Home / KOSOVA / Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-së

Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-së

Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-së

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Universitetet Publike nuk do të mbyllen. Ky ishte premtimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me rektorët e universiteteve publike të Kosovës.

Në këtë është diskutuar për shqetësimet e rektorëve rreth zhvillimeve të fundit në procesin e akreditimit të programeve akademike, për çka u ka premtuar angazhim të Kuvendit dhe zgjidhje pa humbur kohë.

Kadri Veseli ka potencuar se kriteri i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi dhe profilizim universitar

Ja postimi i plotë:

“Kuvendi i Kosovës nuk do të lejojë që të cenohet autonomia dhe vazhdimësia e universiteteve publike, as nga ndërhyrjet politike dhe as nga interesat e tjera të ndërlidhura me konkurrencën në arsimin e lartë në Kosovë. Kriter i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi reale dhe profilizim universitar, në përputhje me nevojat e ekonomisë së tregut. I siguroj studentët e universiteteve publike se të drejtat e tyre do të mbrohen plotësisht! Ata duhet të vazhdojnë të qetë studimet e tyre. Universitetet publike nuk do të mbyllen. Ato vetëm do të zhvillohen edhe më shumë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, pas takimit me rektorët.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 31, 2019 5:21 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=415744
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-së Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-sëRating: 4.8