Home / 2018 / November / 06

Daily Archives: November 6, 2018

A u nda Besart Halimi nga gruaja? Kjo foto sqaron gjithçka

Është një nga këngëtarët më aktiv , Besart Halimi.Dy vite më parë, këngëtari i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me vajzën që dashuronte.Kohëve të fundit u përfol shumë në media për ‘ndarjen’ e këngëtarit Besart Halimi nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe një fëmijë.Për këto fjalë, nuk thanë asgjë asnjëri, duke lënë të gjithë në mëdyshje, derisa vendosën të fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.Por, dyshja sonte kanë vendosur t’ua mbyllin gojën të gjithëve, duke u dhënë fund dilemave.Besarti ka publikuar një fotografi në Instagram me Janën, ku shfaqet duke e puthur në faqe.Me mbishkrimin “Dashuria ime, lumturia ime”, Besarti tregoi që po përjeton ditë të lumtura pranë bashkëshortes së tij.

Read More »

Napoli- PSG, barazojnë për t’u bërë më dramatike situata në grupin e tyre

Napoli dhe PSG kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1:1.Në minutën e fundit të pjesës së parë, PSG kaloi në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Bernat, që pranoi një asistim nga Mbappe.Napoli golin e barazimit e shënoi në minutën e 63’ nga penalltia, përmes Lorenzo Insigne, që mposhti portierin Gianluigi Buffon.Ky barazim mes Napolit dhe PSG-së, e humbja e Liverpoolit në Serbi, e ka bërë të paqartë situatën në grupin C.Pas katër ndeshjeve, Napoli dhe Liverpool ndajnë vendin e parë me nga gjashtë pikë, për t’u ndjekur nga PSG me pesë pikë dhe Crvena Zvezda me katër pikë.

Read More »

Notat e lojtarëve Inter- Barcelona, ky ishte lojtari i ndeshjes

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Interiit dhe Barcelonës me rezultat 1-1.Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Blaugranët bënë paraqitje më të mirë duke krijuar më shumë raste para portës kundërshtare.U desh të pritej minuta e 83 për të parë golin e parë në këtë ndeshje.Ishte Malcom që në minutën e 83 kaloi në epërsi Barcelonën.Interin nga humbja e shpëtoi Mauro Icardi, që shënoi në minutën e 87 të ndeshjes.Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme

Read More »

Heshtja e presidentit Thaçi ndaj vendimit të Qeverisë për taksën ndaj prodhimeve serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si duket nuk e ka mbështetur vendimin e Qeverisë për taksën ndaj prodhimeve serbe.Ai e nuk ka thënë asgjë për vendimin e Qeverisë, për t’u vënë taksë prej 10 për qind të gjitha prodhimeve serbe.Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të saj, të mbajtur sot, ka marrë vendim që t’i taksojë mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës me 10 për qind, duke i përjashtuar vetëm brendet ndërkombëtare që prodhohen në dy shtetet përkatëse.Ndaj këtij vendimi të qeverisë së vendit, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka reaguar Bashkimi Evropian, por edhe Serbia, që kanë kërkuar tërheqjen e këtij vendimi menjëherë.Por, rreth këtij vendimi po qëndron në heshtje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Shefi i shtetit kosovar, i cili ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për vendimin e Qeverisë, për t’u vënë taksë prej 10 për qind të gjitha prodhimeve serbe.Thaçi as nuk është deklaruar për media, e..

Read More »

Ministri Endrit Shala dështon në zbatimin e vendimit për ndalimin shitjes së cigareve për të miturit

Ministri i tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila udhëhiqet nga Endrit Shala qysh në ditët e para ka dështuar të respektoj vendimin për ndalimin e shitjes së cigareve dhe alkoolit për fëmijët nën 18 vjeçNë dyqanet afër shkollave, nxënësit blejnë cigare pa ndonjë telasheNjë ditë pasi ministri i Tregtisë e Industrisë lëshoi urdhëresë që të ndalohet shitja e cigareve dhe alkoolit për fëmijët nën 18 vjeç, në praktikë jo në të gjitha dyqanet ka filluar të respektohet. Kjo pasi, sidomos në dyqanet afër shkollave, nxënësit sot patën mundësi që, si zakonisht, të blejnë produkte të tilla.Edhe pse janë të mitur, shumë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë janë konsumues të duhanit. Në hapësirat pranë shkollave, shumë të rinj konsumojnë cigare, e shumica prej tyre, nën moshën 18 vjeçe. Madje, ata edhe mund të blejnë duhan pa asnjë problem, në disa markete e kioska të kryeqytetit, raporton televizioni publik.Edhe vetë nxënësit tregojnë se në disa markete të caktuara mund të blejnë leht..

