Home / 2018 / November / 04

Daily Archives: November 4, 2018

Deputeti i PS-së kërkon që kosovarëve mos t’u merret patentë shoferi nëse gjobiten në Shqipëri

Kosovarët të cilët gjobitën në Shqipëri e kanë të pamundur të marrin patentë shoferin e tyre para tre muajsh.Por një gjë e tillë nuk ndodh edhe për qytetarët e Shqipërisë që gjobitën në Kosovë, përcjell ORAinfo.Këtë çështje në Kuvendin e Shqipërisë e ka ngritur deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili ka kërkuar nga opozita në Shqipëri, përkatësisht nga Partia Demokratike atje, që të vijë në seancë dhe të ndryshojë kodin rrugor.“Kërkoj prezencën e opozitës për të zgjidh një problem, i cili është një ngërç i jashtëzakonshëm dhe po krijon pengesa të jashtëzakonshme në përditshmëri. Meqënëse retorika nacionaliste dhe dashuria e madhe që shprehin deputetë të opozitës për vëllëzërit tanë kosovarë, shqiptarë duhet të vijnë të miratojnë ndryshimin. Sepse ata janë, pikërisht, të dëmtuarit e parë, për shkak të fluksit tejet të madh të ardhjes së tyre dhe frekuentimit në fundjavë kanë një problem të pazgjidhshëm”, ka thënë Ndreu.Ai tha se ndryshe nga kosovarët që përballen me ..

Read More »

Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës bëhet me kryetar të ri

Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është bërë me kryetar të ri.Në këtë post është zgjedhur Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik. Ai ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme.Sipas rezultateve preliminare, të cilat ka arritur t’i sigurojë Zeri.info, Mustafa ka fituar 4 mijë e 719 vota.I dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3 mijë e 741 vota, ndërsa Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2 mijë e 323 vota.

Read More »

Do të befasoheni, sa ja vjet është me i madh Dauti se Lola!

Shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Muçaj-Haradinaj janë ndër çiftet, për të cilët shkruhet shumë në mediat rozë.Si deputeti, ashtu edhe gruaja e tij, Lola janë mjaft të dashur për publikun, andaj edhe kanë ndjekës të shumtë në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria. Deputeti në rrjete sociale, kryesisht në facebook më shumë publikon imazhe nga takimet e ndryshme që lidhen me politikën.Ndërsa, moderatorja publikon për fansat e saj, si në instagram ashtu edhe në facebook kryesisht foto nga jeta private. Fotografitë me bashkëshortin dhe fëmijët janë të shpeshta në postimet e Lolës, e cila është nënë e dy fëmijëve që ka me deputetin Haradinaj.Dashurinë e tyre me martesë, Lola dhe Dauti e kanë kurorëzuar qe 12 vjet, më saktë në vitin 2006. Dauti është lindur në vitin 1978 dhe tani ka 40 vjet, ndërsa bashkëshortja e tij është e lindur në vitin 1987 dhe ka 31 vjet. Pra, bazuar në vitin e lindj..

Read More »

Shënoi golin e fitorës në minutën e 96-të, vjen deklarata bombastike nga Romagnoli

Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses me rezultat 1:0 në kuadër të Serie A.Golin e fitores në minutën e 96-të e ka shënuar kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli.Ky i fundit është shprehur shumë i lumtur qe shënoi golin e fitorës.“Tentoj të jap më të mirën gjithmonë, dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, ka thënë kapiteni pas ndeshjes dramatike në Udine”, ka thënë Romagnoli.“Të gjithë luajmë këtu për një klub të madh dhe dëshirojmë të japim më të mirën. Ishte një ndeshje madhështore, kishim vështirësi në pjesën e parë, mirëpo pastaj luftuam dhe morëm fitore”.“Kjo është ndoshta koha më e mirë që prej se jam në Milan, por shpresoj që më e mira të vije”, ka shtuar ndër të tjera Romagnoli. /ORAinfo/

Read More »

Kryeministri Haradinaj viziton kampin ushtarak të KFOR-it gjerman

Kryeministri Ramush Haradinaj nesër me mëngjes do të qëndrojë në Prizren.Haradinaj bashkë me një pjesë të kabinetit të tij do ta vizitojë kampin ushtarak të KFOR-it gjerman, njofton Zyra e Kryeministrit.Kampi ushtarak i ushtarëve gjerman është shndërruar në park inovativ dhe trajnues kosovaro-gjerman.

Read More »

Learta shkon me vjehrrën dhe kunata në dasëm, grimi i tyre merr vëmendjen

Learta Jakupi së fundi na befasoi me talentin e saj në këndim.Koncerti i saj ku ajo performoi si soprano mori shumë vëmendje edhe në medie, përcjell ORAinfo.Por Learta hyri në publikun kosovar si reja e Shyhretës, prandaj edhe si e tillë njihet.Është më se aktive në Instagram dhe padyshim që ka një numër të madh ndjekësish.Ajo sonte ka shkuar në një dasëm me vjehrrën, kunata dhe burrin e saj. Në disa foto të publikuara Learta dhe kunatat e saj shfaqet të rregulluara shumë bukur. /ORAinfo/

Read More »

Milanit i ndodh mrekullia, shënon golin e fitorës në minutën e fundit

Milan e ka fitua ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të kundër Udineses me rezultat 1:0 në kuadër të Serie A.Ndeshja ishte pa gola deri në fund të takimit, ku kapiteni i kuqezinjve shënoi një gol të vonshëm për t’ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij.Gjatë tërë ndeshjes kishte raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat, mirëpo goli nuk erdhi deri në minutën e 96’, raporton express.Pas një topi të fituar nga djelmoshat e Gattusos në mesin e fushës, me një kundërsulm arriti ta shënoj golin e fitores ku u nevojit ndërhyrja e VAR-it për ta konfirmuar golin.Me këtë fitore Milani mbetet në pozitën e katërt në renditje me 21 pikë.

Read More »

Ndeshja Milan – Juventus, vjen lajmi i dhimbshëm nga Higuain

Sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuain ka pësuar një lëndim të rëndë në shpinë në ndeshjen kundër Udinese në kuadër të Serie A.“El Pipita” u detyrua të largohej nga fusha e lojës në ndeshjen që Milani luajti si mysafirë ndaj Udineses, pas një dëmtimi që mori në shpinë në minutën e 35-të.Mediat në Itali raportojnë se Higuain ka pësuar lëndim të rëndë dhe pritet të mungojë disa javë.Sipas “Sportmediaset” lojtari argjentinas ka një dëmtim që mund ta mbajë jashtë supersfidës që Milani do të luajë javën tjetër me Juventusin.Megjithatë, nesër klubi do të dal me komunikatë zytare për lëndimin e Higuain. /ORAinfo/

Read More »