.
Tuesday , July 16 2019
Home / LIFESTYLE / Tekila ju ndihmon të humbni peshë

Tekila ju ndihmon të humbni peshë

Tekila ju ndihmon të humbni peshë

Për disa njerëz, dietat strikte janë mënyra më e mirë për të arritur deri te humbja e peshës. Por hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse me dietë strikte nënkuptoni edhe mos konsumimin e alkoolit, atëherë mund ta keni gabim.

Po pra: hulumtimet e reja sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave – e cila përdoret për ta krijuar tekilën – ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.

Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh. Pra kjo ju bën të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin. Ata kanë zbuluar se minjtë të cilët kishin konsumuar agavine kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com July 11, 2019 3:03 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=454857
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tekila ju ndihmon të humbni peshë Tekila ju ndihmon të humbni peshëRating: 4.8