Home / KOSOVA / Hoxhaj thotë se Vuçiq u ka thënë amerikanëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën

Hoxhaj thotë se Vuçiq u ka thënë amerikanëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën

Hoxhaj thotë se Vuçiq u ka thënë amerikanëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjellët.

Duke dashur ta theksojë rëndësinë e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj bëri të ditur se Aleksandar Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën.

Sipas Hoxhajt presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjellët.

Si mund të arrihet deri tek marrëveshja finale e njohja e ndërsjellë, deklaron Hoxhaj, është një pyetje që ende nuk ka përgjigje, mirëpo vullneti i Vuçiqit është që kjo të arrihet.

Gjatë intervistës për RTV 21 Hoxhaj u deklarua edhe rreth një draft-marrëveshjeje të mundshme për dialogun me Serbinë, pasi më herët është diskutuar se ekziston një e tillë.

Zëvendëskryeministri deklaroi se të gjitha lajmet rreth kësaj që janë shpërndarë, janë të rrejshme apo “Fake Neës”, pasi sipas tij një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

Hoxhaj bëri të ditur edhe mendimin e tij për taksën kundër produkteve serbe. Sipas tij taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet tona me Amerikën.

Si rrjedhojë e kësaj mendimi i Hoxhajt është se tarifa duhet suspenduar, gjë të cilën e kanë kërkuar edhe delegacioni amerikan gjatë vizitës në Kosovë.

Sipas Hoxhajt delegacioni amerikan nuk sheh ndonjë vit më historik ku mundësia e marrëveshjes është më e madhe.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com March 1, 2019 10:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=434856
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hoxhaj thotë se Vuçiq u ka thënë amerikanëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën Hoxhaj thotë se Vuçiq u ka thënë amerikanëve se është i gatshëm ta njohë KosovënRating: 4.8