.
Tuesday , July 16 2019
Home / KOSOVA / Clinton: Jam ndjerë i lumtur kur Presidenti Bush njohu Kosovën

Clinton: Jam ndjerë i lumtur kur Presidenti Bush njohu Kosovën

Clinton: Jam ndjerë i lumtur kur Presidenti Bush njohu Kosovën

Image result for bill klinton ne kosove

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton,është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është dekoruar me çmimin ‘Urdhri i Lirisë, ndërkohë i pyetur nga gazetarët, ka thënë pak fjalë edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Clinton ka thënë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian, NATO dhe në të gjithë organizatat tjera ndërkombëtare, ku një vend i pavarur meriton të jetë.Ndër të tjera ka thënë se është ndjerë shumë i lumtur kur presidenti George W Bush e kishte njohur pavarësinë e Kosovës dhe e kishte mbështetur Kosovën në rrugën e saj.

Ai thotë se në një situatë politike të brishtë në SHBA, çështja e Kosovës ishte e vetmja për të cilën pajtoheshin të gjithë, shkruan Gazeta Express.“Kosova meriton të jetë në BE në NATO dhe në organizatat tjera ku një shtet i pavarur meriton të jetë. Unë jam ndjerë shumë i kënaqur kur presidenti Bush e ka njohur pavarësinë e Kosovë, dhe ka mbështetur shtetin tuaj. Në një situatë shumë të komplikuar politike në SHBA, Ju jeni një prej gjërave për të cilat të gjithë amerikanët pajtohen dhe dëshiroj që të mbeteni të tillë. Mendoj se vendi ynë do të vazhdojë të pajtohet për Kosovën”, ka thënë Clinton.Clinton ka thënë se pavarësisht se sa është i madh një shtet, duhet punuar për paqe me fqinjët, brenda dhe jashtë kufijve./GazetaExpres/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 11, 2019 5:16 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=451176
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Clinton: Jam ndjerë i lumtur kur Presidenti Bush njohu Kosovën Clinton: Jam ndjerë i lumtur kur Presidenti Bush njohu KosovënRating: 4.8