Home / 2018 / November / 10

Daily Archives: November 10, 2018

Pacolli thotë se Putini nuk po ia hap telefonin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli thotë se e njeh presidentin rus Valadimir Putinin, por thotë se ai nuk po i përgjigjet në telefon.Pacolli që ka biznese në Rusi thotë se marrëdhëniet me Putinin i prishi për shkak të politikës. Pacolli thotë se Putini i ka thënë atij se derisa të jetë në politikë do t’i ndërprenë marrëdhëniet.I pyetur nëse flet me të në telefon, Pacolli ka thënë se Putini nuk ia hapë telefonin.“E njoh shumë mirë”, ka thënë ai në Oxygen.Kur është pyetur nëse vazhdon të flas në telefon. Pacolli ka thënë se Putini nuk ia hapë më telefonin.“Po por nuk më përgjigjet. Më ka thënë deri sa të jesh në politikë do t’i ndërpremë marrëdhëniet”, ka deklaruar Pacolli.

Read More »

Pal Lekaj shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm, ja kë e emëroi në këtë pozitë

Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj e ka ndërruar brenda ditës Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë.Ministri Pal Lekaj, e ka shkarkuar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Nebih Shatrin, Ushtrues i Detyrës i deritanishëm.Në vend të Shatrit, ministri Lekaj e ka emëruar në pozitën e Sekretarit si Ushtrues Detyre, Betim Reçicën. Reçica para se të emërohej Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të NJZP-së për projektin e ndërtimit të Autostradës Kijevë-Zahaq.Në Dokumentin që ka siguruar kallo com, thuhet se Betim Reçica do të ushtrojë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm me kompetenca të plota dhe me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i datës 06 shkurt 2017 me të cilin ishte caktuar Nebih Shatri U. D. i Sekretarit të Përgjithshëm.Reçica ishte zyrtar i prokurimit në kohën kur këtë ministri udhëhiqej nga Fatmir Limaj. Madje, Reçica ishte dëshmitar në rastin MTPT, ku ishte i ..

Read More »

Cima i ndihmon vajzës së tij Adelinës në kuzhinë, kështu gatuajnë ata së bashku

Rasim Thaҫi është ndër aktorët më të dashur për publikun tonë.Ai gjithmonë e ka bërë për vete publikun me humoret e tij të shumta, shkruan ORAinfo.Cima është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Sot ai ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me Adelinën, vajzën e tij, në një emision gatimi.Duket se humoristi dhe këngëtarja janë kuzhinier të mirë. /ORAinfo/

Read More »

Napoli me shumë mund fiton ndaj Genoas

Napoli ka arritur të fitojë në udhëtim ndaj Genoas.Napoli ka arritur të përmbyes rezultatin, pasi që ishte duke humbur me rezultat 1:0.Napoli ka shënuar fitore ndaj Genoas, për të qëndruar në ndjekje të Juventus dhe për të mbajtur të sigurtë vendin e dytë. Lojtarët e Ancelottit arritën fitore me rezultatin 1:2 në udhëtimin në Genoa, shkruan lajmi.net.Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, duke befasuar napolitanët, me anë të Christian Kouame, në minutën e 20’ të takimit.Pjesa e dytë filloi nën reshjet e mëdha të shiut. Në minutën e 58’ referi ndërpreu takimin, si pasojë e kushteve të rënduara të terrenit.Me rifillimin e takimit, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët në minutën e 62’ realizuan me anë të Fabian Ruiz, për të barazuar shifrat.Goli vendimtar që vulosi takimin erdhi në minutën e 86’ kur Davide Biraschi realizoi në portën e tij.Me këtë fitore, Napoli grumbullon 28 pikë, tri më pak se Juventus dhe 3 më shumë se Inter, të cilat skuadra kanë nga një ..

Read More »

Gattuso i ‘frikësohet’ Juventusit para derbit

Derbi italian Milan- Juventus zhvillohet nesër në mbrëmje.Të dy ekipet pritet të dhurojnë spektakël pasi që pritet të luhet një pijë e hapur.Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka folur para ndeshjes së madhe që Milani e zhvillon me Juventusin.Rossonerët janë nikoqir të Juventusit në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:30.Vendasit vijnë në këtë ndeshje me plot mungesa, por trajneri Gattuso beson se në futboll gjithçka mund të ndodhë, edhe pse luajnë ndaj një ekipi plot kampion. “Juventusi është plot kampionë, i fortë në çdo pjesë të fushës dhe më i miri në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Gattuso në konferencën e tij për shtyp.Gattuso ka thënë se Juventusi është më i miri në Evropë, së bashku me Barcelonën.“Duke thënë gjithçka për këtë, Milani do të luajë me kokën lartë, duke ditur se kanë diçka më shumë se ne, por gjithçka mund të ndodhë në futboll”.“Nuk duhet të shqetësohemi. Është e vërtetë se..

