.
Friday , July 19 2019
Home / KOSOVA / Gabimi i Brovinës, ja çfarë deklaron ministri i Drejtësisë

Gabimi i Brovinës, ja çfarë deklaron ministri i Drejtësisë

Gabimi i Brovinës, ja çfarë deklaron ministri i Drejtësisë

Ende po diskutohet gabimi i bërë dje nga Flora Brovina.

Gabimi i Flora Brovines është spontan dhe tërësisht njerëzor dhe ky gabim nuk ia zbeh punën e bërë për të demaskuar krimet e Serbisë në Kosovë . Kështu ka vlerësuar në një status në rrjetin social Facebook ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Sipas tij, deputetja Flora është pjesë e pandashme e brezit të njerëzve të veçantë të historisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Flora Brovina ka qenë dhe është një ndër gratë e spikatura të shoqërisë tonë që i ka rezistuar dhe iu ka kundërvënë dhunës sistematike të regjimit serb të Millosheviqit.

Pasioni i saj për të demaskuar dhunën shtetërore të Serbisë mbi civilët shqiptarë, mbi gratë, pleqtë dhe fëmijët, i ndjekur edhe nga veprimet e saj në ndihmë familjeve dhe nënave para dhe gjatë kohës së luftës, e ka bërë Florën pjesë të pandashme të brezit të njerëzve të veçantë të historisë sonë më të re” ka shkruar Tahiri.

Sipas Tahirit, gabimi është njerëzor dhe ky gabim nuk duhet të bëjë që të harrohet puna e aktivistë Brovina.

“Ishte pikërisht ky pasion i saj për t’i kontribuar dëshmisë mbi krimet serbe në Kosovë, nxitja që e shtyu për të publikuar një dëshmi për këto krime, e pavetëdijshme se autenticiteti i kësaj dëshmie nuk qëndron.

Pavarësisht këtij gabimi tërësisht njerëzor dhe spontan, nuk mund të harrojmë se Flora Brovina është rrëfimi ynë i përbashkët, i një aktivisteje që ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit dhe viktimë e tij” ka përfunduar Tahiri statusin e tij në Facebook.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 17, 2019 7:43 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446986
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Gabimi i Brovinës, ja çfarë deklaron ministri i Drejtësisë Gabimi i Brovinës, ja çfarë deklaron ministri i DrejtësisëRating: 4.8