Home / LIFESTYLE / Katër qytetet më mbresëlënëse në Kroaci për pushime të shkurta
Dubrovnik: Tri ditë në perlën e Ballkanit, qytetin e 'Game of Thrones' ku gërshetohet antikja me modernen (Foto/Video)

Katër qytetet më mbresëlënëse në Kroaci për pushime të shkurta

Katër qytetet më mbresëlënëse në Kroaci për pushime të shkurta

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Kroacia shumë shpejt është shndërruar në një vend për t’i kaluar pushimet viteve të fundit, kjo pasi që u mundëson turistëve shumë gjëra për t’i parë dhe shumë gjëra për t’i bërë.

Ndër tjerash, Kroacia është shtëpi edhe e shumë plazheve të bukura të cilat ia vlen t’i vizitoni, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse jeni duke kërkuar për një pushim të shkurtë, atëherë janë qytetet ato të cilat duhet t’i keni në radarin tuaj.

P.sh. Dubrovniku asnjëherë nuk dështon t’i befasojë turistët falë Qytetit të Vjetër dhe mureve historike, ndërkaq Spliti është po aq i mahnitshëm.

Jemi duke folur për arkitekturë magjepsëse, trashëgimi kulturore dhe objekte të cilat jua vjedhin vëmendjen – krejt këto me një çmim jo shumë të shtrenjtë.

Dubrovniku

Popullariteti i Dubrovnikut është rritur pasi ka shërbyer si një prej lokacioneve ku është xhiruar serial “Game of Thrones” dhe fansat e vizitojnë për ta parë Qytetin e Vjetër me muret piktoreske që i ka dhe me rrugët prej kalldrëmi.

Lexo po ashtu:
Dubrovnik: Tri ditë në perlën e Ballkanit, qytetin e 'Game of Thrones' ku gërshetohet antikja me modernen (Foto/Video)

Ju nevojiten dy deri në tri ditë për të eksploruar çdo gjë, por nëse keni hapësirë kohore, ia vlen ta bëni një vizitë edhe në plazhin Banje.

Spliti

Shpenzoni tri apo katër ditë në Split dhe do të gjeni shumë histori, kulturë dhe një jetë vibrante të natës.

Kalaja spektakulare e Pallatit Diolcetian është diçka që patjetër duhet ta vizitoni, megjithëse qyteti është i mbushur edhe me kisha dhe katedrale magjepsëse.

Shëtituni nëpër rrugët e ngushta dhe eksploroni dyqanet dhe restorantet vendore, ndërkaq në mbrëmje shkoni në anën e detit në Riva ku do t’i gjeni restorantet dhe kafenetë më të mira.

Zagrebi

Kryeqyteti kroat ka shumë atraksione, duke përfshirë katedralet e mahnitshme, St Mark dhe Ban Josip Jelacic, e gjithashtu edhe një prej muzeve më të çuditshëm në botë – Muzeun e Lidhjeve të Ndara.

Pula

Pula është shtëpi e shumë rrënojave romake, duke filluar nga amfiteatri i vet e deri te Tempulli i Augustusit.

Veç kësaj, adhuruesit e ushqimit këtu mund ta shijojnë udhëtimin duke shijuar ushqim të mahnitshëm dhe verëra të cilat gjenden në këtë qytet piktoresk me pamje kah deti. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 15, 2019 11:34 am ne link https://kosovatoday.com/?p=446374
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Katër qytetet më mbresëlënëse në Kroaci për pushime të shkurta Katër qytetet më mbresëlënëse në Kroaci për pushime të shkurtaRating: 4.8