Read More »

Presidenti Thaçi ‘shtrëngon‘ duart me Macron

Presidenti i Kosovës po qëndron në Francë, ku para pak çastesh ka marrë pjesë në darkën e shtruar me liderët botërorë nga presidenti francez, Emmanuel MacronThaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.Thaçi është duke qëndruar atje për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.Klan Kosova ka siguruar një fotografi ku shihen dy presidentët duke i shtreguar dorën njëri tjetrit.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Paris të Francës për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe policia franceze është duke u përkujdesur për sigurinë e tij.

Read More »

Shënon rritje ndotja e ajrit në Prishtinë

Cilësia e ajrit në Prishtinë edhe sot ka qenë në gjendje jo të mirë.Kjo po ndodh me rënien e temperaturave kur rritet ngrohja më qymyr.Në mungesë të alternativave, shpesh si pasojë e kushteve ekonomike, qytetarët e Prishtinës zgjedhin mundësinë më të lirë për ngrohje e që është thëngjilli.Kjo metodë e ngrohjes, si më e lira e mundshme, sjell më vete edhe të këqija të shumta, jo vetëm për shtëpitë a objektet tjera që e përdorin atë, por edhe për tërë qytetin, raporton Koha.net.Dëshmi për këtë është edhe cilësia e ajrit që këtyre ditëve është përkeqësuar në masë të madhe.Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga Ambasada Amerikane në kryeqytet, ajri në këtë kohë ka arritur koeficientin prej 191 PM dhe konsiderohet e pashëndetshme.Masa të shumta ishin marrë në fillim të vitit për ajër më të mirë, por ato duket se nuk po zbatohen, raporton KTV.Thëngjilli vazhdon të jetë ndër zgjidhjet më të shpeshta të banorëve për ngrohje. Çmimi më i ulët dhe djegia më e ngadalshme,..

Read More »

Publikohet kënga e parë e rejës së Shyhretit, shikoni reagimin e nënës së saj

Drita Jakupi është nëna e Leartës, rejës së Shyhretes.Të dyja ato janë shumë të njohur tashmë për publikun, shkruan ORAinfo.Ato janë mjaftë aktive në rrjetet sociale, ku bëjnë postime nga më të ndryshmet.Sot përmes një postimi ajo ka treguar se tashmë është publikuar edhe në YouTube kënga e re e Leartës.Drita duket se e ka pritur me shumë emocion këtë moment./ORAinfo/

Read More »

Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë ka ngjallur shumë debat në vend.Kjo ide është duke u kundërshtua nga shumë udhëheqës në vend.Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni në një intervistë për KALLXO com ka thënë se ideja e presidentit të Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë e cila, sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është një fantastikë shkencore ndaj të cilës duhet pasur kujdes.Sipas Hysenit, përvoja e ridefinimit të kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra dhe nuk ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme për asnjërën palë duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet ta vazhdojë për çështje të interesit të përbashkët dhe jo për çështje të hapura siç është statusi i Kosovës.Tutje Hyseni ka theksuar se tani më shumë se kurrë është i nevojshëm konsensusi i brendshëm politik dhe social për të pasur sukses në fazën finale të dialogut.Ish-m..

Read More »

Befasia e madhe: Bonucci nuk do të startojë nesër kundër Milanit?

Derbi italian në mes Milanit dhe Juventusit do të fillojë nesër nga ora 20:30.Të dy skuadrat do të luajnë për fitore.Juventus dëshiron që përmes fitores të përforcojë pozitën e parë në tabelë, përderisa Milani përmes fitores dëshiron të mbajë pozitën e katërt, vend ky që i siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.Ekipi i Massimiliano Allegrit ka qenë pothuajse i përsosur deri më tani këtë sezon në Serie A dhe pritet të jetë një lojë e vështirë për Milanin e Rino Gattuso.Trajneri i Juventusit, Allegri ka vendosur të mos fillojë nesër ndeshjen me Leonardo Bonucci kundër ekipit të tij të mëparshëm.Sipas raporteve të fundit, duket sikur kjo mund të jetë fillimi i formacionit të bianconerëve.:Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Anulo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Mandzukic. /ORAinfo/

Read More »