina Zeqiri dhe Rigels Rajku -Noizy, janë dy emra mjaftë të përfolur në mediat rozë, e ku ka edhe aludime për një lidhje të mundshme mes dyshes. Të dy kanë paralajmëruar që së bashku do të sjellin edhe një projekt muzikor e që pritet të lansohet së shpejti, raporton Zëri info.Sa i përket lidhjes mes tyre asnjëri nuk është deklaruar publikisht. Dafina kohëve të fundit është ndarë edhe nga i dashuri i saj.Mirëpo një koment në fotografinë e Noizyt ka lënë të nënkuptohet që Dafina së bashku me Noizyn janë duke kaluar kohë të mirë bashkë.Noizy në profilin zyrtar në “Instagram”, ka postuar një fotografi e ku në mbishkrim ka shkruar “E kom pamjen e qart se kam hyp n maj t kodrès”.I menjëhershëm ka qenë komenti nga shoku i tij Blerim Destani i cili Noizyt i ka shkruar “fotografi mir paska qen”, për të nxitur kështu një reagim edhe n..

Read More »

Napoli shfrytëzon gabimin e Juventusit, shënon fitore

Klubi Italian Napoli ka shfrytëzuar për mrekulli ngcjen me barazim të Juventusit.Napoli ka arritur të mposht Udinesen me rezultat bindës, lehtësi 3-0.Napoli , që iu kthye fitoreve në Serie A dy javë më parë me triumfin ndaj Sassuolos pas humbjes ndaj Juventusit vetëm një javë më herët, e arriti fitoren e dytë radhazi duke e mposhtur lehtësisht 3-0 Udinesen, raporton Gazeta Express.Napoli e shrtytezoi shumë mirë lëshimin e Juventusit, që barazoi 1-1 me Genoa sot më herët, dhe iu afrua në vetëm katër pikë bardhezinjve.Fabian Ruiz realizoi gol sensacional për ta thyer akullin për skuadrën e Napolit, kur e mposhti portierin kundërshtar nga largësia.Ndërsa, 10 minuta para fundit, Napoli shënoi edhe dy gola tjerë për t’ia vënë kapakun kësaj fitoreje.Daries Mertnez shënoi nga penalltia për 2-0 në minutën e 82-të, derisa Marko Rog tre minuta më pas për 3-0.Napoli tani ka 21 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Juventusi në vendin e parë.

Read More »

Barcelona merr kreun, por humb Messin

Klubi katalanas, Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rëndësi ndaj Sevillas.Barcelona arriti të shënoi fitore me rezultat 4:2, por që kjo lojë la një shije të hidhur për katalansit pas lëndimit të Messit. Barcelona e nisën për mrekulli takimin duke realizuar qysh në minutën e 2 me anë të brazilianit Coutinho. Vetëm 10 minuta më vonë ishte Lionel Messi që dyfishoi epërsinë për skuadrën “blaugrana”.Me gjithë këto lajme të mira, ishte momenti i zi, i cili mund të themi se edhe mbulon fitoren e skuadrës. Ylli Messi, pësoi lëndim në dorë, i cili lëndim ia pamundësoi vazhdimin e takimit.Në pjesën e dytë Sevilla ishte diçka më e mirë. Ata rrezikuan shumë herë portën e vendasve, mirëpo pritjet e jashtëzakonshme të Ter Stegen ia mohuan golin mysafirëve.Në minutën e 63 ishte Suarez ai që thelloi rezultatin, me golin e realizuar nga penalltia.Ishte minuta e 79 kur Sarabia shpërbleu paraqitjen e mirë të skuadrës në pjesën e dytë, duke shënuar golin e vetëm për mysafirët.Krejt në f..

Read More »

Lajmi i fundit: Arrestohet një zëvendësministër i Kosovës

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka arrestuar një nga zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal.Zyrtari I lartë institucional I arrestuar vjen nga radhët e AAK-së.Burime të “Kohës Ditore” bëjnë me dije se i arrestuar është një nga zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal.Zv/ministri i arrestuar është Musa Cena nga AAK-ja, ndërsa i njëjti dyshohet për veprën penale të ryshfetit.Këtë dikaster e udhëheq Rasim Demiri.

Read More »

Aida Doҫi sapo doli nga frizerka, bën frizurën dhe vesh fustanin më të bukur

Aida Doҫi është ndër këngëtaret me vokalin më të veҫantë në estradën tonë.Ajo u bë e njohur fal këndimit ‘live’ që është mjaftë i rrallë kohëve të fundit, shkruan ORAinfo.Doҫi tashmë realizon projekte të shumta të cilat gjithmonë rezultojnë të suksesshme.Këngët e saj janë zakonisht disa balada të cilat i këndon me shumë ndjeshmëri.Aida është aktive për fansat e saj edhe në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme si në aspektin profesional ashtu edhe personal.Sot ka publikuar një foto në të cilën shihet se është rregulluar e veshur shumë bukur.Këngëtarja po duket shumë e bukur dhe elegante në foton në fjalë. /ORAinfo/

Read More »