Home / 2018 / November / 14

Daily Archives: November 14, 2018

Shkëmbimi i territorëve, ja çka thotë për gazetën ‘The Telegraph’ presidenti Thaçi

Dialogu Kosovë-Sërbi pritet të jetë me i vështirë javëve dhe muajve në vazhdim.Për dialogun me Serbinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Francë, ka folur edhe për gazetën britanike ‘The Telegraph’.Për këtë gazetë, Thaçi ka mohuar një marrëveshje të mundshme paqeje me Serbinë që do të përfshinte riorganizimin e kufirit përgjatë vijave etnike, me frikën se një marrëveshje e tillë mund të ndezë konfliktin midis dy shteteve fqinjë, shkruan The Telegraph.Gati dy dekada pas përfundimit të Luftës së Kosovës tensionet ekzistojnë ende. Vendimi i fundit i Kosovës për të formuar ushtrinë ka zemëruar Serbinë dhe ka alarmuar pakicën serbe të Kosovës, ndërkohë që shteti i ri ende mbështetet në një forcë të mbrojtur nga NATO.Hashim Thaçi mbajti një takim të tensionuar javën e kaluar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, që po përpiqet të nisin negociatat e zvarritura. Pa një marrëveshje, asnjëri nga dy shtetet nuk mund të arrijë qël..

Read More »

Mimoza Kusari ‘godet’ partinë qe e bëri deputete!

Mimoza Kusari-Lila arritit të bëhet deputete fal koalicionit me LDK-në. Tani deputetja e Kuvendit nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ia ka dhënë një goditje ish-bashkëpunëtorëve të saj në LDK.Kusari-Lila ka thënë në televizionin T7 se LDK’ja, parti me të cilën Alternativa ishte në koalicion deri vonë, nuk mund t’i mbajë ligjërata partive të tjera në opozitë, se si duhet të veprojnë.“LDK’ja nuk mund të na mësojë”, ka thënë Kusari-Lila, teksa ka folur për insistimin e LDK’së për të shkuar në zgjedhje e për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.Sipas Kusari-Lilës, LDK’ja s’ka kredibilitet as t’i tregojë askujt se çfarë qasjeje duhet të mbajë kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi.“LDK’ja e ka bërë Thaçin president”, ka kujtuar Kusari-Lila.

Read More »

E dhimbshme: Këngëtarja e njohur tregon se nuk mund të bëjë fëmijë

Këngëtarja me famë botërore, Jessie J e cila performoi së fundmi në skenën e ”The Royal Albert Hall” në një moment vendosi të ndajë me fansat e saj lajmin e dhimbshëm, të cilin e kishte marrë vesh katër vjet më parë.“Më thanë katër vite më parë se nuk mund të kisha fëmijë. Unë jam vetëm një ndër miliona njerëz që po e kalojnë dhe do ta kalojnë këtë gjë. Kjo gjë nuk na përcakton, por e shkruajta këtë këngë për veten time, në momentet e dhimbshme, por gjithashtu doja t`i falja vetes pak gëzim, t`u jepja të tjerëve diçka që mund ta dëgjojnë në momentet e vështira. Kështu që, nëse ju keni kaluar diçka të tillë, njihni dikë që po e kalon apo keni humbur një fëmijë, atëherë duhet ta dini që nuk jeni vetëm në këtë dhimbje dhe unë po mendoj për ju teksa këndoj këtë këngë”, ka thënë këngëtarja 30-vjeçare.Në vitin 2013 këngëtarja e njohur është shprehur për Marie Claire se dëshironte që shumë shpejt të kishte fëmijë.“Kur mbusha 25 vjeçe diçka ndryshoi tek unë. Shoh fëmijë në të ardhmen t..

Read More »

Learta publikon edhe këngën tjetër, ka diҫka për të thënë

Learta Jakupi është reja e këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli.Koncerti i saj ku ajo performoi si soprano mori shumë vëmendje edhe në medie, përcjell ORAinfo.Por, Learta hyri në publikun kosovar si reja e Shyhretës, prandaj edhe si e tillë njihet.Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të shumta.Sonte përmes një postimi ajo na ka prezantuar edhe me këngën e saj më të re e cila është publikuar në YouTube./ORAinfo/

Read More »

Tentohet ti vihet flaka gazetarit që hetoi lidhjet e Juventus me mafian!

