Home / 2018 / October / 21

Daily Archives: October 21, 2018

Inter – Milan 1-0, këto janë notat e lojtarëve

Ineri ka mposhtu Milanin në derbin e madh në Serie A e vlefshme për javën e 9-të.Interi fiton 1-0 me golin e shënuar nga Mauro Icardi në minutën e 92-të.apiteni përfiton nga një gabim në dalje i Donarumës dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë tri pikët zikaltërve, shkruan syri.net.Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e derbit të Madoninës, ku më i miri shpallet Vecino (8).Ndërsa autori i golit, Mauro Icardi, vlerësohet me notën 7.6 nga faqja e specializuar “Whoscored”.

Read More »

Shënoi gol në minutën e fundit të takimit, Icardi vjen me deklaratë bombastike

Me golin e sulmuesi argjentinas Mauro Icardi në minutën e 92-të, Inter ka mposhtu Milanin në derbin e Serie A e vlefshme për javën e 9-të.Pas ndeshjes ka foluur edhe ‘heroi’ i Interit.Icardi ka deklaruar pas takimit se të fitosh ndeshje të tilla në minutat shtesë është edhe më e bukur.Ishte pikërisht Icardi ai që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3 të takimit, në një ndeshje të dominuar nga Interi, transmeton Koha.net.“Derbit duhet të fitohen, e kemi thënë këtë gjatë gjithë javës. Patëm raste, goditëm shtyllën, një gol na është anuluar, merituam të fitonim për atë që krijuam për 90 minuta. Të fitosh kështu në minutën e 93, kjo e bënë edhe më të bukur”, ka thënë kapiteni i Interit për Sky Sport Italia.

Read More »

Maliqi kërkon unitet të skenës politike për dialogun

Analisti Shkelzen Maliqi ka kërkuar nga pozita dhe opozita që disponimin e mirë për bashkëpunim si në rastin e ushtrisë, ta vazhdojnë edhe në çështjen e dialogutAnalisti politik Shkëlzen Maliqi ka bërë me dije se pozita dhe opozita duhet ta vazhdojnë edhe për çështje të tjera madhore unitetin e treguar për transformimin e FSK’së në ushtri. Në një intervistë dhënë gazetës ‘Epoka e Re’, ai ka deklaruar se një unitet i tillë për procesin e dialogut me Serbinë do ta mundësonte rrumbullakësimin më të shpejtë të shtetndërtimit të Kosovës.Sipas Maliqit, çështja e dialogut me Serbinë është personalizuar.Ai ka shprehur skepticizëm se zgjedhjet e reja mund të sillnin ndonjë situatë tjetër në skenën politike.Sipas Maliqit, zgjedhjet janë gjithnjë të mirëseardhura nëse ato çojnë drejt daljes nga kriza dhe premtojnë rezultatin më deciziv në favor të partive në pushtet ose të atyre ne opozitë.

Read More »

Icardi shënon gol në minutën e fundit, Inter mposht Milanin

Derbi në Serie A mes Interit dhe Milanit i ka takuar ekipit ‘Zi e kaltër’ i cili në vend të vet fitoi me rezultat 1:0.Derisa të gjithë prisnin që derbi të mbyllej pa gola, në skenë doli sulmuesi argjentinas Mauro Icardi i cili në minutën e 92-të shënoi një gol të bukur me kokë pas një gabimi në dalje nga porta të portierit Donnarumma, përcjell ORAinfo.Milan u përpjek që ta barazonte rezultatin, por koha nuk i premtoi, duke bërë që Inter t’i arkëtoj tri pikë nga derbi.Pas javës së nëntë, Interi gjendet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Milani në të 12-të me 12 pikë. /ORAinfo/

Read More »

Jo vetëm me gola, ja çka i bëri Interit – Milanit edhe me statistika

‘Derbi della Madonnina” i ka takuar Interit. Ekipi ‘Zi e kaltër’ me golin e Icardit të shënuar në minutën e 92-të e ka mposhtur Milanin.Kapiteni përfiton nga një gabim në dalje i Donarumës dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë tri pikët zikaltërve, shkruan Syri.net.Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e debit të Madoninës.

Read More »

Deputeti gjerman i shkon në shtëpi Mustafës, ja për çfarë flasin

Deputeti gjerman Peter Beyer pas vizitës në Kosovë i ka shkuar në shtëpi për një takim kreut të LDK-së Isa Mustafës.Përveç deputetit në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, Mustafa ka takuar dhe shefin e zyrës së fondacionit KAS për Kosovë, Johannes Rey, raporton lajmi.net.Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë të ditur se kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, e ka falënderuar deputetin gjerman, Peter Beyer për kontributin dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.Po ashtu në këtë takim, Mustafa këtë delegacion e ka njoftuar edhe për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, shkruan lajmi.net.Njoftimi i plotë i LDK-së pa ndërhyrje:Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK-së, janë takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, z. Peter Beyer dhe z. Johannes Rey, Shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë.Kryetari Mustafa ka njoftuar z. Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar s..

Read More »

Sulmi ndaj pelegrinëve serbë, vjen reagimi i kryeministrit Haradinaj

Policia e Kosovë e ka konfirmuar më herët sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë në Istog. I menjehërshëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. I pari i ekzekutivit ka kërkuar që rasti të dalë para drejtësisë, derisa sulmin e ka quajtur të pa pranueshëm dhe goditje ndaj vlerave europiane.Reagimi i plotë i Haradinajt në Facebook:Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.RHGjatë ditës së sotme në fshatin Studenicë të Ist..

Read More »

Zhdukja misterioze e gazetarit saudit, a dihet ku ndodhet trupi i tij

Detaje të reja janë zbardhur në rastin e zhukjes misterioze të gazetarit saudit, Jamal KhashoggiMinistri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka thënë se Riadi ende nuk është në dijeni se ku janë mbetjet e trupit të gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi.Ata po e quajnë rastin një “operacion mashtrues” dhe një “gabim të madh”.Duke folur në një intervistë ekskluzive për Fox News të dielën, Al-Jubeir tha se eliminimi i Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë ishte “një tragjedi e tmerrshme” që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, nuk ka të bëjë me të.Al-Jubeir tha se Khashoggi u drejtua nga “ekipi saudit i sigurisë” kur hyri në konsullatë më 2 tetor dhe shpjegimi i tyre për atë që ndodhi ndryshon nga ajo e zyrtarëve turq, gjë që i bëri sauditët të hetojnë.“Ai humbi jetën në konsullatë, ne nuk dimë më shumë detaje, siç nuk dimë se ku është trupi”, tha ai.“Ne jemi të vendosur të zbulojmë çdo gur … Ne jemi të vendosur të ndëshkojmë ata që..

Read More »

A e keni parë me çfarë fustani ishte në emision sot Blerona Zeqiri?

Moderatojra e njohur shqiptare Blerona Zeqiri përveç moderimit, njihet edhe për stilin e saj joshëse.Krahas moderimit, Blerona shfaqet shumë atraktive përmes postimeve në rrjetet sociale, shkruan ORAinfo.Blerona sot ka publikuar një foto ku shfaqet gjatë emisionit të së dielës, të cilin ajo e drejton.E veshur me një fustan të çuditshme ajo ka befasuar ndjekësit e saj me veshjen. Kaq bukur është dukur ajo. /ORAinfo/

Read More »