Read More »

‘Llukman’ bëhet baba, publikon foton e parë të vajzës së vogël

Ernest Zymberi, ka kohë që është pjesë e projketve të mëdha të filmit dhe ekranit televiziv.Por, vëmendje të madhe ai mori me rolin e Llukmanit në serialin komedianAktori Llukman Avdili para një muaji u bë baba i një vajze, shkruan lajmi netMe anë të një postimi të publikuar në Instagram, ai ndau lajmin e gëzueshëm me fansat me ç’rast bëri edhe një dedikim prekës për të bijën.Ernest Zymberi bëhet baba për herë të parë.Dhe tani, Ernesti sapo zbuloi pak më shumë nga vajza e tij ku ndau imazhin më të ëmbël që keni parë ndonjëherë.“Një bebe e bën dashurinë më të fortë, ditët më të shkurtëra, netët më të gjata dhe një shtëpi më të lumtur”, shkruan Zymberi.Duhet theksuar se, Ernest Zymberi është një prej aktorëve më të dashur të serialit “O Sa Mirë”.

Read More »

Mourinho dorëzohet përballë Juventusit

Është dorëzuar pothuajse para sfidës trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.Mourinho ka thënë se Juventus janë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.Romelo Lukaku nuk do të luaj pasi që nuk ka udhëtuar me skuadrën nga Manchesteri, derisa Mourinho ka konfirmuar se ai nuk është i sigurt nëse sulmuesi do të luanë kundër Manchester Cityt të dielën.“Nesër është një ndeshje e madhe dhe është mjaftueshëm për të menduar se është e tillë. Kjo është mjaftueshëm për të menduar për ndeshjen kundër Juventusit. Nuk është një ndeshje kruciale për ne”, tha trajneri në konferencën për shtyp.“Ndeshjet kundër Young Boys dhe Valencias do të përcaktojnë pozitën e dytë. Nesër natyrisht ne do të luftojmë për fitore. Ne duhet të luajmë dhe ne duhet të luajmë shumë, shumë mirë për rezultat pozitivë”, ka thënë Mourinho.

Read More »

S’ka fitues në ndeshjen Inter- Barcelona

Interi dhe Barcelona janë ndarë në paqe duke barazuar.Ndeshja e zhvilluar në ‘San Siro’ e vlefshme për grupin B ka përfunduar 1:1.Barcelona edhe në këtë ndeshje u paraqit pa Lionel Messin, por skuadrës së Ernesto Valverdes kjo nuk i pengoi për të marrë një pikë nga udhëtimi në Milano.Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.Ishte Malcom që në minutën e 83’ kaloi në epërsi Barcelonën, pas një asistimi të pranuar nga Coutinho.Nuk vonoi shumë dhe goli i barazimit për Interin erdhi, me kapitenin Mauro Icardi që shënoi në minutën e 87’, për 1:1.Edhe pas këtij barazimi Barcelona mbetet lidere e grupit me 10 pikë, ku ndiqet nga Interi me 7 pikë, Tottenhami 4 dhe PSV 1 pikë.

Read More »

Belen, kalëron me bikini (Foto)

Një foto që ka çmendur Instagramin. Më shumë se 500 mijë ‘like’ në 24 orë. Belen Rodriguez shfaqet me një mikro-bikini e hipir mbi një kalë, duke u dërguar zemra ndjekësve të saj. Në plazh buzë detit, por edhe mes shkretëtirës,“showgirl”-i i lë pak hapësirë imagjinatës dhe me ato linja …

Read More »