Home / KOSOVA / Kryeministri Haradinaj tregon çka u bisedua në takimin me zyrtarët amerikan

Kryeministri Haradinaj tregon çka u bisedua në takimin me zyrtarët amerikan

Kryeministri Haradinaj tregon çka u bisedua në takimin me zyrtarët amerikan

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Në orët e pasdites krerët shtetëror janë takuar me një delegacion të lartë amerikan.

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka biseduar me delegacionin e lartë amerikan, të cilët i takoi bashkë me Presidentin Hashim Thaci, në zyrën e këtij të fundit.

Haradinaj përmes këtij postimi ka lënë të kuptohet se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe, dhe se këtij delegacioni ua ka thënë fjalët e njëjta që ua ka thënë zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj.

Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj. I mbetemi besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërëndimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 27, 2019 6:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=433810
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kryeministri Haradinaj tregon çka u bisedua në takimin me zyrtarët amerikan Kryeministri Haradinaj tregon çka u bisedua në takimin me zyrtarët amerikanRating: 4.8