Home / KOSOVA / Ja sa persona kanë të drejtë vote në katër komunat veriore

Ja sa persona kanë të drejtë vote në katër komunat veriore

Ja sa persona kanë të drejtë vote në katër komunat veriore

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Me 19 maj do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Të drejtë vote kanë 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Numri i Qendrave të Votimit është dyzet e katër (44) .

Ndërsa, numri i vendvotimeve është tetëdhjetë e shtatë (87). Një vendvotim më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017.

Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 13, 2019 2:53 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=446106
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja sa persona kanë të drejtë vote në katër komunat veriore Ja sa persona kanë të drejtë vote në katër komunat verioreRating: 4.8