Home / KOSOVA / Dyshohet se i mori jetën të riut nga Ferizaji, ja ҫfarë ndodhi tani me 17 vjeҫarin

Dyshohet se i mori jetën të riut nga Ferizaji, ja ҫfarë ndodhi tani me 17 vjeҫarin

Dyshohet se i mori jetën të riut nga Ferizaji, ja ҫfarë ndodhi tani me 17 vjeҫarin

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Një ngjarje mjaftë e rëndë tronditi dje qytetin e Ferizajit.

Gjykata e Ferizajt ka vendosur që të dyshuarit për veprën e djeshme në Ferizaj t’i caktojë masën prej 30 ditësh ndalim.

Kjo është bërë e ditur në komunikatën dërguar mediave nga kjo Gjykatë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së ndalimit prej një muaji, ndaj Sh.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të mjeteve të rrezikshme”, thuhet në njoftim.

“I Ai dyshohet se më 20 shkurt 2019 në Ferizaj, për motive të ulëta nga hakmarrja e paskrupullt, me dashe, në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin M.A, në atë mënyrë që i ofrohet nga mbrapa dhe e qëllon një herë në kokë dhe dy herë në shpinë dhe pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, pastaj largohet nga aty, me ç’rast tani i ndjeri M.A ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së ndalimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 21, 2019 7:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=429712
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dyshohet se i mori jetën të riut nga Ferizaji, ja ҫfarë ndodhi tani me 17 vjeҫarin Dyshohet se i mori jetën të riut nga Ferizaji, ja ҫfarë ndodhi tani me 17 vjeҫarinRating: 4.8