Home / 2018 / November / 15

Daily Archives: November 15, 2018

Zbulohet: Elez Blakaj i dërgonte dy fëmijët e tij me polici në çerdhe

Prokurori i dorëhequr Elez Blakaj kishte presione dhe dërgonte dy fëmijët e tij me polici në çerdhe. Kështu ka thënë prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, e cila i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij ish-prokurorit Elez Blaka, duke thënë se ai nuk ishte tuc, por një njëri që e ka dashur punën e tij.Hajdari tha se ish-prokurori Blakaj nuk ishte hero e as tuc, por një prokuror në të cilin sistemi prokurorial ka mundur të llogarisë në kontributin e madh të tij, pasi ka qenë një punëtor i cili nuk e ka kursyer veten.Ajo ka thënë se ai nuk mund të quhet ‘tuc’ për faktin se është larguar nga Kosova.“Unë kam thënë që ai as nuk është hero as tuc, ai ka qenë një prokuror në të cilin sistemi prokurorial ka mujtë me llogarit, me dhënë një kontribut të konsiderueshëm, një kontribut të madh në sistemin prokurorial, sepse ka qenë punëtor dhe nuk e ka kursy veten. Me sinqeritetin më të madh them se kurrë në asnjë moment s’duhet vlerësuar tuc nëse mendoni se m..

Read More »

Ministri i PDK-së shprehet i bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet ndaj LDK-së

Ministri i Drejtësisë, njëherësh anëtari i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet me një epërsi të mirë ndaj LDK-së.Tahiri, ka folur për mbështetjen që gëzon partia e tij në popull.Tahiri ka thënë në televizionin T7 se nuk iu beson sondazheve të ndryshme që e nxjerrin Lidhjen Demokratike të Kosovës partinë më të madhe në vend aktualisht.Ai është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.“PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet me një epërsi të mirë ndaj LDK-së”, është shprehur ai.

Read More »

Lojtari i Milanit kishte probleme me zemër, vjen lajmi i madh

Pas vuajtje me zemrën, Ivan Strinic duket se është gati të kthehet në fushë.Mbrojtësi i Milanit foli për mediumin kroat 24 Sata, duke zbuluar gjithashtu se kur do të kthehet në trajnim.“Mjekët thanë unë do të duhet të qëndrojnë larg nga fushë për tre muaj për të parë nëse hypertrophy do të hiqet vetë. Kjo ka ndodhur, pasi kjo do të thotë se gjendja ime ishte një rezultat i çështjeve sportive, dhe jo një sëmundje”, ka thënë Strinic, përcjell ORAinfo.“Unë gjithmonë kam menduar se do të jetë mirë, por ju e dini se si ajo është. Unë isha nën një stres dhe kam pasur dyshime. Për disa muaj, isha nervoz, por më në fund, është e gjatë, të gjithë pas meje tani. Unë do të kthehen në trajnim të hënën”, tha lojtari.Strinic ka premtuar se do të jap më të mirën në fushë.“Tani që kam pasur mundësinë për të pushuar kam kërkuar që të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Kurrë nuk kam menduar për pension, veçanërisht pasi çdo gjë që ndodhi në Kupën Botërore më dha energji të re”, përfundoi ..

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Gruevski gjendet ende në Shqipëri, ja ku fshihet!

Vazhdon misteri i vendit se ku ndodhet ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski.Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmojnë se Nikola Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më të mëdha të këtij shteti pretendon të kundërtën.24 News TV e Shkupit është duke transmetuar për momentin një emision ku duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, Gruevski ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë, raporton Albeu.com.Televizioni i madh maqedonas pretendon se Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i ofrohet azil.Vërtetësia e këtij informacioni të publikuar nga 24 News TV e Maqedonisë mbetet për t’u konfirmuar megjithatë lajmi ka rënë si rrufe në qiell të hapur pasi televizioni në fjalë është një ndër më të mëdhenjte dhe të besueshmit në Maqedoni.

Read More »

Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj, Vetëvendosje është kundër qe ky proces të drejtohet nga Lista Serbe

Lista Serbe ka thënë se është e gatshme ta votojë rrezimin e Qeverisë Haradinaj, pasi kjo e fundit vendosi taksë ndaj prodhimeve të Serbisë dhe atyre të Bosnjë Hercegovinës. Por duket se LDK dhe Vetëvendosje nuk janë të gatshme t’i bashkohen nismës së Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se qasja e partisë së tij mbetet e njëjtë në raport me Qeverinë e Kosovës.Selimi ka thënë se për momentin opozita edhe nëse bëhet bashkë nuk i ka numrat për rrëzimin e kësaj qeverie.“Ne po bëjmë një opozitarizëm aktiv. Na është dashur t’u kujtojmë se Qeveria është e pakicës, pasi as ligjet më të thjeshta nuk mund t’i kalojë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai në Rtv Dukagjini.Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është se Lista Serbë ishte përcaktuese për votimin e qeverisë aktuale.“Në vazhdimësi Lista Serbe po del të jetë përcaktuese edhe për funksionimin e Qeverisë edhe për institucionet tjera. Ne nuk ua kemi..

