Home / BOTA / Përplaset një autobus, tre persona humbin jetën

Përplaset një autobus, tre persona humbin jetën

Përplaset një autobus, tre persona humbin jetën

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kanada.

Zyrtarët kanadezë kanë njoftuar se tre njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar kur një autobus me dy kate u përplas në një strehë për udhëtarët në kryeqytetin e Kanadasë, Otavë.

Në pamjet e publikuara shihet se pjesa e sipërme e autobusit është hapur plotësisht nga akisdenti, i cili ndodhi në një vendndalim të ngarkuar në pjesën periferike të qytetit. “Me keqardhje ju njoftojmë se janë konfirmuar tri viktima, dy prej të cilave ndodheshin në autobus, ndërsa një tjetër në vendndalim”, tha kryetari i Otavës, Jim Ëatson, në një konferencë me gazetarë.

Ai njoftoi se 23 persona janë lënduar nga ky aksident, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Spitali i qytetit ka njoftuar se i ka pranuar nëntë pacientë në gjendje kritike. Shefi i policisë së Otavës tha se shoferi i autobusit është kapur menjëherë dhe është marrë në pyetje, por refuzoi të japë hollësi të tjera.

Në fotografitë e publikuara shihen ekipet e emergjencës duke i trajtuar të lënduarit në tokë, ndërsa disa të tjerë zbresin përmes shkallëve nga pjesa e sipërme e autobusit. Ky është aksidenti i dytë i rëndë në të cilin përfshihet një autobus transiti në kryeqytetin kanadez. Në shtator të vitit 2013, një autobus ishte aksidentuar me një tren udhëtarësh, duke lënë pa shenja jete gjashtë persona, shkruan “The Guardian”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 12, 2019 5:43 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=403314
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përplaset një autobus, tre persona humbin jetën Përplaset një autobus, tre persona humbin jetënRating: 4.8