Home / KOSOVA / Kërcënoi kryeministrin Haradinaj, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarin

Kërcënoi kryeministrin Haradinaj, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarin

Kërcënoi kryeministrin Haradinaj, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarin

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Është marr vendimi për personin i cili kërcënoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së ndalimit kundër të pandehurit B.Elashani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 1 lidhur me veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 e 135 të KPK-së.

Të pandehurit B.Elshani i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.E nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019 ishte angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë ashtu që me datë 10.01.2019, duke shfrytëzuar aplikacionin “Telegram” si administratorë në kanalin “Luajtë e shkretëtirës” ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj me një mbishkrim e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës dhe që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, pastaj me intervenimin e pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës DKT në Prishtinë, në telefonin e tij “ Iphone 6” i është gjendur kjo fotografi si dhe një thikë e cila edhe i është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së ndalimit kundër të pandehurit B.E është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 12:31 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=404364
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kërcënoi kryeministrin Haradinaj, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarin Kërcënoi kryeministrin Haradinaj, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarinRating: 4.8