Read More »

Memli Krasniqi dyshon qe LDK ka guxim të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme qe ta nis iniciativën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës i cili ditë më parë se do të bashkëpunojnë qoftë edhe me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.Krasniqi ka thënë se nuk është kurrfarë çudie nëse LDK do të bashkëpunonte me Listën Serbe, për një qëllim të tillë, pra, rrëzimin e qeverisë.Por sipas tij LDK nuk guxon as të mendoj për zgjedhje në mënyrë serioze.“LDK-ja as nuk guxon me mëndu për zgjedhje seriozisht. LDK sikur ta kishte seriozisht punën e zgjedhjeve, ata, kanë mundur deri tash me iniciu mocionin e mosbesimit, por, kjo është veç demagogji retorike, ditore për me u mundu me mbajte elektoratin e tyre gjallë”, ka deklaruar ai në intervistën për Insajderi.Në një pjesë të intervistës Memli Krasniqi iu drejtohet partisë së Mustafës me; “Urdhëroni, filloni mocionin e mos besimit nëse e keni perime”.Sipas tij..

Read More »

Lola dhe Nora Istrefi bëhen bashkë, befasojnë me grimin e tyre

Lola Haradinaj është një ndër femrat më të pëlqyera të ekranit.Ajo ndër të tjera është edhe gruaja e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan ORAinfo.Lola është shumë aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme. Ajo duket se është shoqe e ngusht me këngëtaren e njohur Nora Istrefin.Ato kanë bërë një postim se bashku në Instastory ku u shfaqen të rregulluara bukur dhe të veshura me shumë stil. /ORAinfo/

Read More »

Gjermania deklason Rusinë

Gjermania është treguar e fort ndaj Rusisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 në një miqësore që është zhvilluar para shikuesve gjerman.Kjo fitore do ti jep motiv Gjermanisë për ndeshjen e radhës kundër Holandës në Ligën e Kombeve që e zhvillon si vendas.Gjermania e ka deklasuar në një miqësore Rusinë.Gjermanët kanë luajtur shumë më mirë së rusë dhe kanë arritur që ta mundin atë që në pjesën e parë, të cilën e dominuan në të gjitha aspektet.Fillimisht shënoi Sane në minutën e tetë, kurse rezultati u dyfishua në minutën e 25’të.Pjesës së parë, Gjermania i dha fund duke shënuar golin e tretë me anë të Serge Gnabry në minutën e 40’të.Në pjesën e dytë Gjermania bëri disa ndryshime por asnjëra Kombëtare nuk arriti që të shënonte gol.Kjo fitore i jep motiv Gjermanisë për të luajtur kundër Holandës, e cila do të zhvilloi dy ndeshje në nëntor, një kundër Francës dhe një tjetër kundër Gjermanisë.Në rast se Holanda e mund Francën dhe humbet nga Gjermania, nga edicioni i..

Read More »

Kroacia fiton dramën në “Maksimir”, shpreson në kalimin e grupit

Në një ndeshje dramatike, Kroacia ka arritur ta mposht Spanjën me rezultat të ngusht 3:2 në kuadër të Ligës së Kombeve.Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, kur me anë të Kramaric, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve për të zhbllokuar takimin (54’).Shumë i shpejtë ishte reagimi i spanjollëve, të cilët me anë të Dani Ceballos barazuan rezultatin (56’).Kroatët nuk u ndalën së kërkuari, dhe në minutën e 69’, Tin Jedvaj shfrytëzoi pasimin e pranuar nga Modric dhe kaloi për herë të dytë vendasit në epërsi.Barazimin e dytë për Spanjën e solli kapiteni Sergio Ramos, i cili në minutën e 78’ nga pika e bardhë barazoi për 2:2.Në fund (90+2), ishte Tin Jedvaj ai që realizoi një nga golat më të rëndësishëm në karrierën e tij, për t’i dhënë fitoren kroatëve.Me këtë fitore, Spanja grumbullon gjashtë pikë në pozitën e parë, me një ndeshje më shumë se Kroacia dhe Anglia që grumbullojnë nga katër pikë.

Read More »

Milan në shitje? Përgjigjen pronarët amerikan të kubit

Pronarët amerikan të klubit italian, Milan nuk dëshirojnë të shesin as edhe një aksion të klubit.Pas thashethemeve që sugjerojnë se pronarët e Milanos Elliott po kërkojnë të shesin një pjesë të pakicës në klub, fondi amerikan kanë qenë të shpejtë me reagimin e tyre duke mohuar shitjen e ndonjë aksioni.“Elliott nuk ka dhënë ndonjë mandat për Unicredit ose ndonjë bankë tjetër për shitjen e një pjese të pakicës në Milano. Këto deklarata janë të pavërteta”, tha zëdhënësi, përcjell ORAinfo.Milan këtë verë është marrë nga fondi Elliot pasi që pronarët e mëparshëm kinez kishin dështuar t’i kryenin obligimet ndaj këtij fondi.Fondi Elliot qeë ka marrë pronësinë e Milanit nuk dëshiron ta shesë klubin pa e vënë atë në krye të klubeve evropiane. /ORAinfo/

Read More »