.
Tuesday , July 16 2019
Home / LIFESTYLE / Tri arsye për shkak të cilave meshkujt i braktisin femrat të cilat i duan

Tri arsye për shkak të cilave meshkujt i braktisin femrat të cilat i duan

Tri arsye për shkak të cilave meshkujt i braktisin femrat të cilat i duan

Keni krijuar një lidhje që keni ëndërruar me një mashkull i cili u admiron. Çdo gjë është e përsosur. Përnjëherë, si kur godet rrufeja në qiell të kthjellët, ai ju thotë se është i palumtur dhe tashmë është nisur nga porta

Ekzistojnë tri arsye për shkak të të cilave partneri braktis partneren e mirë, transmeton Telegrafi.

Emocione të tepërta

Meshkujt nuk kanë aftësi emocionale dhe nuk dinë të gjenden në situata të tilla, andaj fillojnë të largohen kur ndjenjat tuaja bëhen më shumë intensive.

Nëse jeni me një mashkull të tillë, duhet patjetër të dini që ai nuk ka orientime emocionale të cilat do ta “qetësonin” dhe do ta lidhnin për ju, madje edhe kur ndjenjat bëhen më të fuqishme dhe më intensive.

Nëse mësoni të komunikoni mbi temat e ndjeshme, dhe të mos e vërshoni partnerin tuaj me emocione, marrëdhënia do të përmirësohet.

Mendon që po përpiqeni ta ndryshoni

Meshkujt çdo gjë gabimisht interpretojnë dhe ndiejnë që po i akuzoni dhe po i fajësoni. Nëse mashkulli ndien që po i kritikoni të metat dhe mungesat e tij, kurrë nuk do të jetë i gatshëm t’ju dëgjojë se ç’keni për t’i thënë. Do të mbyllet në vetvete edhe më shumë.

Mos krijoni situata të tilla sikur kërkoni që ai të bëhet më i mirë, por bëjani me dije që ai vetë të bindet dhe të fillojë të përmirësohet.

Frikësohet se do ta humbë lirinë

Marrëdhënia emocionale le të jetë pozitive në atë mënyrë që partneri të jetë i vetëdijshëm për atë se çka fiton me ju dhe pranë jush, në vend që të mendojë se do “t’ju fitojë juve”, por do të humbë lirinë.

Çka të bëni?

Mësohuni të komunikoni me partnerin në atë mënyrë që t’i tregoni se sa është i lumtur, se i është plotësuar dëshira dhe sa ju dashuron.
Lavdërohuni dhe vlerësohuni reciprokisht, në vend që të kritikoni njëri-tjetrin. Do të befasoheni se me sa dashuri dhe falënderime do t’ju shpërblejë. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 11, 2019 9:41 am ne link https://kosovatoday.com/?p=450994
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tri arsye për shkak të cilave meshkujt i braktisin femrat të cilat i duan Tri arsye për shkak të cilave meshkujt i braktisin femrat të cilat i duanRating: 4.8