.
Tuesday , July 16 2019
Home / LIFESTYLE / Më fol për veten: Si t’i përgjigjesh pyetjes më të sikletshme në një intervistë pune!

Më fol për veten: Si t’i përgjigjesh pyetjes më të sikletshme në një intervistë pune!

Më fol për veten: Si t’i përgjigjesh pyetjes më të sikletshme në një intervistë pune!

“Mund të më flisni pak për veten?” është një ndër pyetjet më të zakonshme dhe njëkohësisht më të vështira gjatë një interviste pune. Ka pafund përgjigje, por shumica janë gabim

Megjithatë mos u panikosni pasi me pak zgjuarsi mund t’ia dilni që të prezantoni sa më mirë veten.

Fillimisht studioni me kujdes kompaninë ku po aplikoni si edhe kërkesat kryesore në njoftimin për pozicionin e punës në mënyrë që të keni një informacion të bollshëm se ku duhet të përqendroheni.

Më pas, pa u zgjatur në detaje të panevojshme, mund ta filloni prezantimin duke cekur arsimin dhe disa specializime, por gjithnjë pa e tepruar pasi këto informacione janë të mirëpërcaktuara në CV-në tuaj.

Në vijim, përmendni një element kryesor karakterizues të punës suaj, për të cilin jeni të bindur se punëdhënësi/ja është e interesuar për ta patur pjesë të stafit.

Mos harroni kurrsesi të përmendi aftësitë dhe cilësitë, të cilat e bënë punëdhënësin e mëparshëm t’ju besonte.(Mos flisni kurrë keq për ish-shefin/en!).

Shtoni fakte dhe të dhëna të tjera që dëshmojnë aftësitë tuaja dhe argumentoni si kjo mundësi e re në punë do t’ju ndihmonte të rriteni profesionalisht, por njëkohësisht do të jetë efektive për kompaninë ku do të punësoheni.

Këshillë: Mos e thoni kurrë fjalinë “do të më shërbejë si një eksperiencë e mirë për të ngjitur shkallë të tjera të karrierës”, pasi krijoni përshtypjen se do të qëndroni për pak kohë në kompaninë në fjalë). /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 11, 2019 9:41 am ne link https://kosovatoday.com/?p=451001
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Më fol për veten: Si t’i përgjigjesh pyetjes më të sikletshme në një intervistë pune! Më fol për veten: Si t’i përgjigjesh pyetjes më të sikletshme në një intervistë pune!Rating: 4.8