Home / BOTA / Arrihet marrëveshje me Meksikën, Trump njofton për pezullimin e tarifave

Arrihet marrëveshje me Meksikën, Trump njofton për pezullimin e tarifave

Arrihet marrëveshje me Meksikën, Trump njofton për pezullimin e tarifave

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se është arritur marrëveshje me Meksikën mbi politikat e migracionit, duke thënë se kërcënimet e tij me tarifa “janë pezulluar”.

“I lumtur të ju informoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje me Meksikën. Tarifat e SHBA-së, që ishin paraparë të hynin në fuqi më 10 qershor ndaj Meksikës, janëpezulluar përfundimisht”, ka shkruar në Twitter, presidenti Trump.

“Në anën tjetër, Meksika është pajtuar që të marrë masa të forta për të frenuar rrjedhjen e migracionit përmes Meksikës dhe kufirit tonë jugor. Kjo po bëhet për të reduktuar apo eliminuar emigracionin ilegal që vjen nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara”.

Ndërkaq, përmes një postimi në Twitter, ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard tha se “nuk do të ketë aplikim të tarifave nga SHBA-ja”.

Më 30 maj, presidenti Trump njoftoi se do të vendosë tarifa prej 5 për qind ndaj importeve të Meksikës, derisa ky shtet të ndalë rrjedhën e migrantëve ilegalë, që kalojnë kufirin për në SHBA. Presidenti amerikan kishte shtuar se tarifat gradualisht do të rriteshin në 25 për qind “derisa problemi i migracionit të zgjidhej”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 8, 2019 2:02 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=450447
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Arrihet marrëveshje me Meksikën, Trump njofton për pezullimin e tarifave Arrihet marrëveshje me Meksikën, Trump njofton për pezullimin e tarifaveRating: 4.8