Home / JETA / Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua”

Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua”

Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua”

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Pikësëpari, kjo nuk do të thotë se dashuria mes jush është zbehur

Edhe pse është instinkti ynë që për t’u përballur me probleme të tilla të hapim frigoriferin, mënyra më e mirë për të kuptuar situatën mes teje dhe partnerit është të kuptosh se si komunikon partneri yt.

Shpesh, nuk ndodh që ai të ketë hequr dorë nga dashuria për ty. Por ndonjëherë koha kalon dhe ne nisim ta shprehim dashurinë sipas mënyrës sonë, nëpërmjet gjesteve.

Nëse ky skenar të ngjan me jetën tënde, është koha e përkryer për të kuptuar situatën tënde dhe të partnerit.

Ju bën dhurata?

Nëse gjuha e dashurisë së partnerit tuaj është të japë dhurata, atëherë harresa e një ditëlindjeje apo përvjetori është e dëmshme.

Duke thënë “Të dua” gjatë një jave të zakonshme me lule ose një libër nga një autor i preferuar, kjo është prova se ende ju do.

A kaloni kohë bashkë?

Edhe pse të gjithë ne kalojmë kohë me partnerin tonë, duhet të kemi vëmendjen e pandarë të një partneri. Duhet të hani një darkë të dy vetëm.

Dëshironi ta bëni partnerin tuaj të ndihet vërtet i veçantë? Fikni televizorin, hiqni iPhone dhe dëgjoni!

A ka prekje fizike?

Prekja fizike nuk ka lidhje vetëm me një jetë seksuale aktive, këshillon Iconstyle. Bëhet fjalë për afirmimin e dashurisë nëpërmjet një shtrëngimi apo përkëdhelje e partnerit.

Përqafimi, puthjet dhe mbajtja e krahut të partnerit tuaj janë të gjitha mënyra për të treguar interes. Gjithashtu nxit ndjenjat e sigurisë dhe të përkatësisë. Nëse ai i bën këto, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni. /Telegrafi/

Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua”

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 10:12 am ne link https://kosovatoday.com/?p=404144
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua” Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua”Rating: 4.8