Home / LIFESTYLE / Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmije

Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmije

Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmije

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Oh, ata fëmijë! Siç janë duke luajtur e qeshur, një moment më vonë vetëm kur e shihni se është duke ju dhuruar juve dhe tjerëve përreth një dhimbje të madhe koke nga britmat.

Por, ekspertët kanë zbuluar një metodë efektive për ta ndalur zemërimin e çastit të një fëmije, transmeton Telegrafi.

Arsyeja e zemërimit nuk ka rëndësi. Ndoshta iu është prishur lodra e preferuar ose nëna ia ka ndaluar ta hajë ëmbëlsirën e fundit. Çfarëdo që është, kursejeni veten për t’i qortuar.

Le të supozojmë se fëmija është zemëruar për shkak se shoku i vet nuk dëshiron ta ndajë lodrën e vet me fëmijën tuaj. Prandaj, mos pritni derisa britmat të dalin jashtë kontrolle, por bëjani fëmijës menjëherë këtë pyetje: A është problem i madh, i mesëm apo i vogël?

Dhe kur fëmija ta kthejë përgjigjen, sugjeroni ta mendoni së bashku zgjidhjen, çfarëdo madhësie që të jetë problemi.

Ndoshta fëmija e pranon një lodër tjetër? Ose e ftoni shokun e fëmijës të luajë bashkë? Ka shumë opsione.

Psikologët e fëmijëve shpjegojnë se ka tri arsye bazike se përse kjo pyetje e zakonshme i qetëson fëmijët:

– Fëmijët e shohin se po i pranojmë dhe respektojnë ndjenjat e tyre
– Pyetja i bën ata të ndalen për ta menduar dhe vlerësuar situatën
– Duke e bërë këtë pyetje, prindërit e ftojnë fëmijën të provojë dhe ta zgjidhë problemin vet. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 13, 2019 2:56 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446119
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmije Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmijeRating: 4.8