Home / KOSOVA / A do të hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është përgjigja e Kryeministrit Haradinaj

A do të hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është përgjigja e Kryeministrit Haradinaj

A do të hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është përgjigja e Kryeministrit Haradinaj

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Taksa ndaj produkteve serbe po vazhdon të jetë tema më e diskutuar.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ose do të bjerë Qeveria nëse ajo nuk hiqet.

Ai pas homazheve në përvjetorin e 13-të të humbjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, shtoi se mirëpret takimin e ambasadorin amerikan Philip Kosnett, të thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas insistimit të gazetarëve ai tha se “bora do të shkrihet dikur”.

“E mirëpres takimin, është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”.

Me këtë rast Haradinaj e çmoi lart veprën e ish-presidentit Rugova.

“Jemi në përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish presidentit historik Ibrahim Rugova, bashkë me kabinetin njëkohësisht me respektin dhe traditën e gjitha këto”.

Presidenti Rugova humbi jetën më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Gjithashtu në përvjetorin e 13-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe në “Velani” dhe vizitë te familja Rugova, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 21, 2019 10:42 am ne link https://kosovatoday.com/?p=408236
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . A do të hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është përgjigja e Kryeministrit Haradinaj A do të hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është përgjigja e Kryeministrit HaradinajRating: 4.8