Home / JETA / Mënyra si e shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

Mënyra si e shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

Mënyra si e shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Psikologët thonë se 40% e veprimeve tona nuk janë vendime të vetëdijshme, por zakone

Ato që ju i konsideroni të parëndësishme, përbëjnë rutinën tuaj dhe zënë një pjesë të madhe të jetës suaj. Madje, ato veprime të përditshme mund të zbulojnë shumë edhe për personalitetin dhe gjendjen tuaj mendore.

Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por mënyra se si ju e shtrydhni pastën e dhëmbëve tregon shumë për personalitetin tuaj:

1- Ju jeni një person shumë i kujdesshëm dhe i pastër. Gjithmonë, kujdeseni për njerëzit pranë jush. Jeni perfeksionist dhe nuk ju pëlqen që të humbisni asgjë. Ju keni punuar shumë për të arritur aty ku jeni dhe njerëzit mbështeten gjithmonë tek ju.

Shtëpia juaj është gjithmonë e pastër dhe jetën e keni shumë të organizuar.

2- Ju jeni një person realist dhe aktiv dhe zakonisht, nxitoheni paksa. Ju nuk jeni person i ndjeshëm dhe as i organizuar, mirëpo nëse përballeni me një sfidë jeni të aftë për ta zgjidhur atë. Ju jeni shumë të shoqërueshëm, keni shumë miq dhe dëshironi të dukeni gjithmonë.

Ju dini se si ta balanconi jetën tuaj dhe jeni emocionalisht të qëndrueshëm.

3- Ju jeni shumë kokëfortë dhe jeni në gjendje të bëni shumë për të marrë atë që dëshironi. Jeni pak natyrë pesimiste dhe nuk i besoni shumë të tjerëve. Jeni mësuar që gjithmonë të mbështeteni vetëm tek vetja.

Ju e doni shumë veten dhe jeni pak natyrë egoiste. Shpeshherë i përdorni të tjerët për të arritur qëllimet tuaja.

4- Juve ju gëzon shumë ideja e të qenit vetëm. Jeni një person ëndërrimtar dhe me shpirt artistik. Ndonjëherë bota është vetëm brenda kokës suaj. Jeni të ndjeshëm, shumë të butë, të vëmendshëm dhe tolerues. Në të njëjtën kohë jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe bujar.

Ju gjithmonë keni shumë mendime, ide dhe jeni të gatshëm t’i ndani ato me të tjerët.

5- Ju keni mundësinë ta shihni botën në një dritë të ndryshme nga shumica dhe jeni artist në shpirt. Ju e gjeni bukurinë në çdo vend.

Mund të jetë e vështirë për ju që të jeni të përpiktë dhe të rregullt gjatë gjithë kohës. Mirëpo, ju jeni optimist dhe me mendje të hapur. Megjithatë, ju shpesh ndryshoni humorin. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 16, 2019 9:09 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441632
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mënyra si e shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj Mënyra si e shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të tregojë shumë për personalitetin tuajRating: 4.8