Mafia në Itali vazhdon të bëjë ligjin dhe me sa duket viktima kësaj radhe është gazetari i televizionit Italian RAI, që ka hetuar lidhjet e mafias me Juventusin.Persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin shtëpinë e gazetarit të njohur italian Federico Ruffo, ndërsa ky i fundit gjendej brenda në shtëpi.Ata kanë vizatuar një kryq të madhë në murin e shtëpisë së tij në Ostia ndërsa kishin tentuar ti vënë flakën shtëpisë, duke e spërkatur me benzinë, përcjell ORAinfo.Për fatin e mirë të italianit kishte qenë qeni i tij, ai që kishte dëgjuar zhurmat dhe kishte filluar të lehë për disa minuta me rradhë.Kjo kishte bërë që autorët të largohen nga vendi i ngjarjes dhe ta zgjoj gazetarin nga gjumi teksa kuptoi se diqka po ndodhte.Ngjarja është regjistruar dy netë më parë, ndërsa ka qenë vetë gazetari ai që ka bërë denoncimin, përcjell ORAinfo.Mësohet se shkak i sulmit ishte investigimi i gazetarit për lidhjet e klanit mafioz italian “Ndraghetta” me drejtuesit e lartë të klubit ..

Read More »

Shefqet Krasniqi i kthehet dersit në Xhaminë e Madhe, ja çka ndodhi në oborrin kësaj xhamie

Edhe pse temperatura në Prishtinë shënon 5 gradë celsius, kjo nuk ka ndalur besimtarët që të shkojnë në Xhaminë e Madhe për të ndjekur ligjëratën e Shefqet Krasniqit.Qindra persona kishin zënë vend brenda Xhamisë së Madhe, por qindra të tjerë kishin mbetur jashtë saj për të dëgjuar dersin e Krasniqit.Disa në këmbë, disa të ulur, dëgjonin Krasniqin përmes zmadhuesve të zërit që ishin të vendosur në muret e xhamisë.Ligjërata e parë e Krasniqit pas katër vjet e gjysmë nisi me derën hapur të xhamisë, e cila ishte e bllokuar nga të pranishmit që nuk mund të hynin brenda.Shefqet Krasniqi, imami i arrestuar e më pas i liruar nga gjykata si i pafajshëm, ka nisur ligjëratën pas namazit të Jacisë, me një përshëndetje për të pranishmit.“Nga qershori 2014, Allahu ka dashtë që mos me u ulë në këtë xhami por ja që sërish me emrin e Allahut jemi bashkë sërish. Faleminderit kryetar e xhemat për krejt lutjet e mbështetjen, kjo e është shenjë e fortë qe e kemi ruajtë dinin. Kthehemi në temë se..

Read More »

Kosova merr mbështetje nga Britania e Madhe për anëtarësim në INTERPOL

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhëse ku është diskutuar edhe për Kosovën.Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Karen Pierce, në fjalimin e saj mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se duhet përparim më i madh dhe më i shpejtë në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.Të gjitha propozimet, sipas saj duhet të orientohen në rritjen e stabilitetit në rajon dhe në sigurinë e qytetarëve. Ajo ka shtuar se popujt e Kosovës dhe të Serbisë kanë zgjedhur liderët e tyre për t’i përfaqësuar interesat e tyre në mënyrën më të mirë. Londra, sipas saj, edhe e pret këtë, transmeton Koha.net.Pierce ka konfirmuar edhe mbështetjen e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Ka ftuar vendet e tjera që ta përkrahin këtë anëtarësim, duke thënë se Policia e Kosovës është shembull pozitiv i përparimit, që nga viti 1999 e deri më tash.Diplomatja britanike përgëzoi UNMIK-un për rolin që ka pasur në Kosovë, por konfirmoi se Londra zyrtare mbështet ..

Read More »

Mihrija në darkë më Motrat Mustafa, vëmendja tek fustanat dhe frizurat e tyre

Safetja dhe Sahidja janë dy nga Motrat Mustafa, këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun tonë, e sidomos atë të muzikës popullore.Të dyja janë shumë aktive me projekte muzikore dhe mjaftë të pranishme në organizime e ahengje familjare, shkruan ORAinfo.Ato gjithashtu janë shumë aktive edhe në rrjetet sociale me postime nga të ndryshmet.Sot ato kanë publikuar një foto në të cilën shihen bashkë me Mihrijen dhe të gjitha po duken tejet bukur./ORAinfo/

Read More »

Çka ka ndodhur me fytyrën e Albërie Hadërgjonajt, nuk do ta njihni!

Albërie Hadërgjonaj është ndër këngëtaret me më së shumti vite në skenë.Por, edhe përkundër këtij fakti, ajo vazhdon të duket si një vajzë e re, shkruan ORAinfo.Mjafton të shohim një foto të saj që të bie në sy bukuria dhe format e saj trupore.Albëria është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet e ku jo rrallë herë di të shfaqet edhe me pamje provokative.Duket se ajo se fundmi ka bërë ndërhyrje kirurgjike, ku vërehen në fotot e fundit. Shikoni fotot dhe gjykojeni vet a ka ndërhyrje apo jo. /ORAinfo/

Read More »